Showing posts with label Krijimtari. Show all posts
Showing posts with label Krijimtari. Show all posts

Sunday, 8 January 2017

Natyrë e egër



Një thikë, një limon, një shtrydhëse
nuk mund te jenë një natyrë e qetë
limoni shtryllet, shtryllësja mbledh leng
e thika pret...

Nje thikë, një limon, një shtrydhëse
nuk mund të jenë poezi me varg të bardhë
shtryllësja ndryshket, thika mprehet 
e limoni lëshon gjethe radhë...

Nje thikë, një limon, një shtrydhëse
nuk mund të zbukurojnë një tavolinë
shtryllësja mpaket, limoni thahet
veç thika vazhdon të bëjë, kërdinë...



Wednesday, 24 August 2016

Një pasqyrë për shekullin e XX nga ADONIS





Shekulli i XX nuk ka qenë për të gjithë shekulli i dritave. Shoqëritë që kanë kaluar përmes ndryshimeve të njëpasnjëshme sociale, shpesh herë të tramatizuara nga këto ndryshime nëpërmjet ndërgjegjes së tyre, poetëve, kanë gjetur mënyrën si të shprehin këto kapërthime sociale si në poezinë e mëposhtme nga ADONIS. Duket sikur traumat e shekullit të kaluar po e ndjekin dhe sot Sirinë që vazhdon ende të stërmundohet e përgjaket si grua që është duke lindur, pa ditur nëse do të lindë apo do humb fëmijën. 

Një pasqyrë për shekullin e XX

Një arkivol që vesh fytyrën e një fëmije,
Një libër
i shkruar brenda krakaritjeve të një sorre
një kafshë që ecën me stërmundim përpara duke mbajtur një lule,
një gur 
që merr frymë brenda mushkrive të një të çmenduri
Ky është i tëri.
Ky është shekulli i njëzetë.


Përktheu: Dorian Koçi



Monday, 8 February 2016

Ikja e Orfeut



Në botën e nëndheshme nuk është aspak mirë
Ndaj kthehu e këndo për ne, Orfe!
Jeta këtu lart është shend e verë
E sotmja është më e mirë se e djeshmja, qe.

Nuk kthehem,nuk vij, as leje nuk marr
do iki nga drita do zhytem në terr
Kush më thote se toka është parajsa
Ta dini që per mua është ferr

Mbi krahët tuaja le të shkelqejë drita
Le të laheni në një ujëvarrë gëzimi
Kur vdiq Euridikia si nuk e kuptuat
Se bashkë me të lindi dhe trishtimi.


Nuk dua të rroj më në këtë botë
Mësohuni njerëz të dashuroni
Nuk lind asgjë nga e keqja
Nuk fitoni asgjë nëse lëndoni....


Monday, 24 August 2015

Jug




Një pemë,
një fik i mbirë në mur,
mbulon lakuriqësinë
 e pejsazhit
pa frikën e ankthshme të mëkatit.

Aromë jete, aromë deti


Sunday, 16 August 2015

Udhëtimi i Orfeut



Orfeu ndihej i mërzitur. Kënga dhe lira e tij nuk ndillte më askënd. E kish pikur një mall i zjarrtë për Euridiken ,ndaj vendosi të braktiste botën e sipërme dhe të zbriste në Ferr. E dinte që nuk do ta shpëtonte dot Euridiken por ideja se do të rrinte pranë saj e ngushullonte. Gjeti guvën dhe zgavrën ku priftereshat i këndonin himnet e tij dhe u rrokullis tatëposhtë pafundësisht.


Sunday, 9 August 2015

Aleksandri i Madh



Buqefali u ngrit hov përpjetas me të dy këmbët. Turfulloi, hingëlliu ethshëm, ra poshtë dhe u kthye mbrapsht. Aleksandri e cyti lehtas që të kthehej drejt brigjeve të lumit, por Buqefali vazhdoi në të tijën. Matanë nëpër kodrat e buta të luginës së gjerë, nxinin kokat e zeshkëta e njerëzve që e kundërshtonin. Kishte kohë që e vriste mendjen sesi t’i quante ata njerëz. E dinte fort mirë që ata e quanin pushtues, por ai s’kish dashur asnjëherë t’i trajtonte si të mundur. Shumë bashkëkohës, përfshirë dhe filozofë të mëdhenj i kishin shprehur njëlloj si njerëzit matanë lumit, synimet dhe motivet e ngarendjes së tij drejt Hindit, madje duke përmendur të gjitha tundimet e kësaj bote: pushtet, femra dhe para.


Friday, 7 August 2015

Shënimet e sprapme të një murgu Arbër në 1492




O udhëtar mos harro
Kur strehohesh ne gji te Gramës
Se trualli ku shkel
eshte toka e Olimpise qe zbuste gjarperinjte
e lindte Leken e Madh,
Toka e Pirro Burrit qe me elefante e guxim
mundi roman e latinë
i Gjergjit, Princit te Epirit
qe kuçedren e mundi per 22 herë
ndaj para se te gdhëndësh emrin e dëshirën
mendo per vete se a ke vlerë …

Tiranë 07.08.2015





Sunday, 7 September 2014

Ndodh rëndom...



Ndodh rëndom
që nën një dritë të trishtë hëne
të ndodhin ngjarje të bukura
si p.sh një kafe e pirë vonë
që pafajësisht të zhyt në mendime
për çka ngjet padashur në tavolinë
ku sëbashku me tisin e natës
ulet përballë dhe vetvetja
dhe fillon gjyqin e pamërshirshëm të kujtesës
Ndodh rëndom…




Sunday, 1 June 2014

Homeri


Homeri rri ulur mbi një gur dhe hedh vështrimin e përhumbur nga andej që mendon dhe përfytyron se duhet të jetë deti. Ai është i verbër, ndaj thith fort me flegrat e hundës ajrin e lagur për të kuptuar se nga duhet të jetë deti.


Friday, 2 May 2014

Dodona



Migroi dija
në trajtë pëllumbash,
ndërtoi fole në trajta lisash
kumtoi fjalë
në trajta shushurimash
jehoi të vërteta
në trajtë magjike
Dhodhona, Dhodhona
Thothona, Thothona

Thona…thona….




Tuesday, 22 April 2014

Pejsazh heliocentrik ne Apolloni



Gjeografi antik Demeter,
latin nga shpirti dhe ilir nga genosi
ndersa sodiste ne Apolonine e lashte
qytetin e diellit buze lumit Aos
detin e pafund dhe kodrat e buta
pati ndjesine se Gea e lashte
perderisa dielli rrezohej perposht
mund te ishte e rrumbullaket dhe jo e drejt si besonin te gjithe.

Shume shekuj me vone,
murgu Aleks, bizantin nga shpirti dhe arber nga genosi,
ndersa sodiste detin qe ishte larguar
dhe lumin Vjose qe kish ndrruar shtrat
ndoshta pasi kish lexuar Demetrin
pati te njejten ndjesi si gjeografi i lashte.

Te dy mbeten tek ndjesite
ose tek ne s'arriti gje e shkruar
ishte viti 410,
Alariku pasi kish shkaterruar per 2 vjet brigjet ilirike
po pergatitej te kapercente detin.
Botes do i duhej te priste 1000 e ca vjet
derisa Magelani t'u hipte anijeve...




Tuesday, 8 April 2014

Ana Komnena





Ana Komnena
e lindura ne Pallatin Perandorak
ne dhomen e purpurt ku lindtin vetem princa,

kur i humbi shpresat per te marre pushtetin dhe hipur te shoqin ne fron
u mbyll ne nje manastir
dhe ne litanine e vet
filloi te rrefeje mureve dhe murgeshave
skandalet e pushtetit ,dhunen,paqen, intrigat, krejt te vertetat e Perandorise
me pak fjale per te siguruar perjetesine
kaleroi muzen e historise...


Apolonia



Apolonia

Qytetari ilir Skerd,
banor i Apolonise se lashte,
i pasur me skllever, toka e ullinj
rri veshtron nga dritarja viles se tij
i zhytur i gjithi ne limonti
sesi lundrojne anijet gjithe mall e pasuri
ne lumin Aos.

Matane brigjeve te Danubit,
nen nje qiell te erret, te zi
antari i bashkesise visgotase i quajtur Alarik
i mjere ne pasurine e paket te tij
enderron per brigje gjithe det e diell
kodra te mbushura gjithe vreshta e vere
robina te bukura pa mantel
dhe eshte i mbushur gjithe vrull e gjalleri.

Dielli po perendon lart mbi Iliri
limontia e merzia ka kapluar gjithandej
per fat te keq po lind dielli i endrres se visgotit Alarik
eshte viti 408
edhe pak dhe nuk do kete me Apoloni...

Tirane 4.4.2014




Sunday, 16 February 2014

Mungesa e shfaqjes



Ka kaq shumë pikëllim në ajër
sa dhe kllounet spo ia dalin dot ti
bejne njerzit te qeshin

Ku eshte shfaqja?
Ku eshte laraska
Ku eshte gracka?

Si do ta kuptojmë
Se kush ka vrare pa shfaqje
Si do ta kontrollojme veten pa shfaqje?

Nuk ka shfaqje por ka ballo me maska
Le të themi se është shfaqje
Shfaqje e vobektë symaskuar…

t:150%;font-family:"Verdana","sans-serif";mso-ansi-language:SQ'> 


Ti vajzë...



Ti vajze nuk e di,
se naten vone kur ti nuk je me ne dritare
une te imagjinoj ende aty
me buklet e hedhura menjane
dhe fytyren gjithe drite qe parvazet ndricon...
Ti vajze, i prish te gjitha paralelizmat e mundshme letrare
sepse nen ate nate te mbushur gjithe yje
aty lart ne dritare
Je thjesht e mbrekullueshme...





Sunday, 2 February 2014

Eva...



Eva nuk i ha mollët. E ndjen që i bëjnë keq ndaj edhe pse i varen mbi kokë nuk i prek fare me dorë. Të gjithë kujtojë se kjo është një sjellje snobizmi nga ana e saj ndaj dhe flasin nën zë se kur bie muzgu ajo patjetër që i këput mollët nga pema, i ha dhe madje dhe qeras dhe njerëz.


Orëndreqësit



Një orëndreqës
s’është as më shumë e as më pak
se një shërbëtor i kohës
që kur kurdis orën
përshtat dhe kohën e vet
në varësi të orës që ndreq.


Friday, 20 December 2013

Hamlet dyshues apo Don Kishot i marrë?




 Në historinë e letërsisë botërore dhe veprave të mëdha ekziston pothuajse gjithmonë një dyshe personazhesh shumë të afërt  që përveçse se ndajnë një miqësi shumë të ngushtë mes tyre në fakt ndihmojnë dhe  njëri-tjetrin për të kuptuar realitetin. Kështu p.sh tek kryevepra e Servantesit “Don Kishoti i Mançës”, të sjellë aq mjeshtërisht nga Noli dhe Petro Zheji në shqip, marrëzive kalorësiake dhe fluturimeve në fantazi të Don Kishotit i duhet serioziteti dhe pafajësia e Sanços për ta rikthyer atë sërish me këmbë në tokë.


Sunday, 8 December 2013

Amëshim







Në një qeli,
Një murg shkruan me flakë qiriri
Emrin e Zotit
C’lutje të mendojë vallë?

Në një dhomë
Një shkrues shkruan me fjalë shpirti
Emrin e Muzës
C’vargje të thurr vallë?

Lutja dhe falja ngërthehen me njëra tjetrën
Murgu dhe poeti duken se janë një…

Perktheu nga liturgjia: Poeti

Përktheu nga poezia: Murgu


Friday, 16 August 2013

Mosmirënjohja



... Dhe u mblodhën të gjithë konspiratorët
tufë  rreth trupit të vdekur të Cezarit
dhe mes gjithë asaj lemerie gjaku të rrjedhur
të gjithë filluan të flasin me zë të lartë e të grinden
 se kush e kish dhënë  goditjen më fatale