Wednesday 6 April 2016

Ambicia e pafre e Ali Pasha Tepelenës



Shumica e udhëtarëve dhe diplomatëve të huaj në shekullin e XIX,  kanë lënë shumë shënime dhe libra rreth Ali pasha Tepelenës dhe oborrit të tij në Janinë. Një nga autorët që ka lënë më shumë dëshmi është konsulli i Francës, Francois Pouqeuville (1770 – 1838), gjatë periudhës 1805-1814. Në veprën e tij “Udhëtime në More, Shqipëri dhe Perandorinë Otomane”, gjejmë të shprehur diskursin politik, shoqëror dhe kulturor të Ali Pasha Tepelenës.
Ambicia për pushtet ka qenë një nga motivet që karekterizonte pushtetet politike dhe jetën e personaliteve në mesjetën e vonë. Ja si shprehej vet , Ali Pasha Tepelena për fillimet e karrierës së tij:
Aso kohe Tepelena nuk përfaqësonte asgjë për mua, veçsa thjesht vendin ku pata lindur, prej nga unë duhet të lëshohesha në sulme mbi gjahun që tanimë ishte konturuar në idetë e mia. Nuk ëndërroja dhe as mendoja për gjë tjetër veçse për barot, pasuri, pallate, dhe me një fjalë për ato që me kalimin e kohës i realizova dhe ato që synoj të realizoj, sepse në pikën ku kam arritur, dalloj se nuk është maja e llogarive të mia...


No comments: