Tuesday 30 December 2014

Koalicioni antiosman i Papa Kalistit të III dhe Skënderbeu (1455-1458)




Në shekullin XV pellgu i Mesdheut vazhdonte të reflektonte ndarjen e vjetër  që nga shekulli VII mes dy botësh, asaj të krishterë dhe asaj islamike, që me të drejtë siç thekson Anri Piren kishte formuar jo vetëm etnitete të ndryshme politike e shtetërore por edhe dy botë të kundërta kulturore. Shfaqja e arabëve në brigjet e Mesdheut në shekullin  VII e theu unitetin e botës së krishterë dhe krijoi premisat për shfaqjen e një kulture dhe identiteti të ri fetar, që përpiqej të afirmohej fort mbi mbeturinat e botës antike dhe në lulëzimin e një kulture kristiane, që kishte karekterizuar deri më atëherë rajonin. Ky konflikt do ravijëzohej fuqishëm në mentalitetin e Mesjetës së Hershme dhe do të sillnin në pah jo vetëm e Luftërat e Shenjta islamike për të pushtuar gjithë Mesdheun, por edhe një frymëzim kristian për t’i zbrapsur dhe akoma më tej dhe për të pushtuar Vendet e Shenjta, të njohura në historiografi me emrin Kryqëzata. Kryqëzatat u quajtën fushatat luftarake të kristianëve të Evropës Perëndimore drejt Lindjes për çlirimin dhe mbrojtjen e Vendeve të Shenjta dhe veçanërisht të Varrit të Tërëshenjtë. Me bekimin e Papës së Romës kryqëzatat morën karakterin e një lufte të shenjtë kundër armiqve të krishtërimit. Pushtimi i Jeruzalemit nga muslimanët pati jehonë të madhe në Evropën Perëndimore pasi  pelegrinët nuk mund të vizitonin pa rreziqe Vendet e Shenjta. 


Tuesday 23 December 2014

Sfondi historiko, social i hartimit të Statutit të Drishtit



Arbëria Mesjetare ishte një koncept që në rrafshin kulturor përfshinte tre shtresëzime të ndryshme kulturore të ndërthurrura me njëra-tjetrën. Së pari ishte kultura arbëre, një përzierje e traditave më të mira vendase me kulturën e huaj që  ishte imponuar nga lart-poshtë në formën e pushtimeve të drejtë për së drejta qofshin këto latine, bizantine apo sllave, por edhe një shtresë tjetër arbërore-romane dhe arbërore-bizantine-romane-sllave të krijuara prej një bashkëjetese të gjatë me kufij etnikë të papërcaktuar qartë. Kjo ndërthurrje kulturash në një territor të ngushtë të përbërë nga bregdeti, fusha , moçale  por edhe gryka e qafash malesh, përfaqësonte më së miri atë që Albanalogu i njohur Shuflai e quante si “monada e Ballkanit”[1].


Tuesday 9 December 2014

Imazhi i Ballkanit në këndvështrimin e Tjetrit


Nëse do të mundnim që të bënin një kapërcim në kohë dhe të realizonim që historiani antik Herodotis të përpiqej të shkruante për territoret e njohura si Ballkan në ditët e sotme, sërish në librin e vet “Historitë” në fillim të shekullit të nacionalizmit apo shekullit të gjatë 1775-1922 si e perifrazon studiuesi Andrew Baruch Wachtel në librin e tij “Ballkani në Historinë Botërore”, nuk e dimë sesi do të shkruante për të.


Monday 1 December 2014

Lufta jonë




Nacionalizmi shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore u përball me dy sfida kontradiktore me njëra-tjetrën. Nga njëra anë, me agresionin e 7 Prillit, kur u rrëzua pavarësia e Shqipërisë, një ideal dhe realitet historik që nacionalistët shqiptarë kishin kontribuar, duke krijuar shtetin shqiptar më 28 Nëntor 1912, por në të njëjtën kohë nxitja dhe krijimi i një Shqipërie që përfshinte disa territore të banuara nga shqiptarët siç ishte rasti i Kosovës, pjesës perëndimore të Maqedonisë, ngrohu shpresat për një rikorrektim kufijsh dhe korrigjim të historisë.