Thursday 29 January 2015

Misioni i (pa) mundur për hapjen e dosjeve në Shqipëri-Intervistë në Dojce Welle



“Shtëpisë së gjetheve”, një ndërtesë e fillimit të viteve '30 në qendër të Tiranës, realisht i mungojnë këto ditë gjethet. Jo vetëm sepse jemi në stinën e antigjelbërimit, por dhe nga vendimi më i fundit i autoriteteve zyrtare për ta “nxjerrë në dritë” godinën. Kjo shtëpi misterioze që ka shërbyer për oficerët NS në Luftën e Dytë Botërore dhe për Sigurimin famëkeq të Shtetit në kohën e diktaturës komuniste, ka hyrë në procedurat e shdërrimit në muze, në zbulim të destinacionit dhe funksionimit të saj si një qendër e sofistikuar e përgjimeve, në aplikimin e “çimkave” regjistruese për mendimet dhe gjykimet e atyre që mendonin ndryshe nga infrastruktura e sistemit totalitar.