Tuesday 16 June 2020

Arkeologu i dijes filozofike.





Sa jetonin centaurët e pyeta një ditë Prof Moikomin ndërssa flisnim për librin e tij të fundit “Centauri i Dritës”. Buzëqeshi dhe pa u bezdisur që e kisha ndërprerë ( ky ishte gjithmonë stili ynë i i bisedës) më tha se centaurët janë krijesat që mësuan Akilin. Imagjino më tha me stilin e tij lakonik-kur u mësuan sekretin e përjetësisë Akilit,( sepse jam fort i sigurtë se nuk e kishte fituar atë duke u zhytur në lumin Stiks  nga e ëma), sa duhet të jetonin vetë? Jam i bindur se sikur te rrëfenja e njohur e Saadi-ut ku mësuesi mëson 99 hile te sporti i mundjes nxënësit të vet dhe një e mban për vete kur ai do ta sfidojë, ashtu dhe centaurët i mësuan Akilit përjetësinë por me një cen të vogël, që ai mund të vritej në thembër. Nuk mund të thosha më asnjë fjalë pas këtij pasazhi që bënte bashkë dijen e lashtë antike me misticizmin e lindjes dhe e konsiderova veten me fat që kisha mundësi të bisedoja me këtë njeri që ishte një Sokrat i kohës sonë. Nuk bëja gabimin që ta quaja Platon,  pasi në republikën e së ardhmes , Platoni i kishte përjashtuar poetët dhe Moikom Z , Siç nënshkruante në librat e vet  i kishte bezdi njerëzit që nuk respektonin poetët.