Sunday 27 December 2009

Liberalizimi i vonuar i vizave







Dhjetori nuk ka qenë ndonjë muaj i preferuar për shqiptarët. Duke qenë fund viti, dhe një nga muajt më të ftohtë ai është shoqëruar shpesh me përralla rreth zjarrit. Megjithatë jo të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në dhjetor kanë qenë gjithmonë përralla. Ngjarjet e dhjetorit 90’ në fakt ishin ngjarje përtej fantazisë së pritshme të një populli të munduar nën një regjim diktatorial.


Saturday 12 December 2009

Shqipëria Natyrale






( Refleksione për librin “Platforma e Shqipërisë Natyrale” nga Koço Danaj)

Disa pyetje vinë natyrshëm ndërmend në përvjetorët e festës kombëtare të 28 Nëntorit. A është kjo festa kombëtare që duhet të festojmë? A është Shqipëria ajo që është caktuar nga Konferenca e Londrës?A e pranojnë shqiptarët këtë realitet dhe sa të lirë janë sot shqiptarët të shprehin disa të vërteta për gjendjen e tyre në Ballkan?


Friday 20 November 2009

Harmonia Sociale



Pyetjes në fëmijëri, se kush peshon më tepër një kg hekur apo një kg pambuk, i jemi përgjigjur në mënyrë të pafajshme: një kg hekur. Ky ka qenë dhe ndoshta mbetet leksioni i parë i Fizikës se gjërat që në pamje të parë duken si të ndryshme kur kanë masën e njëjtë janë të barabarta. E ndërtuar si pyetje në shekullin e XVII, atëherë kur shkencat e natyrës pas robërimit teologjik që kishin pasur në shekujt e mesjetës, kishin filluar të shijonin flladin e lirisë të Rilindjes dhe Iluminizmit, ajo nuk reflektonte ndryshimin vetëm në llogjikë dhe arsye por kërkonte të kumtonte leksione dhe për shoqërinë civile.


Thursday 22 October 2009

Mediatizimi i shkruajtjes së historisë







Me rastin e përvjetorit të festës kombëtare të Kinës, në shtypin shqiptar nuk munguan komentet pozitive për ecurinë ekonomike të këtij shteti të madh si dhe përpjekja e veçantë për të kaluar nga sistemi i centralizuar ekonomik në atë të ekonomisë së tregut. Nuk mund të mungonte natyrisht dhe një historik i shkurtër i marrëdhënieve shqiptaro-kineze, ku midis shumë episodeve të miqësisë tradicionale nuk u la pa përmendur dhe kontributi i Shqipërisë në hyrjen dhe pranimin e Kinës në OKB me të drejta të plota.


Monday 28 September 2009

Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”






Botimi dhe publikimi i një enciklopedie ka përbërë gjithmonë një ngjarje të shënuar në jetën kulturore dhe shoqërore të një kombi. Madje ka raste siç është ai i botimit të enciklopedisë franceze nga viti 1751 deri në 1772 i cili ka qenë i një rëndësie të tillë politike sa ka zënë dukshëm vendin më të rëndësishëm në historinë shoqërore dhe letrare të shekullit.


Sunday 20 September 2009

Pesha e Stabilitetit




Sa herë që hapet çështja shqiptare në Ballkan, siç ishte rasti i deklaratës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha, për “unitetin kombëtar të shqiptarëve në rajon” nuk mënojnë të vinë komentet ndërkombëtare. Strukturat e këtyre reagime janë tashmë të njohura. Si fillim ravijëzohet fantazma e “Shqipërisë së Madhe”, rëndësia e stabilitetit në rajon dhe pastaj ndonjë kërcënim i fshehtë midis rreshtave për ndërprerjen e mbështetjes së shqiptarëve dhe pse jo një ndjenjë keqardhje për bombardimin e Serbisë dhe hapjes së telasheve me shtetin më të ri të Evropës –Kosovën.


Wednesday 8 July 2009

Paragjykimet antishqiptare






      Një anekdotë historike e viteve 20’ rrëfen se kur imzot Noli ndodhej në Gjenevë në krye të delegacionit shqiptar për të mbrojtur hyrjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në bashkëbisedimet që kishte me një delegat francez, vazhdimisht shikonte mbrapa. Një moment diplomati francez e ndërpret bisedën dhe e pyet nëse e shqetësonte diçka. Im zot Noli iu përgjigj “ jam duke parë se mos më bie bishti që ju thoni se kanë shqiptarët” Diplomati francez i cili kish rënë preh e propagandës serbe të viteve 20’ u skuq dhe nuk foli.


Thursday 7 May 2009

Hesapet dhe kasapët

   


Fjala "hesap" vjen nga fjala arabe "hasaba", që do të thotë të bësh llogari. Prej gjuhës arabe ajo ka hyrë në gjuhën turke dhe prej andej në pothuajse të gjitha gjuhët e Ballkanit. Në të gjitha këto gjuhë gjenden dhe metaforat si "larje hesapesh" apo "hesapet e mira bëjnë miq të mirë". Kur kanë ngatërruar hesapet me njëri-tjetrin popujt ballkanikë, në shesh kanë dalë kasapët për t‘i zgjidhur ato. Edhe fjala kasap vjen nga arabishtja prej foljes "qassaba" e, prej saj në turqisht dhe gjuhët e tjera të Ballkanit. Do të thotë ‘të presësh mish”. Natyrisht, rruga nga llogaritë dhe matjet e deri te të prerit mish është e gjatë,por e mjaftueshme për të treguar historitë e nacionalizmave dhe fillesat e shteteve ballkanik.


Tuesday 28 April 2009

70 vjet (pa)Siguri Kombëtare


Shtatëdhjetë vjet më parë, në të premten e zezë të 7 Prillit 1939, Shqipëria u sulmua në mënyrën më të pabesë nga Italia Fashiste, një vend i cili sipas marrëveshjes së pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve më 1921 (pararendëses së OKB së sotme) ishte vendi garant për pavarësinë e Shqipërisë.


Thursday 12 March 2009

Skënderbeu dhe Kombi




Në tragjedinë “Hamlet” të Shekspirit, princi tragjik i Danimarkës për të vërtetuar dyshimet e veta ndaj të ungjit, organizon shfaqjen e një pjesëze teatrale të quajtur “mouse-trap”. Në saj të kësaj pjesëze, princi dyshues dëshiron të riprodhojë skenat e jetës së mëparshme të atit të vet deri ne çastin fatal, atë të helmimit.


Saturday 7 February 2009

Opinioni publik dhe rinegocimi i marrëveshjes detare






Në paqen që u firmos pas Luftës Ruso-Turke 1769-1774, Perandoria Otomane i dha Austrisë si shpërblim për ndihmesën e saj në arritjen e paqes një “rrip të ngushtë toke”. I konsideruar si një territor i vogël dhe i papërfillshëm nga përkthyesi zyrtar i Perandorisë Otomane që ishte një grek fanariot, territori u quajt një dhuratë simbolike dhe pa implikime për të ardhmen.