Wednesday 20 April 2016

Mes harresës dhe përkujtimit


Kontributi i Mehmet Pashë Dërallës në shteformimin shqiptar


Kujtesa historike është një proces që mund të punojë në dy drejtime. Drejtimi i parë është ai përkujtimor që është dhe varianti më i përhapur dhe që nënkupton se vlera, ide dhe personazhe i shërbejnë kombit vazhdimisht për të mbajtur gjallë ndërgjegjen kombëtare dhe i dyti është drejtimi mohues që është variant më pak i përhapur dhe që nënkupton që ngjarje, personazhe apo dhe vlera “harrohen”  sërish për ti shërbyer interesave kombëtare. Një rast i tillë është p.sh ai i Zvicrës, ku lufta e konfederatave në 1846 harrohet dhe nuk përmendet për ti mëshuar më fort identitetit zviceran të të tre kantoneve.


Wednesday 13 April 2016

Kontaktet politike e ushtarake, arbërore-hungareze gjatë "Motit të Madh"



Kontaktet arbërore-hungareze duhen të kenë qenë të hershme që në momentet kur kurora hungareze zotëronte territore të gjera të Kroacisë dhe Bosnjës së sotme. Dokumentacioni në dispozicion nuk na ndihmon shumë në këtë drejtim, por duke ditur se prania e arbërve, qoftë si qytetarë apo si tregtarë dhe udhëheqës ushtarakë të Republikës së Raguzës ka qenë relativisht e madhe, mund të sugjerojmë se ka pasur një kontakt të ngushtë mes tyre. Këto kontakte do të marrin dhe një rëndësi më të madhe politike dhe ushtarake sidomos në shekullin XV, kur territoret e Arbrit dhe të Hungarisë ishin nën kërcënimin e drejtpërsëdrejti të osmanëve.


Monday 11 April 2016

Rilindja Urbane e qyteteve tona




Diplomati italian i viteve ’30, Pietro Quaroni, në librin e tij “Valixhja diplomatike”, kur përshkruan jetën urbane të qyteteve shqiptare vëren se shtëpitë janë të rrethuara me mure të larta që bëjnë që këto të fundit t’u ngjajnë më tepër kështjellave feudale sesa shtëpive të banimit.


Saturday 9 April 2016

Tabloja “Beteja e Gjaurit me Pashanë” nga Eugen Delacroix



Orientalizmi në Evropë shkon deri në kohën e kryqëzatave dhe romancave mesjetare. Në periudha të ndryshme ka patur interesa dhe qëndrime të ndryshme ndaj Orientit dhe Orientalizmit, por ai u bë i njohur gjatë Romanticismit sepse Orienti ishte formë sublime e tij.


Thursday 7 April 2016

Përshtypjet e Konsullit francez në Janinë (1806-1814) Francois Pouqeuville, për femrat shqiptare.


Francois Pouqeuville  kishte studiuar për teologji, por shpërthimi i Revolucionit Francez e bën që të ndërpresë studimet në seminar dhe të vazhdojë studimet në mjekësi. Ai ishte pjesëtar i ekspeditës shkencore franceze në Egjipt dhe i tërhoqën vëmendjen profesionet e tjera si gjeologji, etnografi, etnopsikologji, histori të disa popujve të Ballkanit, veçmas të grekëve dhe të Greqisë.


Wednesday 6 April 2016

Ambicia e pafre e Ali Pasha Tepelenës



Shumica e udhëtarëve dhe diplomatëve të huaj në shekullin e XIX,  kanë lënë shumë shënime dhe libra rreth Ali pasha Tepelenës dhe oborrit të tij në Janinë. Një nga autorët që ka lënë më shumë dëshmi është konsulli i Francës, Francois Pouqeuville (1770 – 1838), gjatë periudhës 1805-1814. Në veprën e tij “Udhëtime në More, Shqipëri dhe Perandorinë Otomane”, gjejmë të shprehur diskursin politik, shoqëror dhe kulturor të Ali Pasha Tepelenës.


Tuesday 5 April 2016

Historia e fjalorthit më të hershëm të gjuhës shqipe



Arnold von Harf me stemën e vet kalorësiake.

Udhëtari gjerman Arnold Fon Harf (1417-1505) ne vitin 1496, u nis nga Këlni, për të bërë një vizitë në tokat e shenjta, në Palestinë, udhëtim që e kreu për tre vjet. Në vitin 1497 ai kaloi në bregdetin e Shqipërisë dhe konkretisht në Ulqin, Durrës e Sazan.


Friday 1 April 2016

Përse dhunojmë?



Dhuna në shoqërinë tonë është e pafalshme. Dhunojnë të dobëtit në shpirt, mendime dhe ide sepse në fakt, fjala është më e fortë dhe më bindëse se çdo gjë tjetër.