Thursday 24 January 2013

Qetësi e frikshme




Qetësi e frikshme
zbulon frikëra të vjetra,
strukur brenda vetes...
Shëëë, shëëët, kujdes;
mos e zgjo djallin,
lëre dritën të kalojë në tunelin e saj!...
Të shtunën mund ta mbysesh me pije “mulate”,
të hënën, feniksit, sekretin duhet t’i marrësh hua...


Wednesday 23 January 2013

Patriotizëm evropian përkundrejt nacionalizmit tradicional





Pa u zgjidhur çështja shqiptare në Ballkan, Ballkani kurrë nuk do të gjejë qetësi.
Abdyl Frashëri

 Atmosfera e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë ende nuk është shuar. Gjithandej nëpër botën kibernetike dhe në botën e lajmeve qarkullojnë deklarata mbi Shqipërinë, kufinjt e përcaktuar keq, copëtimin apo  dhe kërkesa për rishikim të historisë, ngjarjeve dhe personave dominantë në të.


Sunday 20 January 2013

E HIDHUR VJESHTE E KETIJ VITI




 Në memorje te demonstratave studentore
ne Prishtine ne vitin 1981


E hidhur vjeshte e ketij viti
Kosoven gjeti nen terror
Korba te zes mbi te ja mbriten
Hetues,gjykates,prokurore.


Saturday 19 January 2013

Po vinë Barbarët...




Po vijne barbaret
Po rendin, po vijne
ndaj tregu eshte mbyllur
ndaj tregu nxin


Sunday 6 January 2013

Armët e Skënderbeut dhe ndërgjegjia kombëtare



 Përvjetori i sivjetshëm i pavarësisë solli në Shqipëri dy thesare të vërteta të kulturës materiale dhe shpirtërore të shqiptarëve. Në ambjentet e Biblotekës Kombëtare u ekspozua libri i parë i plotë në gjuhën shqip, Meshari i famshëm i Gjon Buzukut dhe në muzeun kombëtar armët e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeut.


Friday 4 January 2013

Skënderbeu në Plejadën Franceze




Sonet për Skënderbeun


Veç kuaj të harbuar dhe race s’nxjerr Epiri
Që dalin fitimtarë në vrapin olimpian;
Por nxjerr dhe luftëtarë kreshnikë të tillë me nam
Që mburren se në rrembat u lëvrin gjak Akili.


Thursday 3 January 2013

Greqia që flet Shqip`





Viktor Bernard


Në librin e tij “La Turqie et l’Hellenisme contemporain”, francezi Viktor Bernard, me admirimin e tij për racën shqiptare, shkruan “Ndonjëherë raca shqiptare është ngritur, është personifikuar, në një njeri të madh, dora e të cilit, kushdo që të ketë qënë, Mehmet Aliu, Ali Tepelena, Skëndërbeu e Pirro, çoi peshë mbarë një botë dhe gdhendi mbi popuj që drejtuan, shenjat e gjenisë së saj. Jeta e shqiptarëve në këtë shekull të mbramë, vepra e tyre në Egjypt ku qenë mbretër, në Greqi ku qenë autorët e vërtetë të pavarësisë, duhet të na shpjegojë mjaft periudha të historisë së herëshme, dhe kur shqiptarët rivendikojnë Aleksandrin, Akilin e Agamemnonin, teprimi duket të jetë veçse një formë, sepse paradoksi mban në vetvehte një të vërtetë”.