Thursday 29 March 2018

Kisha e Shën Athanasit të Muzakajve në Kostur.





Kisha e Shën Athanasit në Kostur është një nga monumentet më të vjetra bizantine në krahinë. Sipas shënimit të ktitorit(ndërtuesit) që ka ardhur deri në ditët e sotme në murin perëndimor të saj, kisha u ndërtua në vitet 1383-1384 nga vëllezërit Stoia dhe Theodhor Muzaka, sëbashku me murgun Dionisi. Të dy vëllezërit ishin pjesëtarë të familjes fisnike Muzaka e cila sundonte Kosturin në ato kohë para pushtimit otoman. Mbishkrimi i stilizuar gjendet mbi portën në anën perëndimore të saj. Në të shkruhet:


Sunday 25 March 2018

Childe Harold/ Shtegtimi i polifonisë shqiptare në Europë përmes Bajronit




Historia e ringjalljes së popujve dhe kombeve të Ballkanit, nuk mund te kuptohet pa kontributin e elitave evropiane të cilat në një moment të caktuar të historisë kulturore së Europës, siç  ishte Romantizmi, u përfshinë drejtë për së drejtë ose tërthorazi në mesazhet kulturore të ringjalljes së Greqisë Antike, Epirit dhe Maqedonisë. Një nga figurat evropiane që pati një ndikim të madh në Romantizëm por edhe në kontaktet kulturore midis botës evropiane dhe botës orientale ishte poeti romantik anglez Xhorxh Bajroni(1788-1824).


Saturday 24 March 2018

Historia si një udhëtim letrar…



Historia në antikitet kishte muzën e vet të njohur me emrin Klio që  ishte një nga nëntë muzat që respektohej në botën antike. Origjina etimologjike e kësaj fjale vinte nga fjala greqisht  κλέω/κλείω  që do të thotë të tregosh të rrëfesh dhe në të njëjtën kohë të bësh të famshëm ngjarjen apo personazhin që rrëfen.


Sunday 18 March 2018

Gravura "Kafeneja Orientale" në Trieste dhe dy personazhe shqiptarë




Në Muzeun e Artit Oriental në Trieste ndodhet një pikturë me laps e titulluar “The Oriental cafe of Trieste” –Kafeneja Orientale në Trieste. Gravura daton në vitin 1888. Ajo ka përmasat 64.0 x 47.4 cm dhe paraqet katër  burra, nga të cilët dy janë duke gjerbur dhe shijuar një kafe turke dhe dy të tjerët duket se janë pronari i kafenesë dhe shërbyesi apo hyzmetçiu, siç quhej në terminologjinë e kohës. Pronari qëndron në një dritare të hapur dhe është duke ndjekur bisedën e tyre, ndërsa hyzmetçiu duket më pas në sfond duke dëgjuar me vëmendje.  Dy personazhet, që po pijnë kafenë dhe po bisedojnë janë të veshur njëri me fustanellë, brez, jelek dhe fes me xhufkë,  ndërsa tjetri është i veshur me jelek dhe branevek. Nuk e dimë origjinën etnike të këtyre personazheve, por nga nisur nga veshja e tyre mund të mendojmë se janë shqiptarë.