Friday, 2 December 2016

Aliu i Tepelenës

                         
Monumenti i Ali Pashë Tepelenës në Tepelenë. Vepër e skulptorit të njohur Muntaz Dhrami

Ne frikën s'e njohim, s'e njohim mëshirën,
Këto nuk i njeh kush lufton për Vezirin;
Që kur leu Profeti, s'ka parë Gjysmëhëna
Një trim kaq të madh sa Ali Tepelena.

I biri Myftari drejt Tunës po nget,
Gjaurët leshverdhë ta dinë ç'i pret;
Kur turren Delinjtë mbi lumin me gjak,
Të gjallë Moskovit i kthehen fort pak!

Silihtar! zhveshe kordhën e të Parit tonë;
Tamburxhi, kushtrimi ne shpresën na shton;
Ju male, që shihni si zbresin në zall,
Ja kthehemi mundës, ja nuk vimë gjallë.

Lord Byron. "Shtegtimet e Childe Harold", përkthyer nga Skënder Luarasi


No comments: