Sunday 24 March 2013

Simbolika e një date






Është shumë e vështirë për një njëri pacifist dhe aspak dashamirës i dhunës, të pranojë faktin  dhe të jetë i gëzuar kur bombat fillojnë të bien mbi një kryeqytet evropian si ishte rasti i 24 marsit të vitit 1999, kur filluan bombardimet e NATO-s në Kosovë.


Sunday 17 March 2013

Shtet i përmbytur dhe përtëritja morale



Motivi i  përmbytjes është një nga motivet që gjendet në pothuajse të gjitha kulturat botërore. Historianët e civilizimit shpjegojnë se duke qenë se shumica e civilizimeve kanë nisur pranë lumenjve dhe liqeneve, ky motiv ka përfaqësuar jo vetëm një nga elementët kryesorë të jetesës së hershme të njeriut por dhe ankthin dhe frikën e tij ndaj tërbimit të natyrës kur niveli i ujërave ngrihej dhe shkaktonte fatkeqësi.


Monday 4 March 2013

Për një fushatë elektorale qytetare




Fushata elektorale nuk është shumë larg. Këtë ndjesi nuk ta jep vetëm afrimi i datës së zgjedhjeve por mbi të gjitha atmosfera dhe fryma që ka filluar të mbizotërojë gjithandej nëpër jetën sociale të vendit. Të interesuar deri në palcë , partitë e mëdha për të pasur rezultate maksimale kanë lidhur pas vetes një sërë partish të vogla, të njohura  dhe të panjohura.