Sunday 2 February 2014

Orëndreqësit



Një orëndreqës
s’është as më shumë e as më pak
se një shërbëtor i kohës
që kur kurdis orën
përshtat dhe kohën e vet
në varësi të orës që ndreq.

Tik-tak!
Tik-tak!
Tik-tak!
Kumbueshëm bashkangjitemi
një plani më të madh
që orëndreqës të tjerë,
diku larg, diku afër
përpiqen t’ë gjejnë ritmin e ç’akorduar të botës
duke pritur përunjësisht që dikush tjetër
të kurdis dhe orën e tyre…



No comments: