Monday, 26 December 2016

Arti është i gjatë, jeta është e shkurtër


Më ndodh shpesh që njerëz simbole të kulturës sonë t’i takoj nëpër rrugët dhe aktivitetet kulturore të Metropolit shqiptar. Nuk është se me të gjithë kam njohje të afërt, por për të gjithë pa përjashtim ndjej një respekt të madh për emocionet që na kanë dhuruar si dhe vlerat kulturore që kanë promovuar. Në Shqipëri nuk është e lehtë të mbetesh njeri, e aq më pak njeri artist.


Sunday, 25 December 2016

Këngë arbëreshe për Krishtlindjet



Ç’mrekulli është vallë kjo?

 ‘Ç’mrekulli kjo, që na gëzoi
Erdh pranvera, dimri shkoi.
Ljeu Krishti në një skutë,
Ljeu i varfër e i butë.
Ljeu aty, e s’ljeu në Horë,
Në një shpellë e nën dëborë,
Ljeu, e qielli u bë  dritë
Nata u shndërrua në ditë.
Jeta u mbush plot me gëzim,
pemët, me fletëza në bulim.
Na pru Zoti në këtë dhe
Gaz të madh, paqe e hare!

Ninulla në arbërishte:

Çë thavmasmë isht kjo?
Çë edhe nata ditë u bë.
të ghzon zemërën
dimri shkoi e s’ ishtë më
gjithë jeta bën hare
ljulje e peme për në dhe
Ljeu jashtë e jo në Horë
në një shpellë, në një gërromim
ljeu në tsin, ljeu në sborë
ljidhur klje te një skutin
mbet në kashtë e në sanùa
si i vapkëth për mua
E si ljeu n’ ata malje
n’ ata malje ashtu tutsè me ghzim
Parraisi u psaljë gazin
m’ i madh njeriut i qièlli
paqe, gaz, haré
yn’ Zot pru në ktë dhe


Kjo ninullë është shkëputur nga përmbledhjet “siculo-arbëreshe” të Lionardo Vigo (1805-1888).Ai ishte një poet, filolog e politikan Italian që në vitin 1857 botoi “La Raccolta di canti popolari siciliani”, në të cilën përfshiu dhe këngë popullore të arbëreshëve të Sicilisë. Vigo ishte një dishepull i Romantizmit, dhe besonte se këngët popullore dhe motivet folklorike gjithmonë ndjellin dhe shpirtin poetik të së shkuarës për të krijuar atë që Herderi e quan dhe Volksgeist-“shpirt i kombit” që u fal njerëzve impulsin krijues përsa i përket përforcimit të nacionalizmit të tyre kulturor. 




Wednesday, 21 December 2016

Labirinthi i panjohur i ushtrimit të pushtetit…

Marrëdhëniet e pushtetit me qytetarët janë trajtuar shumë herë në romanet historike, gjysmë dokumentarë të bazuar në histori. Kjo është një temë e mirënjohur ndërballkanike,  meqenëse shpesh herë këtyre anëve tona lakmia për pushtet dhe abuzimi me të kanë qenë mekanizmat që kanë rregulluar parametrat e pushtetit me qytetarët. Mirëpo duke qenë  një dukuri e zakonshme dhe e përsëritshme në shoqëritë ballkanike, jo radhë herë shkrimtarët dhe studiuesit  që janë bashkëkohorë duket sikur kanë shkruar për të sotmen.


Shën Mërkuri i Arbërve të Greqisë.



Shumë pak vetë e dinë sot mes arvanitasve të rinj, thotë Aristidh Kolia se para se luftëtarët e 1821 të kishin si Shenjtin e tyre mbrojtës Shën Gjergjin që pas revolucionit u kthye dhe në Shenjtin mbrojtës të Greqisë se popullsia arvanitasve, Shenjtorin e tyre mbrojtës dhe më të përhapur kishin Shën Mërkurin. Emri Mërkur ishte shumë i përhapur mes tyre, më i shquari luftëtari stratiot, Mërkur Bua. Sot shkruan Kolia, për fat të keq gjen shumë pak kisha në Greqi dedikuar këtij shënjtori që dikur ishte mbrojtësi i luftëtarëve arbër stratiotë në Itali, Dalmaci, Francë, Austri, Flandër, Spanjë, Prusi etj.
Në foto ikonë bizantine e vitit 1215 e Shën Mërkurit, luftëtari stratiot me famë panevropiane Mërkur Bua që vinte nga familja e njohur mesjetare arbëre e Buajve dhe flamuri i tij dhuruar nga Perandori Austriak, Maksimalian I, në 1510. Ai përfaqëson një shqiponjë të zezë dykrenare, kryqin e Dukatit të Burgonjës dhe rreth kryqit katër B, që simbolizojnë gërmën e parë të familjes




Sunday, 18 December 2016

Varri i Ali Pashë Tepelenës në Stamboll



“Një nga shokët e vjetër të Ali Pashës, i quajtur Dervish Sulejmani që i kishte shërbyer Ali Pashës si agjent besnik, pati një projekt më fisnik. Meqenëse ishte shfaqur mes tyre grindje mendimesh, Sulejmani ishte shtrënguar në teqe nga Ali Pasha dhe u bë dervish. Kur mori vesh vdekjen e mikut të tij të vjetër ndjeu hidhërim të madh dhe e bleu. Dha një çmim më të lartë nga ajo që ofronte tregtari. Më vonë Sulejmani mori kokat e tre bijve dhe nipit, të cilëve pas vdekjes së Ali Pashës, ua prenë kokat me pretekste të ndryshme, i vuri përballë portës së Silivrisë dhe u vuri nga një gur varri.  Kjo portë ka qenë në hyrjen e Stambollit të vitit 1822. 
Mbi gurët e varreve skaliti shënimet e mëposhtme: Këtu shtrihet koka e shumë të famshmit Ali Pashë Tepelena, qeveritar i Sanxhakut të Janinës, i cili gjatë 50 vjetëve u përpoq për indipendencën e Shqipërisë”, shkruan nga raporti që atasheu i Ambasadës së Anglisë në Stamboll, Robert Walsh, i dërgonte Ministrisë së Jashtme Angleze. Në atë vend, gjendem kokat e tre djemve të tij, Veliut, Myftarit, Saliut dhe nipit, Mehmet Pashës, i biri i Veliut. Të gjitha mbajnë datën shkurt 1822. 



Tuesday, 13 December 2016

“Sutor, ne ultra crepidam!” (O këpucar, rri tek këpuca!)



Në Greqinë e lashtë teksa këqyrte një pikturë, një këpucar i afrohet autorit dhe i bën vërejtje për sandalet në vepër. Piktori ia vë veshin dhe i ndreq të metat me penel. Atëhere këpucari merr zemër dhe nis të hapërdahet edhe në zeje të tjera e të bëj ku vërejtje për tegelin , ku për gjalmët e ku për shpatat derisa artisti i kthen përgjigjen e mesiperme që mbeti proverbë.Interneti duket se ka sjelle nje zhvillim te madh gjithandej por ka dhene dhe lirine shume vetave te shprehen si u vjen per mbare pa respektuar etiken apo argumentin llogjik. Ky proverb mund t'iu vijë ndihmë shumë vetave që ngatërrohen në debate publike pa njohur mirë temën.





Sunday, 11 December 2016

Si ishte në pamje Ali Pasha Tepelena


Periudha e fundit të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX, periudhë që fillon me interesimin e Fuqive të Mëdha për rajonin e Ballkanit, çka korrospondon përveç pranisë diplomatike dhe ushtarake të Francës, Rusisë dhe Anglisë në këto territore edhe me një rritje të numrit të udhëtarëve të huaj kryesisht anglezë dhe francezë që vizitojnë Pashallëkun e Janinës. Në fillim të shekullit të XIX udhëtimi tradicional i “Grand Tour-it pësoi një ndryshim themelor.


Wednesday, 7 December 2016

Muza poetike e Kostis Palamas



Kjo është një gravurë e Eleni Korçës, muza poetike e poetit grek Kostis Palamas(1859–1943). Ajo ishte mbesa e Emin Beut nga Korça të vendosur ne Greqi ne vitet 50' te shekullit te XIX. Emin Beu , si një pjesë e elitës shqiptare besonte në një shtet te përbashkët shqiptaro-grek, shtet që ishte i pamundur për tu krijuar për shkak të nacionalizmit agresiv të Megali Idesë.
Portreti është i vitit 1922, kur Palamas u njoh me të, gjatë një pritje mondane. Për 14 vjet ata vazhduan një korrospodencë në frëngjisht që u botua si libër në vitet 60’ në Greqi. Nuk u morr vesh kurrë natyra e lidhjes së tyre, por të gjithë kritikët bien dakort se ajo pati një ndikim të madh tek ai.
Eleni Korca ishte një kozmopolite pasi në kundershtim me dëshirën e nënës së saj kishte zgjedhur besimin katolik. Ndoshta ishte influencuar nga fati i familjes së saj që në Greqi ishte konvertuar në ortodokse. Do ishte me interes përkthimi i korospodencës së saj me Palamas, për të parë se çmendonte një qytetare kozmopolite e viteve 20-30 ' në Ballkanin e sunduar nga diskursi i nacionalizmit kulturor.




Tuesday, 6 December 2016

Pavarësia e cunguar e 1917




Në 3 qershor 1917, italianët shpallën proklamatën e tyre në Gjirokastër ku shqiptarëve u jepeshin disa të drejta.
Gjithë popullit shqiptar!
Sot më 3 qershor 1917, në ditën e përvjetorit të lirive kushtetuese italiane, ne, gjeneral kolonel Xhiacinto Ferrero, komandati i korparmatës XV, me urdhër të qeverisë së mbretit Viktor Emanuelit III, shpallim solemnisht unitetin dhe pavarësinë e gjithë shqipërisë nën egjidën dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë. 
Shqipëtarë! Me këtë akt ju, shqiptarë do të keni institucione të lira, milici gjyqe, shkolla të drejtuara nga qytetarë shqiptar; do të mund t’i administroni vetë pasuritë tuaja, në të mirën tuaj profesionale dhe për mirqënien gjithnjë  më të madhe të vendit tuaj.5-Eqerem bej Vlora, Kujtime 1885-1925, IDK, fq. 432.     
Ai ju bënte thirje shqiptarëve të mernin armët dhe të kujtonin traditat e lidhjeve të dy brigjeve të Adriatikut gjatë Perandorisë Romake, ku dhe u kujtonte shqiptarëve se veç një det i ndante me Italinë. Në proklamatë ritheksohej sërish miqësia me Italinë dhe se Shqipëria do të kishte mbrojtjen e Italisë për t’i garantuar  pavarësinë. Mirëpo gjatë kësaj kohe kemi edhe një notë kundër proklamatës për protektoratin italian në Shqipëri. Establishmenti ushtarako-politik i Italisë nuk mund të binte dakord me lëshimin e Vlorës dhe kujdestarinë ndaj shtetit të cunguar shqiptar. 



Friday, 2 December 2016

Aliu i Tepelenës

                         
Monumenti i Ali Pashë Tepelenës në Tepelenë. Vepër e skulptorit të njohur Muntaz Dhrami

Ne frikën s'e njohim, s'e njohim mëshirën,
Këto nuk i njeh kush lufton për Vezirin;
Që kur leu Profeti, s'ka parë Gjysmëhëna
Një trim kaq të madh sa Ali Tepelena.

I biri Myftari drejt Tunës po nget,
Gjaurët leshverdhë ta dinë ç'i pret;
Kur turren Delinjtë mbi lumin me gjak,
Të gjallë Moskovit i kthehen fort pak!

Silihtar! zhveshe kordhën e të Parit tonë;
Tamburxhi, kushtrimi ne shpresën na shton;
Ju male, që shihni si zbresin në zall,
Ja kthehemi mundës, ja nuk vimë gjallë.

Lord Byron. "Shtegtimet e Childe Harold", përkthyer nga Skënder Luarasi