Tuesday, 31 December 2013

Fustanella shqiptare



.Një nga veshjet më karakteristike të shqiptarëve që e gjen me një shtrirje gjatë gjithë territoreve ku ka banuar etnia shqiptare është fustanella. Në mënyrë të gabuar shpesh herë ajo është referuar si një veshje kombëtare e përdorur vetëm në jug të Shqipërisë, por në fakt si mund të identifikohet dhe nga një numër gravurash të fillimit të shekullit të XIX por edhe nga fotografitë e Fototekës “Marubi’, fustanella gjen një shtrirje të admirueshme si veshje edhe në veri të territoreve shqiptare duke marrë pa dyshim atributet e një veshje kombëtare gjithë shqiptare.


Sunday, 29 December 2013

Të shohësh veten në pasqyrën e fqinjit



(Refleksione rreth librit “Luani i Epirit” i Akademikut Spiro Mela)

Historia e afërt e shqiptarëve dhe sidomos koha e Pashallëqeve shqiptare, kohë në të cilën del sërish në skenën evropiane emri i Shqipërisë si territor dhe i shqiptarëve si etni që banonin në këto territore është një objekt studimi jo vetëm i historiografisë dhe mendimit politik e kulturor evropian por edhe i historiografisë dhe mendimit politik të fqinjëve që sapo kanë themeluar shtetet e tyre kombëtare.


Friday, 20 December 2013

Hamlet dyshues apo Don Kishot i marrë?




 Në historinë e letërsisë botërore dhe veprave të mëdha ekziston pothuajse gjithmonë një dyshe personazhesh shumë të afërt  që përveçse se ndajnë një miqësi shumë të ngushtë mes tyre në fakt ndihmojnë dhe  njëri-tjetrin për të kuptuar realitetin. Kështu p.sh tek kryevepra e Servantesit “Don Kishoti i Mançës”, të sjellë aq mjeshtërisht nga Noli dhe Petro Zheji në shqip, marrëzive kalorësiake dhe fluturimeve në fantazi të Don Kishotit i duhet serioziteti dhe pafajësia e Sanços për ta rikthyer atë sërish me këmbë në tokë.


Motivet homerike në veprën e Kavafisit dhe Andon Zako Çajupi: Dy jetë paralele në Egjiptin e fundshekullit XIX dhe fillimit të shek. XX



Udhëtimi, të papriturat, aventurat  dhe ngasjet që gjen njeriu gjatë tij është një tematikë e letërsisë së përbotshme, që fillimet e saj i ka ndoshta në parashtresën emocionale dhe psikike të vetë njerëzimit.


Sunday, 8 December 2013

Amëshim







Në një qeli,
Një murg shkruan me flakë qiriri
Emrin e Zotit
C’lutje të mendojë vallë?

Në një dhomë
Një shkrues shkruan me fjalë shpirti
Emrin e Muzës
C’vargje të thurr vallë?

Lutja dhe falja ngërthehen me njëra tjetrën
Murgu dhe poeti duken se janë një…

Perktheu nga liturgjia: Poeti

Përktheu nga poezia: Murgu


Fillesat e zgjimit kombëtar shqiptar ne oborrin e Ali Pashe Tepelenës







Viti 1789 është një vit emblematik për Evropën dhe më gjerë pasi shënon lindjen dhe konceptimin e ideve të reja për shtetin kombëtar. Revolucioni francez përveç përmbysjes së madhe të shkaktuar në rendin shoqëror ngjiz dhe idealet e nacionalizmit.


Tuesday, 26 November 2013

Casting Light on Little-Known Story of Albania Rescuing Jews from Nazis By Joseph Berger -Rrëfimi për shqiptarët shpëtimtarë të hebrenjve i tregohet botës



Arsllan Rezniqi rode in the back of a car used to transport Jews from Nazi-occupied Macedonia to safe hide-outs. A truck was also used and over time, Mr. Rezniqi moved 400 Jews to Decan, in Kosovo.


Rrëfimi për shqiptarët shpëtimtarë të hebrenjve i tregohet botës

“Shqipëria ishte një prej shteteve të vetme në Evropë që kishte më shumë hebrenj në fund të luftës sesa në fillim të saj”, ka thënë Michael Berenbaum, ish-drejtor i projektit të Muzeut Memorial të Holokaustit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Monday, 25 November 2013

Apostulli i shkrimtarisë shqiptare



Nëse bilingulizmi do të vlerësohej ndonjëherë si vlerë e veçantë në Ballkan, pa dyshim fshati Dhërmi do të ishte një nga vendet që do të përmendej si tillë. Ky fakt edhe nëse është hipotetik pasi Ballkani ende vuan nën etnocentrizmin e vet dhe shoqëritë ballkanike me shumë vështirësi e pranojnë kulturën e “Tjetrit”, nuk duhet të na trembë dhe as të na trishtojë pasi vetë këto shoqëri dhe mikrokozmose të vogla lindin dhe personalitete që me ndërgjegje të hapur dhe të lirë kontribuojnë në kulturën me dimensione më universale sesa në atë lokale.


Friday, 18 October 2013

MIGJENI I PASHMANGSHËM



Letërsia është e pakufishme në hapësirat qiellore të saj. Në të lindin e shuhen meteorë që ndriçojnë epokat, zhyten në errësirë, ringjallen sërish ose dhe harrohen në tisin e kohës. Ky realitet i vërtetë për letërsitë e mëdha mund të mos ketë luksin të zbatohet dhe për letërsitë e vogla, por pavarësisht këtij fakti ashtu si ligjet e universit janë njëlloj për të gjithë edhe ligjet e brendshme të zhvillimit të letërsive duam nuk duam janë të vlefshme dhe për letërsinë tonë.


Wednesday, 4 September 2013

Gjuha shqipe dhe politika



Në perandorinë ish-sovjetike,që ishte një konglomerat popujsh e gjuhësh, kur ndodhej në bisedë qoftë dhe vetëm një rus,të gjithë pjesëmarrësit edhe pse mund tu përkisnin kombësive të tjera duhet të flisnin në rusisht. Në momentin kur dikush nuk e respektonte këtë “rregull”,atëherë dëgjohej shprehja”fol në gjuhë normale” që nënkuptonte sërish përdorimin e rusishtes. Natyrisht që ky ishte një mentalitet kolonialist dhe nuk kish të bënte aspak me hierarkinë e gjuhëve apo me pamundësinë e tyre për të shprehur qartë mendimet dhe mesazhet.


Saturday, 31 August 2013

Porta e qytetërimit të Adriatikut Lindor



Çdo qytet ka historinë e vet.  Në të , si një mozaik të çmuar pasqyrohen të gjitha ngjarjet e rëndësishme që shënojnë jo vetëm të shkuarën dhe të ardhmen të qytetit por në disa raste dhe të vetë vendit. Kështu p.sh themelimi i Durrësit të vjetër dhe shndërrimi i tij në një qytet port të rëndësishëm të gjithë Mesdheut ndikoi kaq shumë jo vetëm në cilësitë e të qenit të veçantë si qytet i krahasuar me qytetet e tjera të Perandorisë Romake, por edhe pse ishte një pikë takimi shumë e fortë e kontaktit dhe shpërhapjes së kulturës latine në të gjithë territorin rreth tij.


Friday, 23 August 2013

Turizmi rastësor i brigjeve shqiptare



Çfarë peshe zë ekonomia në diskursin politik, integrues në Ballkanin Perëndimor? Mendimi i parë që të vjen ndërmend për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje është se përderisa integrimi ekonomik ka qenë forca lëvizëse që ka nxitur Bashkimin Evropian, atëherë duhet të zërë dhe peshën kryesore në diskursin politik intrigues të vendeve të Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të jenë anëtarë të këtij bashkimi politiko-ekonomik shtetesh.


Friday, 16 August 2013

Mosmirënjohja



... Dhe u mblodhën të gjithë konspiratorët
tufë  rreth trupit të vdekur të Cezarit
dhe mes gjithë asaj lemerie gjaku të rrjedhur
të gjithë filluan të flasin me zë të lartë e të grinden
 se kush e kish dhënë  goditjen më fatale


Saturday, 10 August 2013

Epiri



Poeti  Virgjil, i lindur në Mediolanium
qytetin e bukur në mes të luginës,
krenar deri në palcë që ishte latin, roman
kur iu desh të shkruante për lavdinë e Romës
Iu desh të zgjidhte Eneun, një hero Trojan
që themelonte një qytet të madh e madhështor
Butrintin njëlloj si Troja e lashtë.
Përballë atyre vargjeve gjithë metrikë e elegancë
Sa e kotë duket përballja e një shekulli e gjysmë më pare
E konsullit Paulus Emilius për të djegur
 pyjet e 70 qytetet e Epirit
për ta humbur krejt
emrin dhe racën njerëzoretë atyre vendeve
nën hirin e flakëve
Epiri, ashtu si Troja në vargjet e Homerit
Po e  ringjallte Eneida përjetësisht.

Milano 25.06.2013




Friday, 9 August 2013

Qeveria e re dhe qytetari shqiptar



Javët e fundit, opinioni publik është fiksuar fiksuar dhe përkushtuar pas krijimit të qeverisë së re dhe përbërjes së së saj. Në studio televizive, në gazeta të shtypit të përditshëm e në blogosferë, të gjithë po e përshëndetin dhe vlerësojnë frymën e re të krijimit të qeverisë që për hir të së vërtetës duket se zhgënjeu shumë nga trumpetat e propagandës tetë vjeçare që vazhdimisht i ranë fyellit në një vrimë duke dashur të tregojnë se nuk do të kishte ndryshim cilësor por thjesht një pudër në konceptimin e pushtetit.


Tuesday, 6 August 2013

Përjetësia e Epirit






Konsulli i I i Romës, Emilius Paulus*
i mbiquajturi Maqedonsi
për shkak se dërrmoi gjithë Maqedoninë
kapi rob mbretin dhe vrau 500 fisnikë
të quajtur nga ai si armiq të Romës
në vitin 167 p.e.s vendosi të sulmonte dhe Epirin


Saturday, 3 August 2013

Kriminaliteti dhe reagimi qytetar


Krimi ka goditur gjithandej në sërish në Shqipëri, në mes të  lagjeve apo dhe plazheve të mbipopulluar në këtë sezon vere duke tronditur të gjithë vendin. Humbja e çdo  jete njerëzore është e dhimbshme dhe sigurisht kur ndodhemi para një fakti të tillë nuk mund të rrimë indiferent, por akoma më tepër trishtohemi kur vrasjet që ndodhin para syve tanë janë të tipit mafioz dhe të mirëorganizuara pasi kështu kuptojmë që siguria e jetës sonë është në rrezik dhe nuk kemi shumë garanci për të pasur një jetë sa më të qetë.


Sunday, 28 July 2013

Roli i Austro-Hungarisë në caktimin e kufijve veriorë të Shqipërisë.




Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe caktimi i kufijve të saj ishin guri i fundit i mozaikut të krijimit të shteteve kombëtarë në Ballkan. Për shkak se këto ngjarje të rëndësishme diplomatike , jo vetëm për popullsinë dhe etninë shqiptare që po materializonte një proces që popullsitë dhe etnitë e tjera të Ballkanit e kishin realizuar më herët, por edhe për vetë rajonin që për shumë kohë ishte kthyer në një skakierë diplomatike ku luanin kryesisht interesat e dy Perandorive të Mëdha, asaj Austro-Hungareze dhe Ruse si dhe të një Fuqie të re të Madhe ambicioze si Italia, studimi i tyre fiton një rëndësi të veçantë.


Patriotizmi dhe kozmopolitizmi i Fatos Lubonjës



Deklaratat e disa ditëve më parë të analistit Lubonja rreth qëndrimit dhe sjelljes së UCK-së në kohë lufte me akuza të drejt për së drejta rreth procesit gjyqësor të Ramush Hajredinajt dhe stuhia e reagimeve që u ngrit ndaj tij,  më kujtuan një pasazh të njohur nga “Odiseja” e Homerit, përkatësisht momentin kur pas shumë vitesh udhëtimi Odiseja duke marrë si dhuratë nga Eoli, perëndia e erërave, thesin  ku ishin mbyllur të gjitha erërat që e pengonin të ktheheshin në atdhe, vendos ta hap kur është shumë afër Itakës.


Saturday, 27 July 2013

Ringjallja e vlerave kulturore



Vlerat që ka krijuar populli dhe kombi shqiptar janë më të shumta sesa antivlerat dhe nëmat që mund të kemi shkaktuar në histori.


Thursday, 25 July 2013

Zhgënjimi i veteranit ilir Medaur*




Oficeri Ilir Medaurus
Që mbante emrin e Perëndisë së Luftës
Atje larg në Libi ku shërbente për Romën
Vendosi t’i ngre një tempull hyut të luftës
Ku të egrit e shkretëtirës të mos gjenin qetësi
Pas daljes në pension të tij


Saturday, 20 July 2013

Rikthimi i duhur i Kolonel Tomsonit...



Shqiptarët si komb kanë një problem të njohjes së historisë së krijimit të shtetit të tyre. Për shkak se për 50 vjet  ideologjia komuniste kërkoi dhe zhvilloi një paradigmë mendimi që nënkuptonte krijimin e shtetit shqiptar nga vetë shqiptarët duke mohuar çfarëdolloj kontributi të të huajve në këtë proces, mesa duket për t’ia përshtatur ideologjisë së vet të ndërtimit të socializmit me forcat e veta, shumë personalitete të huaja u përmendën kalimthi apo si zakonisht nëpërmjet kriterit të fillit të kuq që duhet të përshkruante aktivitetin e tyre politik.


Thursday, 18 July 2013

Përmirësimi i domosdoshëm i arsimit të mesëm



Arsimi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të një kombi,pashaporta integruese e tij në botën e qytetëruar  ndaj kërkohet që  ai të të jetë sa më i përsosur dhe më i arrirë për të siguruar jo vetëm një të ardhme të mirë e të qendrueshme të fëmijëve tanë por dhe një përfaqësim dinjitoz të rinisë shqiptare në botë.


Wednesday, 17 July 2013

Koha e gjenive



Romantizmi ishte kohë revolucionesh dhe klithmash për liri njerzore,vetjake dhe të përbotshme. Për herë të parë liria njerzore fitoi dimensione të përbotshme dhe inspiroi gjenerata të tëra njerzish nga Amerika Latine me revoltat kundër spanjollëve nën udhëheqjen e Simon Bolivarit, në Evropë me lëvizjen karbonare në Itali, revolucionin grek dhe lëvizjet për pavarësi të Armenisë dhe popujve të Ballkanit.


Thursday, 11 July 2013

Ballkani





Gadishulli im
Prometeu im

Me jep pak zjarr
Të ndez një cigare

Ti skuqesh , turpërohesh
E vetëm hesht

Bota po i ndez
Në Bosjën e shkretë...



1993


Sunday, 7 July 2013

Mirupafshim tranzicion



Kur  Shqipëria nisi rrugën e saj në mënyrë konkrete  drejt integrimit evropian , fill pas nënshkrimit të M.S.A në 2006,  pati shumë njerëz dyshues që thanë se kultura e dialogut që përbën thelbin e kulturës evropiane do të ishte vështirë të adoptohej në Shqipëri. Ky dyshim vinte sa për mungesë të kësaj kulture në  politike shqiptare, por dhe nga konfrontimet e zakonshme politike që kishin karekterizuar deri atëherë klasën politike shqiptare.


Saturday, 6 July 2013

Suliotët nga Lord Byron






Song To The Suliotes


1.
UP to battle! Sons of Suli
Up, and do your duty duly!
There the wall--and there the Moat is:
Bouwah![1] Bouwah! Suliotes!
There is booty--there is Beauty,
Up my boys and do your duty.


Saturday, 29 June 2013

Limontia e Pompeut



Pompeu e gjeti shumë të bukur
qytetin e lashtë me emrin Epidamnus
që latinët i kishin ndrruar emrin në Dyrrah
për ti largur fatin e keq që emri i tij mbartte.
I kishte të gjitha ky qytet
edhe tavernat plot njerëz


Sunday, 23 June 2013

KANDIDAT PËR DEPUTET nga Kristaq Cepa( Kapa)



Dikur ju kam thënë popull e milet,
Se dhe un’ vendosa të dal deputet,
Se dhe un’ vendosa i dhashë karar
Veç rrogën e Shtetit tjetër gjë mos marr…


Friday, 14 June 2013

Debatet me telekomandë të politikës shqiptare




Ngjarja më e madhe televizive e fillimit të shtatorit ishte rifillimi i sezonit të ri televiziv dhe rikthimit të emisioneve të debatit në ekran. Ndërsa fillimi i sezonit të ri televiziv nuk paraqiti ndonjë surprizë të rastit, pasi formatet e emisioneve ishin pak a shumë ato që kishin qenë dhe sezonin e kaluar, rifillimi i emisioneve të debatit solli sërish atmosferën e fushatës elektorale dhe të situatës së elektrizuar paszgjedhore.


Sunday, 9 June 2013

Dimensioni universal i figurës së Skënderbeut përmes monografisë Gjergj Kastrioti Skënderbeu-Kryqëtari i Fundit.



Figura e Skënderbeut është një subjekt që mund të ketë bibliografinë më të madhe në Bibliotekën Kombëtare. Për të kanë shkruar albanologë, shkrimtarë romantikë, studiusë shqiptarë etj. Si një nga figurat më të mëdha të etnosit dhe kombit shqiptar, në mos më e rëndësishmja , ajo është bërë një subjekt i gjithfarë gjinive letrare, i monografive serioze , i historive lokale dhe kombëtare dhe i miteve dhe legjendave popullore.


Saturday, 8 June 2013

Rënia e vijës së Teodosit dhe sfida e zgjedhjeve.



Shumë shekuj më parë, një perandor plak romak, i shtyrë nga presioni i vazhdueshëm i fiseve barbare, ndërsa ndante perandorinë për të dy bijtë që do të zotëronin , njëri në Perëndim dhe tjetri në Lindje, hoqi një vijë që në histori ka hyrë si “vija e famshme e Teodosit”. Në bazë të këaj ndarje u krijuan dy entitet të mëdha  shtetërore, politike dhe kulturore Perandoria Romake e Perëndimit dhe Perandoria Romake e Lindjes e njohur dhe si Bizanti.


Tuesday, 4 June 2013

Kaligula *



Oderint dum metuant-Më urrejnë por ma kanë frikën


 Ish ushtari romak   Kaligula,
që kish marshuar gjithandej
nepër botën romane
me një tunikë, parzmore dhe sandale
në shekullin 39 të erës sonë


Sunday, 2 June 2013

Erërat fryjnë



Erërat fryjnë
në ç’vende na çojnë?
Mbi ç’kuajsh vdekjesh
vallë kalërojmë?



Triumfi i mbretit Gent*



Qytetarët romakë
në vitin 168 para Krishtit,
ndërsa ishin mbledhur të gjithë
në qendren e qytetit të përjetshëm
po shijonin shfaqjen e radhës
që konsulli  Kasius Longinus  po u afronte.


Friday, 31 May 2013

Vdekja e Pirros


Në Argos,
në qytetin e rebeluar
nuk mund të shëtisje lirisht
pa perkrenare dhe me flokët
hedhur mbi supe si mbanin burrat epiriotë,


Thursday, 30 May 2013

Tirana




Gjysëm tuma të hapura
gropa gjysëm të mbushura me ujë
gjysëm të mbushurave me ëndrra strehimi
ringjallje e heshtur e qytetit
pa mozaikë, të kenë ç’të dëftejnë


Wednesday, 29 May 2013

Për frymë të marr...



Për frymë të marr, për frymë
e për asgjë tjetër
dhe shenjat që le në qelqin e shpirtit tim
janë të kuq buzësh harruar në qershitë
e pranverës së vonë.
Për frymë të marr, për frymë
dhe pres që qershia të çelë lule,
qershia të përflaket nga turpi i puthjes vjellurazi
në mbasditen e vonë të muzgut.
Për frymë të marr për frymë
dhe kondesohem në ajër
bashkë me ty

Ç’ bunacë do sjellim vallë?


Tuesday, 28 May 2013

Rënia e Konstandinopojës dhe triumfi i pashallarëve arbër



Në 29 maj të kalendarit Julian 1453, Kostandinopoja ra në duart e otomaneve, një ngjarje qe pati një ndikim absolutisht te madh në ekulibrin e forcave në Mesjetë e qe influencoi ne historinë e Mesdheut.


Gri



Kohë e plandosur
mbi  shpina të vobegta metaforash,
kohë që nuk sjell as shi , as breshër
por një diell të mekur që djeg lulet
e mbyt cicërimat e zogjve.

Kohë që lind e rilind
mes prozave e vargjeve të së shkuarës,
të profecive të rreme dhe premtimeve të kota
Kohë e vjetër sa bota

Ke kohë që ke veshur
Kostumin gri të arkmortit


Ku të të varrosim?


Monday, 27 May 2013

Kohë e përshpirtshme




Kohë e përshpirtshme
ku ti ndezim qirinjte?
Tempujt i kemi rrënuar,
 thellë ne shpirt ,ende gjumë trubulluar
fle një ndjenjë mirënjohje ndaj kohës së trazuar
Kërkohet një pyetje fatale per ta nxjerrë ne dritë
kafkat nuk entuziasmojne më as perënditë
Te qenët apo te mos qenët,
 nuk është më çështja
krimbi-flutur apo flutura-krimb,
 mjerimi i sotëm:njeriu-vemja


Tiranë 27.05.2013


Saturday, 25 May 2013

Përtej retorikës elektorale



Viti  13’ nuk ka ndonjë konatacion pozitiv në besimin popullor shqiptar ndaj është e pritshme që vazhdimisht të dëgjojmë “profecira” se ndoshta nuk do të jetë një vit i mbarë dhe se në horizont do të shfaqen probleme e pakënaqësira.


Friday, 24 May 2013

Durrësi midis dy epokave



Durrësi mesjetar ka qenë një stacion i dhimbshëm për shumë familje shqiptare që zgjidhnin të emigronin në Itali pas invazionit osman që kërcënonte ethshëm identitetin e tyre evropian. Shqipëria e asaj kohe dhe territoret ku banonin shqiptarët nuk ishin ndryshe nga ana tjetër e detit Adriatik, dhe të njëjtat ide, pasione dhe rizgjim i së shkuarës antike kish ngërthyer të dy anët e tij, duke dëshmuar në këtë lloj mënyre se përcaktimi se deti Adriatik “ishte një nga vatrat e qytetërimit të hershëm evropian” ishte mëse i vërtetë.


Nimfa



Ti di të ecësh shumë bukur,
si Helenë që të ndjell të të ndjekësh nga pas
dhe ti vësh flakën gjithë qytetit.



Tuesday, 21 May 2013

Fjala






Fjalë e mbushur gjithe luspa
ne c'ujëra të ëmbla të humba?
Fjalë e mbushur gjithë vrer
ku të të leshoj, ku të të ler?
Fjalë e mbushur gjithë mëri
si të mbaj ende ne gji?
Fjalë që të ngec ne fyt
kush të than, kush të mbyt?
Fjalë që diskurseve bilbilon
ç'kuaj dhimbjesh kalëron?


Tiranë 21.05.2013


Friday, 17 May 2013

Rifitimi i qytetarisë evropiane përmes Trashëgimisë Kulturore




Qytetërimet janë të çuditshëm me larminë e tyre. Nga njëri cep i botës në tjetrin me gjurmët që kanë lënë vazhdojnë ende të ndjellin dhe kumtojnë mesazhe për të ardhmen. Ndonjëherë në këtë kuturisje të tyre historike që ngërthen sa të shkuarën dhe lidhet krejt papritur dhe me te të sotmen ndodh që të gjendemi krejt të papërgatitur si në një lojë rebusi ku zgjidhja mund të jetë shumë e thjeshtë para syve tanë, por edhe si një abstraksion që do kohë që të marrë përgjigje.


Thursday, 16 May 2013

Vasha nga Athina nga Lord Byron




Portret i bukuroshes Arvanitase, autori i këtij akuareli është i mirënjohuri A. E. Chalon. Ai e pikturoi këtë vajzë bukuroshe, arvanitase në vitin 1832, mbi bazën e skicave e portreteve të Cocerrelit, piktor, arkitekt e arkeolog anglez. Ky imazh i mrekullueshëm ndodhet sot në Londër në një koleksin privat. Byron-i shkruajti poezine e bukur Vashës së Athinës që mbetet një nga kryeveprat e tij.

Vasha nga Athina



Ah kthema zemrën, kthema ti
Që u shkëput nga gjoksi im,
E mbaj atë në tëndin gji,
Të hesht, të bëjë pak pushim.
Përpara nisjes qan ajo:
Zoi mu, sas agapo.

Gërsheta shthurrur shkon, kur sulesh
Siç ndodh me erërat e Egjeut,
Të marrin faqet ngjyrë lulesh,
O njomësi e embël e dheut!

Zoi mu sasa agapo!
Të tuat buzë sodita gjatë
Të tyren rreth gjithë afsh e zjarr
Kur flasin lulet çjanë bashkë,
Si to askush sflet barabar
Pa gaz e klithmë është ajo
Zoi mu, sas agapo!

O vashë e ëmbël e Athinës,
Ti mbamë mend të iki tinës,
Për në Stamboll të shkoj si në ëndërr
Më mban Athina shpirt e zemër
E h, dashurinë se harroj , jo!
Zoi mu sas agapo!

Përktheu: Dhori Qiriazi


Maid of Athens, ere We part



Maid of Athens, ere we part,

Give, oh give me back my heart !

Or, since that has left my breast,

Keep it now, and take the rest !

Hear my vow before I go,



By those tresses unconfined,

Woo'd by each Ægean wind;

By those lids whose jetty fringe

Kiss thy soft cheeks' blooming tinge;

By those wild eyes like the roe,


By that lip I long to taste;

By that zone-encircled waist;

By all the token-flowers that tell

What words can never speak so well;

By love's alternate joy and woe,



Maid of Athens ! I am gone:

Think of me, sweet ! when alone.

Though I fly to Istambol,

Athens holds my heart and soul:

Can I cease to love thee? No!

Athens 1810