Sunday 4 November 2018

Gjergj Kokalli, shërbyesi besnik i Edward Lear.




Gjergj Kokalli (Giorgio Kokali) u bë shërbyesi i Lear-it në Korfuz, në pranverë 1856 dhe ndenji me të deri në vdekje në Monte Generoso, në gusht 1883. Origjina e tij ishte shqiptare, i krishterë nga Suli, fliste shqip, greqisht, dhe italisht.Veç detyrave të shtëpisë, Kokalli e shoqëroi Learin në udhëtimet dhe me t’u kthyer ai ishte modeli që pozonte për piktorin, i veshur me kostumet që Lear-i blinte nëpër vende të ndryshme. U mundua t’i mësojë anglisht shoqëruesit të tij dhe një nga detyrat e Kokallit ishte që të lexonte në anglisht me zë “Huta dhe macja”, por pa sukses. Pas vdekjes së gruas së Gjergjit më 1874, Lear-i u dha një shtëpi djemve të tij; më i madhi Nikolla është varrosur në San Remo. Lear-i besonte se “arsyeja që nëntë ndër dhjetë shërbyes i lë të pakënaqur, është se padronët i trajtojnë si karrige apo tavolina dhe nuk e çajnë kokën për ta si qenie njerëzore. Më vonë, në vitet e vetmisë, Gjergji u bë përherë e më shumë shok i Lear-it. Një natë në javë ai e ftonte për një gotë dhe një cigare që të kujtonin udhëtimet së bashku. “I shtrenjti im i gjorë Gjergj, gjithmonë kishte qenë një suliot gjysmë i civilizuar, më shumë një Rob Roy primitiv ose një malësor”,- shkruan ai në ditar pas vdekjes së Gjergj Kokallit më 1883. “Uroj ta kem merituar një mik të tillë.” Nikollë Kokalli, djali i Gjergjit është varrosur pranë tij.
Guri i varrit ka një shënim përkujtimor për Gjergjin që kish vdekur më 1883 dhe ishte varrosur në Mendrisio në Zvicër. Në atë pllakë është shënuar: Shqiptari i krishterë nga Suli, ishte për 30 vjet shërbyesi besnik dhe mik i Eduard Lear-it.


Marko Boçari and Suliote Albanians