“Një nga shokët e vjetër të Ali Pashës, i quajtur Dervish Sulejmani që i kishte shërbyer Ali Pashës si agjent besnik, pati një projekt më fisnik. Meqenëse ishte shfaqur mes tyre grindje mendimesh, Sulejmani ishte shtrënguar në teqe nga Ali Pasha dhe u bë dervish. Kur mori vesh vdekjen e mikut të tij të vjetër ndjeu hidhërim të madh dhe e bleu. Dha një çmim më të lartë nga ajo që ofronte tregtari. Më vonë Sulejmani mori kokat e tre bijve dhe nipit, të cilëve pas vdekjes së Ali Pashës, ua prenë kokat me pretekste të ndryshme, i vuri përballë portës së Silivrisë dhe u vuri nga një gur varri. Kjo portë ka qenë në hyrjen e Stambollit të vitit 1822.
Mbi gurët e varreve skaliti shënimet e mëposhtme: Këtu shtrihet koka e shumë të famshmit Ali Pashë Tepelena, qeveritar i Sanxhakut të Janinës, i cili gjatë 50 vjetëve u përpoq për indipendencën e Shqipërisë”, shkruan nga raporti që atasheu i Ambasadës së Anglisë në Stamboll, Robert Walsh, i dërgonte Ministrisë së Jashtme Angleze. Në atë vend, gjendem kokat e tre djemve të tij, Veliut, Myftarit, Saliut dhe nipit, Mehmet Pashës, i biri i Veliut. Të gjitha mbajnë datën shkurt 1822.
No comments:
Post a Comment