Friday 1 April 2016

Përse dhunojmë?



Dhuna në shoqërinë tonë është e pafalshme. Dhunojnë të dobëtit në shpirt, mendime dhe ide sepse në fakt, fjala është më e fortë dhe më bindëse se çdo gjë tjetër.
Nën "thundrën e përdhunës" shkruante Noli, 80 vjet më parë dhe me siguri më shumë sesa dhunë politike e kish fjalën dhe për dhunën sociale.
Kemi kaluar si shoqëri përmes revolucioneve të veshjeve, estetike dhe  seksuale, por kemi harruar njeriun. Ndryshimet shpirtërore nuk i kemi pasqyruar në mentalitetet tona dhe thellë brenda vetes vazhdojnë të nxjerrin krye,  paragjykimet e vjetra me shprehje tipike si "druri ka dalë nga xheneti" apo "kështu i do mushkat drutë".
Një shoqëri emancipohet kur mendësia e ndryshimeve bëhet trend, dhe jo kur paraqitja e jashtme është moderne. Na duhet t’iu përshtatemi ndryshimeve që kemi përjetuar edhe në kulturë, përndryshe do mbetemi një shoqëri estetike dhe hedoniste, dhe në thelb e pakulturuar dhe imorale.




No comments: