Tuesday 30 December 2014

Koalicioni antiosman i Papa Kalistit të III dhe Skënderbeu (1455-1458)




Në shekullin XV pellgu i Mesdheut vazhdonte të reflektonte ndarjen e vjetër  që nga shekulli VII mes dy botësh, asaj të krishterë dhe asaj islamike, që me të drejtë siç thekson Anri Piren kishte formuar jo vetëm etnitete të ndryshme politike e shtetërore por edhe dy botë të kundërta kulturore. Shfaqja e arabëve në brigjet e Mesdheut në shekullin  VII e theu unitetin e botës së krishterë dhe krijoi premisat për shfaqjen e një kulture dhe identiteti të ri fetar, që përpiqej të afirmohej fort mbi mbeturinat e botës antike dhe në lulëzimin e një kulture kristiane, që kishte karekterizuar deri më atëherë rajonin. Ky konflikt do ravijëzohej fuqishëm në mentalitetin e Mesjetës së Hershme dhe do të sillnin në pah jo vetëm e Luftërat e Shenjta islamike për të pushtuar gjithë Mesdheun, por edhe një frymëzim kristian për t’i zbrapsur dhe akoma më tej dhe për të pushtuar Vendet e Shenjta, të njohura në historiografi me emrin Kryqëzata. Kryqëzatat u quajtën fushatat luftarake të kristianëve të Evropës Perëndimore drejt Lindjes për çlirimin dhe mbrojtjen e Vendeve të Shenjta dhe veçanërisht të Varrit të Tërëshenjtë. Me bekimin e Papës së Romës kryqëzatat morën karakterin e një lufte të shenjtë kundër armiqve të krishtërimit. Pushtimi i Jeruzalemit nga muslimanët pati jehonë të madhe në Evropën Perëndimore pasi  pelegrinët nuk mund të vizitonin pa rreziqe Vendet e Shenjta. 


Tuesday 23 December 2014

Sfondi historiko, social i hartimit të Statutit të Drishtit



Arbëria Mesjetare ishte një koncept që në rrafshin kulturor përfshinte tre shtresëzime të ndryshme kulturore të ndërthurrura me njëra-tjetrën. Së pari ishte kultura arbëre, një përzierje e traditave më të mira vendase me kulturën e huaj që  ishte imponuar nga lart-poshtë në formën e pushtimeve të drejtë për së drejta qofshin këto latine, bizantine apo sllave, por edhe një shtresë tjetër arbërore-romane dhe arbërore-bizantine-romane-sllave të krijuara prej një bashkëjetese të gjatë me kufij etnikë të papërcaktuar qartë. Kjo ndërthurrje kulturash në një territor të ngushtë të përbërë nga bregdeti, fusha , moçale  por edhe gryka e qafash malesh, përfaqësonte më së miri atë që Albanalogu i njohur Shuflai e quante si “monada e Ballkanit”[1].


Tuesday 9 December 2014

Imazhi i Ballkanit në këndvështrimin e Tjetrit


Nëse do të mundnim që të bënin një kapërcim në kohë dhe të realizonim që historiani antik Herodotis të përpiqej të shkruante për territoret e njohura si Ballkan në ditët e sotme, sërish në librin e vet “Historitë” në fillim të shekullit të nacionalizmit apo shekullit të gjatë 1775-1922 si e perifrazon studiuesi Andrew Baruch Wachtel në librin e tij “Ballkani në Historinë Botërore”, nuk e dimë sesi do të shkruante për të.


Monday 1 December 2014

Lufta jonë




Nacionalizmi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore u përball me dy sfida kontradiktore me njëra-tjetrën. Nga njëra anë, me agresionin e 7 Prillit, kur u rrëzua pavarësia e Shqipërisë, një ideal dhe realitet historik që nacionalistët shqiptarë kishin kontribuar, duke krijuar shtetin shqiptar më 28 Nëntor 1912, por në të njëjtën kohë nxitja dhe krijimi i një Shqipërie që përfshinte disa territore të banuara nga shqiptarët siç ishte rasti i Kosovës, pjesës perëndimore të Maqedonisë, ngrohu shpresat për një rikorrektim kufijsh dhe korrigjim të historisë.


Monday 24 November 2014

SPROVA IDENTITARE E KONGRESIT TË MANASTIRIT



Gjuha shqipe është ndoshta gjuha e vetme europiane që ka provuar persekutimet, ndalimet dhe dënimet deri në mosushtrimin e saj bash në kohën kur zhvillimi i kulturës së shkruar ishte shndërruar në një kulturë mbizotëruese në Europë. Këto persekutime dhe ndalime sollën si rrjedhim edhe përhapjen më me vonesë të nacionalizmit etnik, pasi ashtu si është provuar prej kohësh, shpërhapja e shtypit të shkruar ka luajtur rol të pazëvendësueshëm ndër kombet e Europës Juglindore.


Sunday 26 October 2014

Futboll, politikë dhe marrëdhëniet serbo-shqiptare.



Vendimi më i fundit i UEFA-s për të dhënë fitore në tavolinë Serbisë 3-0 por edhe për ti hequr tre pikë në renditje, ngjan më tepër një vendim për t’i shërbyer interesave të politikës sesa sportit. Nuk është hera e parë kur ngjarje të tilla sportive si organizmi i një ndeshje i paraprijnë politikave të afrimit mes popujve. Nëse edhe hedhja e shortit ka qenë një gjë e tillë, të paktën UEFA duhet të ishte më e sinqertë dhe të kish deklaruar më parë se po bëhej nëpërmjet shortit të vet, një urë komunikimi në një konflikt. Në këtë rast paragjykimet do të ishin më të pakta pasi fundi fundit në politikën e ngurtë ballkanike nuk gjendet aq kollaj tuneli i dritës, por  kur vendos të sillet si një organizatë sportive ndërkombëtare dhe vendimin e jep si organizatë politike duhet ta kuptojë dhe të mbajë dhe koston morale të këtyre vendimeve.


Sunday 12 October 2014

Rekrutimi i errësirës – ISIS dhe realiteti social shqiptar



Një luftë e largët dhe një betejë pa ideal për shqiptarët, papritur nga të përditshmet dhe lajmet televizive, hyri në fillim në bisedat e zakonshme derisa u artikulua si shqetësim edhe në diskursin publik. ISIS dhe etniteti shtetëror i kalifatit islamik, një emër i nxjerrë nga arkivat e fillimit të shekullit të kaluar kur po jepte shpirt pas rënies së Sulltanit të fundit në Stamboll, ka ngërthyer botën mbarë me monstruozitetet dhe intolerancën, duke na kujtuar se vërtet kemi kohë që po mundohemi dhe themi që bota është bërë më e mirë, por në të, ka ende xhepa dhe skuta ku urrejtja ndaj Tjetrit dhe dhuna shihen si të vetmet mjete për të promovuar idetë dhe dogmat e ndryshme. Po çlidhje mund të ketë mes një Shqipërie të shpallur prej kohësh që prej themelimit të saj si shtet i pavarur kombëtar si sekularist dhe një xhihadi fondamentalist shumë km larg nesh?


Friday 26 September 2014

Fillesat e Idesë Europiane në Shqipëri


Shqipëria edhe pse ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane duke pasur një histori shumë më komplekse se fqinjët e saj, pati një zgjim disi më të ngadaltë por dhe një komplisitet lidhjesh me Evropën dhe idenë rreth saj. Së pari , komiteti katolik shqiptar edhe pse më i persekutuari në vend si rezultat i luftërave të vazhdueshme Veneto-Turke apo dhe Austro-Turke kish sendërtuar një paradigmë krejtësisht evropiane përsa i përket botimeve të vet qenë shumicën ishin në latinisht por që nga shekulli XV i gjejmë dhe në shqip duke kontribuar kështu në ruajtjen e gjuhës dhe kulturë kombëtare. Në të gjitha këto vepra të Buzukut, Bardhit, Bogdanit, Kazazit ka një rikujtim të Motit të Madh të Skënderbeut dhe të shpresë për një aleancë evropiane për të larguar otomanët nga Ballkani.


Sunday 7 September 2014

Ndodh rëndom...



Ndodh rëndom
që nën një dritë të trishtë hëne
të ndodhin ngjarje të bukura
si p.sh një kafe e pirë vonë
që pafajësisht të zhyt në mendime
për çka ngjet padashur në tavolinë
ku sëbashku me tisin e natës
ulet përballë dhe vetvetja
dhe fillon gjyqin e pamërshirshëm të kujtesës
Ndodh rëndom…




Wednesday 27 August 2014

Sfida e qytetarisë


Në këto ditë të nxehta vere, ku dukej se do të shtyheshin njëra pas tjetrës pa lajm dhe pa nerv, papritur tri ngjarje shënjuan gushtprushin që na zgjuan si nga një ëndërr e keqe, ku rehatllëku i marrjes së statusit të vendit kandidat na kish bërë të besonim për një moment se jetojmë në një vend normal.


Tuesday 12 August 2014

Martirët e Otrantos dhe qendresa arbërore.


Pushtimet në mesjetë ishin aventura të guximshme që shfaqeshin  papritur e papandehur në horizontet e qyteteve dhe shteteve, jo vetëm me qëllimin për t’i përfshirë brenda entitetit të vet politik por edhe thjesht për të pasur një ngjarje më tepër në marshimin e trupave. Logjika shpesh herë të shtyn të mendosh kur analizon ekspedita ushtarake  që para se të pushtohej një vend tjetër duhej të paktën të administroje tokat që sapo kishe pushtuar ose të siguroje mirë edhe tokat e reja që do pushtoje.


Thursday 24 July 2014

Një shtatore për Dom Nikollë Kaçorrin


Jeta e epokave dhe periudhave të qyteteve ngjan me  jetët  njerëzore por kanë mes tyre dhe një tharm rilindjeje. Periudha dhe epoka të ndryshme historike lindin dhe vdesin por ato në kundërshtim me jetët njerëzore edhe mund të ringjallen. Epokat dhe periudhat e qytetit të Durrësit, nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull, veçse në mozaikun shumë të larmishëm të tij është shumë e vështirë për të zgjedhur se me kë periudhë të fillosh.


Friday 18 July 2014

Njëqind vjet histori...


Krisma e një kobureje që mori jetën e Arkidukës Franc Ferdinant dhe së shoqes së tij, Princeshës Sofi, në mëngjesin e datës 28 qershor 1914 në Sarajevë nuk ishte vetëm krisma e kobures së një terroristi serb që kërkonte në mënyrë primitive të realizonte ëndrrën e vet nacionaliste, por edhe krisma që shënoi fundin e iluzioneve të një Europe që prej 100 vjetësh pretendonte se jetonte në një paqe. Shtetet e reja ballkanike që kishin dalë nga mugullurirat e Perandorisë Osmane e kishin përdorur Iluminizmin Europian si ideologji për të realizuar zgjimin e tyre kombëtar, pastaj në ecurinë e ngjarjeve i kishin harruar principet humaniste të tij dhe kishin përqafuar principet e shkollave të tyre tribale të zgjerimit në kurriz të të tjerëve dhe eliminimin kulturor, ekonomik e fizik të Tjetrit.


Tuesday 15 July 2014

GJITHÇKA PËR KOSOVËN



Më 7 qershor 2014, në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar, u shfaq premiera e filmit dokumentar "Gjithçka për Kosovën-Ramush Haradinaj". Ky film u realizua sipas skenarit të Enver Kushit, drejtor fotografie, Spartak Papadhimitrin, nën drejtimin e regjisorit të njohur Kujtim Gjonaj, Mjeshtër i Madh. Për realizimin e këtij projekti kinematografik u desh bashkëpunimi i presidentit të shtëpisë filmike “EUROLIZA”, Z. Sutki Hulaj, me shtëpinë e librit dhe të filmit “BOTA SHQIPTARE” me producent Z. Genti Gjonaj.


Thursday 10 July 2014

Aristidh Kola dhe identiteti kulturor arvanit


Nacionalizmi kulturor në marrëdheniet greko-shqiptare dhe anasjelltas shfaqet dhe rishfaqet dhe në ndikimet që ka pasur kuadër të ringjalljes së nacionalizmit në vitet 90-të në rajon,  interesimi për të shkuarën e largët të vendit të origjinës dhe një konfirmim i një afërsie etnike me shqiptarët nga popullsia shqipfolëse të njohur si arvanitase në Greqi.


Friday 27 June 2014

“SHANSI GJERMAN DHE SHQIPTARËT”




Gjermania dhe Shqipëria, dy botë të largme, por po aq dhe të afërta, kanë shënjuar si skaje dhe qendra të qytetërimit europian në periudha të ndryshme të tij. Duke qenë se historia njerëzore është një parabolë e shkëlqimeve dhe rënieve të qytetërimeve, kjo lloj parabole sa herë që serviret herë si qendër e herë si periferi krijon emocione të veçanta.


Sunday 1 June 2014

Homeri


Homeri rri ulur mbi një gur dhe hedh vështrimin e përhumbur nga andej që mendon dhe përfytyron se duhet të jetë deti. Ai është i verbër, ndaj thith fort me flegrat e hundës ajrin e lagur për të kuptuar se nga duhet të jetë deti.


Saturday 31 May 2014

Skënderbeu dhe shqiptarët në kulturën angleze.


Skënderbeu dhe shqiptarët në kulturën angleze.

Edmund Spenser (1552-1599) shquhet si një ndër më të mëdhenjtë poetë epikë të Rilindjes Angleze. Ai cilësohet “poeti më i madh anglez i erës Elisabetiane”.Ky sonet u përmend më 1596 nga Zachary Jones kur botoi anglisht përkthimin e historianit frëng J.Lavardin “Historia e Gjergj Kastriotit, të mbi-emëruar Skënderbe”.


Monday 26 May 2014

Nga Dozoni te Republika e Korçës- Shqipëria në sytë e Francezëve



Frëngjtë, frëngu është emri kolektiv që ka shënuar Europën dhe europianët në kulturën shqiptare. Do të ishte e udhës që të hulumtohej gjerësisht se kur ka filluar ky perceptim, pasi të bën përshtypje fakti që territoret shqiptare dhe qytetet në bregun shqiptar , që kanë qenë nën influencën e drejtë për së drejtë të Venedikut nuk kanë trashëguar një emërtim të tillë nga “Republika e Detrave”  por nga Franca, që ishte shumë më larg.


Friday 2 May 2014

Dodona



Migroi dija
në trajtë pëllumbash,
ndërtoi fole në trajta lisash
kumtoi fjalë
në trajta shushurimash
jehoi të vërteta
në trajtë magjike
Dhodhona, Dhodhona
Thothona, Thothona

Thona…thona….




Sunday 27 April 2014

Kronika e paralajmëruar e një pushtimi.




Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, në të premten e zezë të 7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste, një vend i cili sipas marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 1921 (pararendëses së OKB së sotme) ishte vendi garant për pavarësinë e Shqipërisë.


Tuesday 22 April 2014

Pejsazh heliocentrik ne Apolloni



Gjeografi antik Demeter,
latin nga shpirti dhe ilir nga genosi
ndersa sodiste ne Apolonine e lashte
qytetin e diellit buze lumit Aos
detin e pafund dhe kodrat e buta
pati ndjesine se Gea e lashte
perderisa dielli rrezohej perposht
mund te ishte e rrumbullaket dhe jo e drejt si besonin te gjithe.

Shume shekuj me vone,
murgu Aleks, bizantin nga shpirti dhe arber nga genosi,
ndersa sodiste detin qe ishte larguar
dhe lumin Vjose qe kish ndrruar shtrat
ndoshta pasi kish lexuar Demetrin
pati te njejten ndjesi si gjeografi i lashte.

Te dy mbeten tek ndjesite
ose tek ne s'arriti gje e shkruar
ishte viti 410,
Alariku pasi kish shkaterruar per 2 vjet brigjet ilirike
po pergatitej te kapercente detin.
Botes do i duhej te priste 1000 e ca vjet
derisa Magelani t'u hipte anijeve...




Thursday 17 April 2014

Humanizëm i vonuar



Personazhit kryesor të romanit “Shakaja” të Kunderës, Ludovikut, i kushton shumë shtrenjtë një frazë që shkruan në një letër të tij dërguar një shoku, se “Optimizmi është opium për popullin”, pasi menjëherë pas denoncimit të kësaj fraze nga një miku i tij, ai përjashtohet nga universiteti dhe dërgohet në një kamp pune për t’u “riedukuar”.


Tuesday 8 April 2014

Ana Komnena





Ana Komnena
e lindura ne Pallatin Perandorak
ne dhomen e purpurt ku lindtin vetem princa,

kur i humbi shpresat per te marre pushtetin dhe hipur te shoqin ne fron
u mbyll ne nje manastir
dhe ne litanine e vet
filloi te rrefeje mureve dhe murgeshave
skandalet e pushtetit ,dhunen,paqen, intrigat, krejt te vertetat e Perandorise
me pak fjale per te siguruar perjetesine
kaleroi muzen e historise...


Apolonia



Apolonia

Qytetari ilir Skerd,
banor i Apolonise se lashte,
i pasur me skllever, toka e ullinj
rri veshtron nga dritarja viles se tij
i zhytur i gjithi ne limonti
sesi lundrojne anijet gjithe mall e pasuri
ne lumin Aos.

Matane brigjeve te Danubit,
nen nje qiell te erret, te zi
antari i bashkesise visgotase i quajtur Alarik
i mjere ne pasurine e paket te tij
enderron per brigje gjithe det e diell
kodra te mbushura gjithe vreshta e vere
robina te bukura pa mantel
dhe eshte i mbushur gjithe vrull e gjalleri.

Dielli po perendon lart mbi Iliri
limontia e merzia ka kapluar gjithandej
per fat te keq po lind dielli i endrres se visgotit Alarik
eshte viti 408
edhe pak dhe nuk do kete me Apoloni...

Tirane 4.4.2014




Sunday 16 February 2014

Mungesa e shfaqjes



Ka kaq shumë pikëllim në ajër
sa dhe kllounet spo ia dalin dot ti
bejne njerzit te qeshin

Ku eshte shfaqja?
Ku eshte laraska
Ku eshte gracka?

Si do ta kuptojmë
Se kush ka vrare pa shfaqje
Si do ta kontrollojme veten pa shfaqje?

Nuk ka shfaqje por ka ballo me maska
Le të themi se është shfaqje
Shfaqje e vobektë symaskuar…

t:150%;font-family:"Verdana","sans-serif";mso-ansi-language:SQ'> 


Ti vajzë...



Ti vajze nuk e di,
se naten vone kur ti nuk je me ne dritare
une te imagjinoj ende aty
me buklet e hedhura menjane
dhe fytyren gjithe drite qe parvazet ndricon...
Ti vajze, i prish te gjitha paralelizmat e mundshme letrare
sepse nen ate nate te mbushur gjithe yje
aty lart ne dritare
Je thjesht e mbrekullueshme...





Sunday 2 February 2014

Eva...



Eva nuk i ha mollët. E ndjen që i bëjnë keq ndaj edhe pse i varen mbi kokë nuk i prek fare me dorë. Të gjithë kujtojë se kjo është një sjellje snobizmi nga ana e saj ndaj dhe flasin nën zë se kur bie muzgu ajo patjetër që i këput mollët nga pema, i ha dhe madje dhe qeras dhe njerëz.


Orëndreqësit



Një orëndreqës
s’është as më shumë e as më pak
se një shërbëtor i kohës
që kur kurdis orën
përshtat dhe kohën e vet
në varësi të orës që ndreq.


Thursday 23 January 2014

Nevoja për një reformë territori



Më në fund dialogu i shumëpritur politik midis dy forcave të mëdha politike e ka një platformë mbi bazën e së cilës mund të diskutohet.


Hotel Bejruti


Njerëzit në botë ndahen në njerëz të pushtetshëm dhe të pa pushtetshëm. Sigurisht kjo është një ndarje  vjetër sa bota por jo e përhershme, pasi ndodh rëndom  që njerëz të lëvizin nga të dyja kahet, sidomos këtu ndër ne dhe në Ballkan ku mekanizmat e pushtetit shpesh herë nuk punojnë sipas ligjeve të njohura të mekanikës në rastin tonë meritokracisë, por sipas meteorologjisë politike.


Sunday 12 January 2014

Shtresëzime identitare arvanite-shqiptare në disa piktura të Nikos Egonopulos



Influenca e nacionalizmit kulturor në marrëdhëniet greko-shqiptare është shfaqur që në fillimet e shfaqjes së nacionalizmit në rajon. Duke jetuar për një kohë të gjatë nën çatitë e dy perandorive, asaj bizantine dhe otomane, afërsia territoriale si dhe ndarja e disa vlerave të përbashkëta si ajo e një besimi të njëjtë fetar midis popullsisë greke dhe një pjese të popullsisë shqiptare kanë krijuar premisat që grupe të ndryshme popullsie të identifikohen ose të përzgjellin kombin në të cilin dëshirojnë që të jenë anëtarë.


Tuesday 7 January 2014

POLITIKË SERIOZE APO POPULISTE?


Pritshmëria dhe e ardhmja janë dy nga vlerat morale më fisnike të njeriut. Në emër të tyre breza të tërë kanë vepruar dhe kanë ushqyer shpresa se e ardhmja që do vinte, do të ishte më e bukur dhe më e mirë se e tanishmja që jetonin. Në përvijimin e tyre ka pasur vizione të ndryshme duke filluar që nga ai fetar, shpirtëror, gjeografik, historik, iluminist e duke përfunduar te vizionet shkatërrimtare, nihiliste dhe të pashpresa.