Thursday 18 February 2016

Harapi i Beledijes (1916), portret nga Kol Idromeno.



Beledije në turqisht do të thotë bashki, dhe personazhi zezak në tablo, shërbente si roje pranë bashkisë së Shkodrës. Prania e popullsisë zezake ka qenë e pakët në Shqipëri. Bajroni në takimin e famshëm me Ali Pasha Tepelenën, kur përshkruan hyrjen e personazhit letrar Child Harold në kështjellën e Tepelenës përmed mes popullsive të tjera që baresin në oborr dhe etiopianë.
Rëndom mbi prag të portës që kërcet,/Nget kalin shpejt ndonjë tartar fesgjatë./Turq, grekë, shqiptarë, arapë aty përzien/Në lloj-lloj ngjyra gjer sa zëri i mbytur. Më poshtë kur përshkruhen popullsitë përmenden sërish etiopianët.Delinë me qylaf e jatagan,/Grekun dinak, të zinë bir me cen/ T’Etiopisë.  Vetë , Jusuf Arapi, një nga besnikët e Ali Pasha Tepelenës, mendohej se ishte një mulat dhe gjysëm vëlla i Pashait, që i ati i tij Veliu,  e kishte me një skllave haremi etiopiane. 
Gjithësesi përqëndrimi më i madh i kësaj popullsie gjendej në Ulqin, aq sa ishte krijuar edhe një lagje. Popullsia zezake fillimisht kishte ardhur aty si skllevër te blerë në pazare të skllevërve në Vlorë nga detarët ulqinakë për të shërbyer në anije. Madje fuqia ekonomike e familjeve ulqinake varej pikërisht prej numrit të zezakëve qe kishte në kuadër të familjes. Nuk ka të dhëna të sakta se sa ishte realisht numri i zezakëve në Ulqin, por afërsisht themi se ishin disa dhjetëra, e kjo ka të bëjë sidomos me shek.XIX. Me vone kjo popullsi fitoi lirine dhe u integrua ne jeten e qytetit. Në aspektin social, komuniteti i harapëve siç quhen në Ulqin, në shumë aspekte ata u bën pjesë e familjeve ulqinake, duke punuar në bashkësitë familjare por edhe angazhimin në detari, bujqësi e shërbime tjera. Ata, bashkëjetuan me shqiptarët, morën nga kultura shqiptare por edhe i dhanë kulturës shqiptare aq sa kishin mundësi, ku në mënyrë të veçantë dallohet fusha e folklorit.
Duke ndarë fatin me shqiptarët ata moren mbiemrat e familjeve shqiptare ku ishin vendosur, por edhe u shperngulen me agallarët e beglerët ulqinakë siç ishte rasti në vitin 1880, duke u vendosur në Shkodër, kur Ulqini iu dorëzua Malit të Zi nga ana e Fuqive të Mëdha.Si dëshmi kemi pasardhësit e tyre që janë edhe sot në Shkodër ndonëse në numër të reduktuar, sikurse edhe në Ulqin. Ka të ngjarë që Arapi në tablo të jetë një prej këtyre zezakëve të Ulqinit.


No comments: