Marrëdhëniet e pushtetit me qytetarët janë trajtuar shumë herë në romanet historike, gjysmë dokumentarë të bazuar në histori. Kjo është një temë e mirënjohur ndërballkanike, meqenëse shpesh herë këtyre anëve tona lakmia për pushtet dhe abuzimi me të kanë qenë mekanizmat që kanë rregulluar parametrat e pushtetit me qytetarët. Mirëpo duke qenë një dukuri e zakonshme dhe e përsëritshme në shoqëritë ballkanike, jo radhë herë shkrimtarët dhe studiuesit që janë bashkëkohorë duket sikur kanë shkruar për të sotmen.
Në fakt ky është kurthi në të cilin bien shpesh herë kritikët dhe studiuesit e sotëm, por jo domosdoshmërisht romani apo esetë historike kushtuar një personaliteti të së kaluarës mund të reflektojë personazhe të së kaluarës. Një rast i tillë është dhe libri më i fundit i gazetarit dhe shkrimtarit Blendi Fevziu, sprova më e re historiko letrare , pas dy titujve imponues si “Enver Hoxha’ dhe “Ahmet Zogu”. Në qendër të librit është Ferid Pasha Vlora, figura e një veziri të madh të Perandorisë Osmane, shqiptar nga gjaku dhe osman nga formimi dhe kultura. Ai ishte veziri i madh i Sulltan Abdyl Hamidit II, nga viti 1903-1908, vite që korrespondojnë dhe me lëvrimin e nacionalizmave në Ballkan dhe degradimin pothuajse të plotë të Perandorisë Osmane, që prej kohësh kish marrë emërtimin shënjues “I sëmuri i Bosforit”. Ferid Pasha Vlora, pinjoll i familjes së njohur Vlora, xhaxhai i Ismail Qemalit dhe Syrja Vlorës, xhaxhai i babait të Eqerem Bej Vlorës, tre prej figurave historike që shënjuan shtetndërtimin e mëvonshëm shqiptar analizohet në spektrin psikologjik të ngritjes e rënies së pushtetit personal në hierarkinë e pushtetit otoman.

Deri më tani, në shkrimet tona nuk kemi pasur një pasqyrë të plotë të origjinës së pushtetit në Shqipëri, ku e kish burimin, si ka qenë pjesa tranzitore nga pushteti i gjerë perandorak otoman drejt pushtetit të ngushtë, lokal, shqiptar të Qeverisë së Vlorës. Është e vërtetë se ndihma dhe sponsorizimi i diplomacisë austro-hungareze dhe italiane lindi shtetin e cunguar shqiptar, por njerëzit që morën përsipër për të kryer këtë aksion politik ishin të gjithë ish- punonjës të administratës osmane që në vitet e trazuara të luftërave ballkanike u kthyen në Shqipëri. Kjo dyndje e personaliteteve të lartë osmanë , vazhdoi deri në vitin 1924 dhe nga ana e historisë sociale është shumë e rëndësishme që të analizohet influenca e tyre në origjinën, mjetet dhe ushtrimin e pushtetit në Shqipëri. Në faqet e librit , në pjesën e parë, që publikohet për herë të parë, analizohet qartë dilema e mbijetesës së pjesëtarëve të elitës fisnike dhe feudale shqiptare që kishin hyrë herët në qarqet e pushtetit, që nga shekulli i XVI e në vazhdim dhe ngasjes për të konfirmuar origjinën e tyre etnike dhe kontribuar në Shqipëri. Ferid Pasha, shtetari osman nuk e ka një mëdyshje të tillë, ai është i joshur nga pushteti, madje mund të konsiderohet një manekin pa ndjenja e frymë që vetëm ëndërron që kur ka ardhur në Stamboll sesi mund të shndërrohet në një njeri të gjithëfuqishëm. Shkëlqimi i tij, si pushteti i dytë pas Sulltanit, është përftuar dalëngadalë mbi aftësitë e besnikërisë së tij sesa mbi meritat e qeverisjes. Ferid Pasha kalon dy prova të vështira për t’u konfirmuar besnik i Sulltanit. Së pari, mohon familjen e tij, kur divorcohet nga gruaja, i ati i së cilës dënohet si tradhtar, dhe kur martohet me një çerkeze të haremit të Sulltanit dhe bëhet sipas variantit kutelian “baxhanak” me Sulltanin. Prova tjetër e dënimit të miqve, është një provë më e lehtë, proces që të gjitha sistemet totalitare provojnë drejtuesit e tyre pasi bën pjesë në atë që quhet arkitektura e së keqes.
Rënia e tij është një rënie që i ka brenda të gjitha emocionet njerëzore, por padyshim me një monolog të brendshëm të mbushur gjithë kujtime që zbulon jo vetëm skutat e ushtrimit të pushtetit dhe influencës por edhe rrathët e ferrparajsës të shoqërisë. Vdekja e tij fillon në ora 10:00 të një dite të zakonshme kur Sulltani e ka thirrur për t’i dhënë lajmin e shkarkimit, sepse gjithçka që zhvillohet në retrospektivë është kronika e një të rrëzuari. Në roman pasqyrohen dhe figura historike si Hoxha Tahsini apo figura të tjera të elitës shqiptare, që mëdyshjen e tyre kulturore se kujt i përkasin dëshirojnë ta kthejnë në një anketë pyetësore se si do shkojë fati i Shqipërisë, kur Perandoria do të bjerë. Por besoj, përmendja e këtyre personazheve apo dhe togfjalëshave që të kujtojnë politikën e sotme si “valixhe druri” etj., nuk duhet të na bëjnë të besojmë se flitet për një epokë apo kohë të caktuar. Është shoqëria jonë që nuk ka ndryshuar shumë në instinktet e saj për pushtet, pasuri e luks që për fat të keq kanë mbetur konstante të pandryshuara në këto 100 e ca vjet pavarësi.
Në fund, Ferid Pasha zgjedh të varroset në një tyrbe në Kaninë, duke iu shfaqur portreti i ëmbël i gjyshit të vet, simbolit të pafajësisë së Shqipërisë së ngushtë e moçalore. Ai përfytyron se gjyshi e uron mirë se erdhe, por sigurisht që nuk është fort e qartë nëse do ia uronin mirëseardhjen dhe bashkëpatriotët e tij dhe vendi. Ky ka qenë problemi i kahershëm në shoqërinë shqiptare, se asaj i janë imponuar personazhe të fortë në gjallje e për fat të keq dhe në vdekje të tyre. Për këtë arsye të shtegtosh në labirintet e ushtimit të pushtetit në Shqipëri, e ke të pamundur që të lëvizësh pa “fillin e Arianës”, që në të gjitha rastet dhe kohët për fat të keq nuk ekziston një formulë por vazhdon edhe në faqet e romanit të Fevziut të mbetet i panjohur. Në këtë sens, romani është një ftesë serioze për të lexuar dhe rilexuar mekanizmat e pushtetit ndërshqiptar, ftesë që mbetet e përhershme dhe sigurisht ndjellëse për cilindo që kërkon të hyjë në mekanizmat e këtij pushteti.
No comments:
Post a Comment