Sunday 25 February 2018

Fjala shqip “burra” në një tekst poetik të Bajronit




Në vitin 1904 në Britaninë  e Madhe  u botua vepra e plotë poetike e Bajronit. Në veprën poetike të Bajronit përveçse poemave të tij të famshme si “Shtegtimi i “Childe Haroldit”, poemave orientale, “Don Juan-it” etj.,  u përfshinë dhe krijime poetike që i përkisnin momenteve të fundit të jetës së poetit romantik  anglez. Bajroni që në gjallje të tij,  por edhe më vonë pas vdekjes së tij, qe konsideruar si talenti më i madh poetik pas Shekspirit në poezinë angleze. Për këtë arsye vepra e tij poetike gjithmonë ka ngjallur interes. Në vëllimin VII të veprës së tij të edituar nga Coleridge në vitin 1904 është përfshirë dhe poezia “Songs to the Suliotes”-“Këngë Suliotëve”  e gjetur nga një autograf kushtuar Mr. Murray, mikut dhe botuesit të Bajronit.