Saturday 30 January 2016

Kur bota romantike arbëreshe njihej nga romantizmi evropian



Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të  elitës  arbëreshe është padyshim Jeronim De Rada që ndryshe nga paraardhësit e vet jo vetëm pati meritën që hapi siparin e Romantizmit në letërsinë shqipe me veprën e tij “Këngët e Milosaos” 1836, por për herë të parë e integroi letërsinë e një komuniteti të vogël në rrjedhat europiane të kohës. 


Monday 25 January 2016

Fryma Kombëtare e Kongresit të Parë Bektashian.



Situata fetare në Shqipëri në prag të zgjimit kombëtar ishte pothuajse shumë e ndryshme nga ajo e vendeve të tjera ballkanike apo dhe vendeve të tjera të Evropës Juglindore . Pushtimi otoman kishte sjellë  një faktor tjetër në skenë përsa i përket situatës fetare në Shqipëri. Në fillimin e shekullit të XVI filloi procesi i Islamizimit të një pjese të popullsisë. Megjithëse ky konvertim nuk ishte masiv në fillim( sipas një raporti që dokumenton vizitën e Marino Bizzi, arkipeshkopit të Tivarit në 1610 ,përmendet se “vetëm 30% e popullsisë ishte konvertuar në besimin Islam”[1], ky numër do të rritet në mënyrë të ndjeshme në shekujt e XVII dhe XVIII.


Sunday 24 January 2016

Shtegtari romantik në Shqipëri



Poeti i  madh romantik anglez George Gordon Byron, gjatë vizitës së tij në Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë,  mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian” (Portret i një fisniku me veshje shqiptare). Portreti u vendos në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë.


Friday 22 January 2016

Prijësit shqiptarë dhe Makiaveli




"Qëllimi justifikon mjetin" është një kuinsentencë që ka rrjedhur, nga traktati politik “Princi” i Makiavelit, i botuar në 1513. "Qëllimi nuk zgjedh mënyrë" u pat deklaruar disa diplomatëve francezë Mehmet Aliu në 1805 pasi kish marrë pushtetin në Kajro. Ta kish lexuar vallë Makiavelin?


Thursday 21 January 2016

Rizbulimi i Shqipërisë në fillimin e shekullit të XIX.



Nëse e postulojmë “zbulimin” e Ballkanit në një moment historik relativisht mjaft të vonë kjo nuk do të thotë se dëshmitë dhe përshkrimet e udhëtarëve kanë qenë dukuri që u shfaq vetëm mbas shekullit të XVIII. Shumë nga dëshmitë e mëparshme sidomos nga ato që janë hartuar nga vrojtues politikë , nga oficerë të shërbimeve sekrete e nga diplomatët kanë qenë shpesh herë fryt i vështrimeve më të mprehta dhe më të informuara se disa nga dëshmitë e udhëtarëve të mëvonshëm.


Tuesday 19 January 2016

Dilema midis realitetit dhe artit




Arti dhe realiteti nuk janë gjithnjë dy anët e ngjashme të një medalje. Është mjaft e njohur hendeku i madh midis realitetit dhe artit si krijimtari e veçantë. Platoni, shumë shekuj më parë në veprën e tij “Republika” i përjashtoi poetët pasi sipas tij me artin e tyre korruptonin ndjenjat e publikut. Nuk e di se çfarë do të shkruante për piktorët , por ajo që mund të vihet re është se kur lexon libra të autorëve që përshkruajnë mesjetën e sidomos Stephan Cvajg te “Magelani”, me popullsinë që nuk njihte se ç’ishte sapuni e me kushte higjienike të vështira, por në të njëjtën kohë kundron artin figurativ të Rilindjes Evropiane, gjithë ngjyra pasionante, pastërti dhe jetë,  realizon se arti vërtetë ka shërbyer si “mburojë” për të paraqitur botën si duhet të ishte.


Monday 18 January 2016

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, princi evropian i Arbërisë...




Skënderbeu ishte një Princ i mesjetës, njëlloj si princërit evropianë që analizon filozofi italian Makiaveli në veprën e tij të famshme “Princi”. Gjergj Kastrioti lindi në Arbëri, e cila ishte nën sferën e influencës të qytetërimit perëndimor, por u rrit në Turqi ku gjithë monarkia ishte e qeverisur nga një drejtues dhe të tjerët ishin veçse skllevër të tij e sipas Makiavelit sundonte despotizmi.


Toponimia dhe simbolet kulturore në Këngët e Milosaos


Milosao, Princi i Skutarit të Moresë[1]


Në shekullin e XIX  kujtesa kolektive shqiptare e ruante shumë zbehtë kujtimin e emërtimit etnik mesjetar për shqiptarët, “Arbër”.  Kujtesa e këtij emërtimi më së shumti lëvronte në qarqe të shkolluara të elitës shqiptare, kryesisht në ato që përdornin latinishten dhe kishin njohuri për epopenë arbëre të Skënderbeut në shekullin e XV nga leximi i veprave të Barletit  dhe tek tuk i mbetur në emërtime si Labëria , ku në mënyrë të pavetdijshme ishte fiksuar si emërtim por jo se kishte një njohje të origjinës së tij nga banorët që e përdornin.


Friday 15 January 2016

Ali Pasha Tepelena dhe SH.B.A



Kur janë përpjekjet e para institucionale të shqiptarëve për të vendosur marrëdhënie diplomatike me SH.B.A.?


Shqiptarët në Odesë



Diaspora shqiptare ka pasur një qendër të rëndësishme dhe në Odesë. Shqiptarët ishin vendosur që në fillimet e themelimit të qytetit, ku shërbenin si mercenarë dhe tregtarë të vegjël, të njohur si me emrin arnautë. Në mes të shekullit të XIX ' , drejt Odesës pati një rrymë emigrimi nga shqiptarë ortodoksë nga Korça, Përmeti e Kolonja.


Friday 8 January 2016

Transformimet demokratike në Shqipëri përmes veprës së Ismail Kadaresë



Ky vit filloi mbarë për kulturën shqiptare. Shkrimtari ynë, Ismail Kadare, nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit francez “Legjioni i Nderit”. Studimet mbi tranzicionin dhe ndryshimet politike që përfshinë Europën Juglindore në kapërcyellin e viteve ’90 janë fokusuar kryesisht në vektorët politikë dhe ekonomikë, duke lënë paksa mënjanë vektorin kulturor dhe përfshirjen e elementeve kulturore në këto transformime politike të rëndësishme që shënuan rënien e komunizmit dhe triumfin e demokracisë liberale.
Shqipëria dhe rasti shqiptar nuk bën përjashtim nga kjo përqasje analitike ndaj tranzicionit në Europën Juglindore, por duke qenë se rasti i saj është më specifik se shtetet e tjera të ish-kampit socialist, analizimi i vektorit kulturor meriton një vëmendje të veçantë. Studimi mbi fushën e kulturës dhe të ligjësisë tregon se në shoqërinë qytetare marrëdhënia mes moralit dhe zgjedhjeve individuale dhe norma prodhon shumë më shumë sugjerime për t’i përkthyer në ligje dhe programe politike.
Tranzicioni politik në Shqipëri, i filluar në dhjetor 1990 me pranimin e pluralizmit politik, e ka një histori dhe eksperiencë të filluar së pari në shndërrimin e kulturës shqiptare në një katalizator të ndryshimeve në vend. Pa dyshim një figurë e rëndësishme e shndërrimit të kulturës shqiptare nga një kulturë socialiste e fokusuar në rolin e saj meseanik rreth Njeriut të Ri, në një kulturë ku spikaste liria individuale si liri personale dhe liri krijuese për të përçuar mesazhe humane dhe rrjedhimisht një liri më të madhe mendimi të audiencës, është figura dhe personaliteti i Ismail Kadaresë. Në vazhdimësinë e veprave të shumta të Ismail Kadaresë ka me qindra mesazhe humane që tejkalonin “Perden e hekurt” dhe tregonin një Shqipëri të pazakontë, që vuante nën totalitarizëm, por me njerëz normalë të cilët përpiqeshin të ishin po aq europianë sa dhe kombet e tjera europiane.
Në vitin 1987, pas një sorollatjeje të gjatë nëpër zyrat e shtetit, u botua romani i shkrimtarit Ismail Kadare “Koncert në fund të dimrit”, ku autori bënte një autopsi të komunizmit kinez, korrente të të cilit kishin fryrë dhe në Shqipëri. Për lexues të kualifikuar nuk ishte e vështirë të kuptoje përmes faqeve të tij aparatin e dhunës, si dhe represionin në jetën e përditshme të qytetarëve të thjeshtë. Në vepër mungonte një personazh kryesor pozitiv, i cili përçonte një mesazh pozitiv për të ardhmen. Romani mbyllet me personazhin e plakës Hasije, e cila ngatërron pushtuesit osmanë me kinezët, duke lëshuar një alegori të fortë se Shqipëria kish qenë e mbetej e përhershme dhe jo ideologjitë që vinin e iknin. Për më tepër, për herë të parë në një vepër artistike hidhej dritë mbi anën njerëzore të ngjarjeve të përgjakshme të të ashtuquajturit puç ushtarak në vitin 1974, tema tabu për opinionin shqiptar të kohës që ishte i detyruar të lexonte vetëm variantin politik në orët e gjata të edukimit politik.
Në përgjithësi, regjimi komunist nëpërmjet hierarkëve më të lartë në kulturë, pjesa më e madhe e të cilëve ishin prodhim i drejtpërsëdrejti i shkollave sovjetike dhe atyre kuadrove të krijuar gjatë të ashtuquajturit revolucionit tekniko-shkencor, një përpjekje mjerane e komunizmit shqiptar për t’iu kundërvënë revolucionit hi tech dhe dijeve të thelluara në Perëndim, u përpoq që të ringjallte një frymë liberalizimi të kontrolluar përmes levave dhe forumeve të Partisë së Punës. Në këtë kontekst, koncepti i kritikës së drejtë dhe autokritikës i zhvilluar rreth viteve ’70 nga diktatori Hoxha u rimor sërish në formën e pluralizmit të mendimeve për t’ia kundërvënë konceptit të pluralizmit politik, që do të sillte dhe ndryshimin e sistemit monopartiak. Në këtë kohë kemi edhe inflacionin e termit intelektual, që do të luante një rol të rëndësishëm në ligjërimin publik shqiptar gjatë tranzicionit. Regjimi komunist e nënvlerësoi rolin e kulturës dhe aftësive të saj për të mobilizuar një mesazh të ndryshëm nga ai zyrtari.
Kështu ikja e Ismail Kadaresë në Francë në tetor të vitit 1990 e vendosi shtetin shqiptar në situatën kur një nga përfaqësuesit e letërsisë së realizmit socialist do të duhej t’i ndalohej vepra dhe të shpallej armik. Situata ishte e ngjashme me dënimin e Pasternakut në Bashkimin Sovjetik më 1958-n pas marrjes së çmimit “Nobel”, por nëse Pasternaku në kuadër të Luftës së Ftohtë nuk mund të shërbente si model për të inspiruar ndryshime politike, ikja e Kadaresë bash në momentin kur diskutohej ideja e pranimit të pluralizmit politik, ishte një shembull që përshpejtoi disa nga ndryshimet politike të pritshme.

Franca, Europa nderoi një figurë e personalitet që shpeshherë ka shkruar për të shkuarën dhe të ardhmen e saj, por Shqipëria ka më tepër nevojë se kurrë për mesazhe që përforcojnë të tanishmen e saj europiane. Le të shpallet ky vit, viti “Kadare” në kulturën shqiptare, duke qenë se është 80-vjetori i lindjes i tij dhe së bashku me të dhe një rrugëshënim i rëndësishëm i historisë, kulturës dhe identitetit shqiptar në mes të shekullit XX dhe fillimshekullit XXI.
Gazeta Shqip


Saturday 2 January 2016

Nderim kulturës, identitetit dhe historisë shqiptare



Ky vit filloi mbarë për kulturën shqiptare. Shkrimtari ynë Ismail Kadare nderohet me dekoratën më të lartë të shtetit francez "Legjioni i Nderit".