Monday 28 September 2009

Enciklopedia maqedonase dhe “shpata e Demokleut”






Botimi dhe publikimi i një enciklopedie ka përbërë gjithmonë një ngjarje të shënuar në jetën kulturore dhe shoqërore të një kombi. Madje ka raste siç është ai i botimit të enciklopedisë franceze nga viti 1751 deri në 1772 i cili ka qenë i një rëndësie të tillë politike sa ka zënë dukshëm vendin më të rëndësishëm në historinë shoqërore dhe letrare të shekullit.


Sunday 20 September 2009

Pesha e Stabilitetit




Sa herë që hapet çështja shqiptare në Ballkan, siç ishte rasti i deklaratës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha, për “unitetin kombëtar të shqiptarëve në rajon” nuk mënojnë të vinë komentet ndërkombëtare. Strukturat e këtyre reagime janë tashmë të njohura. Si fillim ravijëzohet fantazma e “Shqipërisë së Madhe”, rëndësia e stabilitetit në rajon dhe pastaj ndonjë kërcënim i fshehtë midis rreshtave për ndërprerjen e mbështetjes së shqiptarëve dhe pse jo një ndjenjë keqardhje për bombardimin e Serbisë dhe hapjes së telasheve me shtetin më të ri të Evropës –Kosovën.