Monday 22 June 2015

Miti Bajronian shqiptar.



Filozofi dhe esseisti i njohur anglez Francis Bacon  (1561-1626) në esenë e tij mbi “Udhëtimet” shkruan se udhëtimi , për moshat e reja është pjesë e edukimit, në moshat e vjetra është pjesë e eksperiencës.[1] Që prej asaj kohe udhëtimi i njohur ndryshe dhe me emrin Grand Tour ishte kthyer në një mjet e përvojë edukuese për të rinjtë e aristorkracisë angleze. Mirëpo në fillim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional i “Grand Tour-it pësoi një ndryshim themelor. Turi i Francës dhe i Italisë u braktis dhe udhëtimet në Greqi, Shqipëri dhe Turqi, të cilat ishin pjesë të Perandorisë Otomane u bënë të modës.


Tuesday 16 June 2015

Politikë bajate përgojimesh



Zgjedhjet lokale kanë shkaktuar një debat dhe reaksion të natyrshëm në jetën politike të vendit. Akoma pa u zgjedhur kandidatët  janë vënë në qendër të vëmendjes për të analizuar çfarëdolloj veprimi apo aksioni politik të pritshëm. Sigurisht që në këto debate nuk ka asnjë gjë të keqe pasi ato janë një pasqyrë e mirë për të mësuar se ç’pret opinioni publik nga kandidatët e përzgjedhur apo se cila do të jetë sjellja e tyre politike në përputhje me projektet dhe premtimet elektorale.


Friday 12 June 2015

Fushatë për qytetarët dhe jo zgjedhje të përgjithshme



Fushata elektorale për zgjedhjet lokale e mbylli javën e saj të dytë. Kjo gjë mund të kuptohet lehtë jo vetëm nëpërmjet datës së kalendarit zyrtar të fillimit të saj por dhe nga intensiteti i aktivitetit politik të dy koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje. Qytetet dhe sheshet e Shqipërisë po bëhen dëshmitarë të mitingjeve dhe emocioneve politike që po e jonizojnë së tepërmi politikisht jetën e përditshme. Për më tepër, një teknologji e përsosur informacioni po e shoqëron veprimtarinë e të dyja grupimeve të mëdha politike, duke e sjellë drejtpërsëdrejti atmosferën politike në tryezat dhe sallonet e qytetarëve.