Showing posts with label Publicistike. Show all posts
Showing posts with label Publicistike. Show all posts

Sunday, 18 September 2016

Letërsia e gjuhës së ndaluar



Për një shkrimtar që vjen të marrë titullin “Doctor honoris causa“, gjëja e parë që i vjen ndër mend është se, në qoftë se është i detyrueshëm një fjalim, ai duhet të përshkohet nga filli i një argumenti shkencor.Nuk besoj se them ndonjë gjë të re, po të theksoj këtu se një gjë e tillë është jo fort e lakmueshme për mjeshtërinë tonë. Kam vënë re se sivëllezërit e mi nga ish-perandoria e përmbysur komuniste, në raste të tilla kanë folur për shtypjen ndaj letërsisë. Thënë ndryshe, një temë që duhej t’i përkiste publicistikës, madje do të shtoja, kujtimeve emocionale, ka marrë statusin e argumentit shkencor.


Wednesday, 24 August 2016

Protektorati i influencës dhe xhamadani vija-vija




Nacionalizmi shqiptar, forca lëvizëse që krijoi shtetin e parë shqiptar në Ballkan më 28 nëntor 1912, është nacionalizëm policentrik. Qendrat më të rëndësishme të tij ishin jashtë kufijve natyralë të Shqipërisë, si Napoli, Bukureshti, Stambolli, Sofja, Kajro dhe në Shqipëri në kryeqendrat e vilajeteve, Shkodër, Janinë, Manastir e Shkup e Prizren. Këtë tipar ai e ka trashëguar edhe tani në periudhën postnacionaliste, ku qendra të tij janë Tirana, Prishtina, Tetova, Presheva e Ulqini.


Tuesday, 23 August 2016

Gjuha shqipe, gjuha e munguar e Festivalit Ndërkombëtar të Strugës.




Shqiptarët krenarë zgjedhin vetëm mos marrin pjesë në ceremoni ku përjashtohet gjuha shqip (rasti i Kryetarit të Komunës së Strugës, z. Zijadin Selaj),  të tjerët pranojnë në heshtje diskriminimin e gjuhës së tyre. Kjo histori nuk ndodh shumë larg prej këndej.


Thursday, 11 August 2016

Historia magistra vitae est



Kur erdhi në fron Sulltan Abdülmexhidi I, djali i Sulltan Mahmudit II, që shkatërroi pushtetin e Ali Pashë Tepelenës dhe Bushatllinjve, masakroi jeniçerët në 1826, kreu masakrën e Manastirit në 26 gusht 1831, dhe u përpoq ta fuste Perandorinë Otomane në rrugën e modernizimit, e gjeti perandorinë në një gjendje kritike. Në atë kohë babai i tij vdiq, por më parë i kishte lënë të birit si kular pas një marrëveshje me Perandorinë Ruse, ku 5000 forca ruse ishin vendosur në Dardanale e Bosfor për të ruajtur pushtetin e tij ndaj Mehmet Ali Pashës, një pashai tjetër kokëkrisur shqiptar që Egjiptin dëshironte ta linte si pushtet të trashëguar fëmijëve të vet.


Wednesday, 10 August 2016

Incidenti i Teplitzit dhe mendimi intelektual shqiptar


Incidenti i Teplitzit, është një tablo e pikturuar nga Carl Rohling në 1887. Tabloja ilustron ngjarjen e njohur në qytetin çek të ujrave termale në Teplitz në  vitin 1812, ku për herë të parë u takuan  dy gjigandë të kulturës botërore, Bethoven dhe Gëte.


Saturday, 30 July 2016

Ide dhe revoltë mes brezit të ri dhe të vjetër në mbretërinë shqiptare



Sociologu i mirënjohur Durkheim e përkufizon vetvrasjen si term të aplikuar në të gjitha rastet e vdekjes si rezultat direkt ose indirekt i një akti negativ ose pozitiv të vetë viktimës, për të cilin ai e di që do sjellë këtë rezultat.  Nisur nga kjo qasje teorike është paksa e vështirë të përkufizosh natyrën e vetvrasjeve politike në Shqipëri që në jetën politike në Shqipëri fillojnë kryesisht me vetvrasjen e Et’hem Totos në 1937.


Saturday, 9 July 2016

Tablotë historike dhe Historia





Tabloja historike, si gjini në artet figurative,  daton hershëm në pikturën shqiptare me autor Spiro Xegën, por zhvillimin e vërtetë e mori në mesin e shekullit të kaluar. Sigurisht që tablotë nga koha e luftës partizane reflektonin këndvështrimet ideologjike të "Njeriut të Ri" që “kalitej në flakët e revolucionit” të supozuar që kish ndodhur, por kishte tablo si “Gjyqi i kryengritësve në Sinjë”(1978) që pasqyron një detaj të luftës civile nëse mund ta quajmë kështu midis fisnikërisë së vjetër shqiptare të kryesuar nga Oxhaku i Vlorajve ndaj një oxhaku të ri i Vrionasve që mbështeste reformat centralizuese të Tanzimatit pas rënies tragjike të Ali pashë Tepelenës dhe fundit të autonomisë de facto të territoreve shqiptare. Po kush ishin Vrionasit?


Friday, 1 July 2016

Leximet e ndryshme të romanit "Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit”



Përcaktimi i dashurisë së një femre ndoshta është rebusi më i vështirë për qeniet njerëzore. E kanë provuar dhe vazhdojnë ta provojnë shkrimtarë të vegjël dhe të mëdhenj, gjithsecili duke kontribuar sadopak në zgjidhjen e këtij rebusi. Kur përcaktimi i këtij misteri përvijohet me përmasat e përjetimit të dashurisë përmes rrugëtimit të vetëpërcaktimit të “unit” si karakter dhe “unit” shoqëror të një popullate, atëherë ky mister merr përmasat e një sage që ngërthen në vetvete disa elemente.


Tuesday, 7 June 2016

Arma karajfile e Ali Pashë Tepelenës



Historia mund të rrëfehet më së miri jo vetëm përmes dokumenteve por edhe objekteve. Periudhat më të hershme historike shpeshherë flasin me objekte, monumente dhe artefakte të ngjarjeve apo dhe personave të rëndësishëm historikë. Historisë së Ali Pashë Tepelenës, edhe pse e dokumentuar mirë përmes udhëpërshkrimeve apo tanimë së fundi edhe nga dokumentacioni i botuar, i mungojnë objekte të veçanta të Pashait Tepelenas që do të mund të përshkruanin dhe rrëfenin më mirë epokën kur ai jetoi dhe veproi.


Tuesday, 10 May 2016

“Grand Tour”, udhëtime dhe zonjat angleze në Shqipëri



Do ketë qenë shumë e çuditshme për popullsinë shqiptare të mesit të shekullit të XIX, të shikonin mes rrugëve, shtigjeve dhe shkrepave të tyre gra udhëtare që përshkruanin vendin e tyre. Në kulturën dominante mashkullore vendase, kjo gjë ishte diçka e paperceptueshme dhe e paimagjinueshme, ndërsa në kulturën angleze viktoriane, sapo kishte filluar të merrte udhë.


Monday, 9 May 2016

Pranverë e hidhur e vitit 1956!


(Shënime rreth librit "Pranverë e rrejshme e 56-s")

Shkrimi i historisë moderne të shqiptarëve është një sfidë për cilindo studiues serioz që mundohet të shkruajë për ngjarje të afërta dhe të rëndësishme që kanë shenjuar epokën e sistemit të kaluar socialist. Aq më tepër, kur historiani është vendas dhe dashur pa dashur mes qëmtimeve të dokumentacionit dhe fakteve gjen emra personazhesh historikë  që mund ti ketë njohur dhe ngjarje apo dhe ngjarje që mund t’i ketë  përjetuar dhe vet, çka në fakt sa mund të quhet avantazh sepse sa i njeh gjërat që shkruan me themel, po aq mund të konsiderohet një fat i trishtë, pasi i duhet që të ruajë baraslargësinë nga emocionet dhe ngjarjet që përshkruhen në libër.


Wednesday, 20 April 2016

Mes harresës dhe përkujtimit


Kontributi i Mehmet Pashë Dërallës në shteformimin shqiptar


Kujtesa historike është një proces që mund të punojë në dy drejtime. Drejtimi i parë është ai përkujtimor që është dhe varianti më i përhapur dhe që nënkupton se vlera, ide dhe personazhe i shërbejnë kombit vazhdimisht për të mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe i dyti është drejtimi mohues që është variant më pak i përhapur dhe që nënkupton që ngjarje, personazhe apo dhe vlera “harrohen”  sërish për ti shërbyer interesave kombëtare. Një rast i tillë është p.sh ai i Zvicrës, ku lufta e konfederatave në 1846 harrohet dhe nuk përmendet për ti mëshuar më fort identitetit zviceran të të tre kantoneve.


Monday, 11 April 2016

Rilindja Urbane e qyteteve tona




Diplomati italian i viteve ’30, Pietro Quaroni, në librin e tij “Valixhja diplomatike”, kur përshkruan jetën urbane të qyteteve shqiptare vëren se shtëpitë janë të rrethuara me mure të larta që bëjnë që këto të fundit t’u ngjajnë më tepër kështjellave feudale sesa shtëpive të banimit.


Friday, 1 April 2016

Përse dhunojmë?



Dhuna në shoqërinë tonë është e pafalshme. Dhunojnë të dobëtit në shpirt, mendime dhe ide sepse në fakt, fjala është më e fortë dhe më bindëse se çdo gjë tjetër.


Sunday, 20 March 2016

Misionarët e kombit.



Historia e arsimit shqip është ndoshta një nga historitë më të dhimbshme në Ballkan. Ky nuk është një konstatim emocional me të cilat është e mbushur pothuajse çdo tekst historie në Ballkan, por një e vërtetë e dhimbshme që akoma nuk ka gjetur trajtimin e duhur në memorien dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe që nën presionet e vazhdueshme të kinse dekonstruktimit të miteve po tjetërsohet duke ndërtuar , një mit tjetër, mitin e harresës shumë më të rrezikshëm se gjasme viktimizimi dhe mësimi me “kulturën e rrenës dhe të mashtrimit” që pretendohet në analizat dekonstruktive.


Thursday, 17 March 2016

Trashëgimia kulturore e Ali Pashë Tepelenës në jug të Shqipërisë.



Përvecse ambicieve për pushtet, dhe një shtet të centralizuar, Ali Pashë Tepelena, ndërtoi një rrjet të admirueshëm rrugësh dhe urash. Ky rrjet rrugor dhe urash ndihmoi shumë në rritjen e volumit te tregtisë. Mirëmbajtja dhe vënia e tyre në shërbim të turizmit malor do të sillte një ringjallje ekonomike për zonat.


Monday, 14 March 2016

Habia shqiptare




Shqipëria si vend, me shtresëzimet e veta sociale ka habitur, jo vetëm të huajt që kanë shkruar për karekterin e veçantë të shqiptarëve në raport me popullsitë e tjera në Ballkan por edhe vet politikanët që kanë udhëhequr dhe përfaqësuar për momente të caktuara vullnetin e shqiptarëve.


Ç’është Dita e Verës?



Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.


Wednesday, 9 March 2016

Naim Frashëri dhe miti pellazgjik



Krijimtaria letrare e Naim Frashërit është bërë prej shumë kohësh objekt i njohur studimi. Si një nga krijuesit dhe figurat qendrore të letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare për të janë shkruar monografi dhe studime të veçanta letrare ku janë nxjerrë në pah fillesat e krijimtarisë, talenti i tij, vështirësitë e të vjershëruarit në shqip ( në një gjuhë që arti poetik ishte lëvruar pak ose  aspak), por nuk kanë munguar edhe kritikat që në disa raste kanë shkaktuar reagim në botën shqiptare si është p.sh artikulli i njohur i Konicës në gazetën  “Dielli”, “Helm e vrer kundër idolit të ditëve tona djaloshare”në 1937.


Thursday, 18 February 2016

Harapi i Beledijes (1916), portret nga Kol Idromeno.



Beledije në turqisht do të thotë bashki, dhe personazhi zezak në tablo, shërbente si roje pranë bashkisë së Shkodrës. Prania e popullsisë zezake ka qenë e pakët në Shqipëri. Bajroni në takimin e famshëm me Ali Pasha Tepelenën, kur përshkruan hyrjen e personazhit letrar Child Harold në kështjellën e Tepelenës përmed mes popullsive të tjera që baresin në oborr dhe etiopianë.