Wednesday 30 March 2016

Abisinesi Marko, truproja e Mbretit Otto I, i veshur me fustanellë



Tabloja e piktorit gjerman Leopold Karl Müller, “The Greek Moor” –Mauri Grek(1855), është një dëshmi e përhapjes së fustanellës ndër popullsitë fqinje në rajon. Ka të ngjarë që personi i portretizuar është Marko nga Abisinia, një nga truprojat personale të Mbretit të Greqisë , bavarezit Otto I( 1815-1867).


Kostumi shqiptar i Lord Byron



Nuk ka dyshim që në  plejadën e  udhëtarëve  që vizituan territoret shqiptare në fillim të shekullit të XIX, vendin më të rëndësishëm e mban poeti Lord Byron që ishte nga të parët që vizitoi Janinën e Tepelenën, por la pas dhe një monument letrar si poema epike “Shtegtimet e Childe Haroldit”, ku portretizon shqiptarët, dhe prijësin e tyre karizmatik Ali Pasha Tepelenën.


Tuesday 29 March 2016

Jeleku i qëndisur me ar i Edith Durhamit,



Veshjet popullore shqiptare gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e udhëtarëve të huaj. Koloriti dhe ornamentet e tyre shpesh herë u kthyen në objekt studimi dhe admirimi në shënimet e udhëtimit dhe veprat e botuara në Evropë.


Pse duhet ta lexojmë Çajupin?


I lindur në Shqipëri dhe i arsimuar në shkollë greke në vendlindje (në Shqipërinë e Jugut në atë kohë dhe në krahinën e Zagorisë, prej nga është autori, prej kohësh sipas së drejtës që gëzonte popullsia rum-milet kishte shkolla greke), pastaj në kolegjin francez të Kajros për të vazhduar më tej në Zvicër, Çajupi është suigeneris një rast i elitës shqiptare, arketip i shumë shtresëzimeve kulturore, të cilat të harmonizuara brenda vetes, shpeshherë nxirrnin në pah kozmopolitizmin e tyre, por që në të shumtën e rasteve iu nënshtrua nacionalizmit si një forcë lëvizëse tërheqëse e kohës.


Friday 25 March 2016

Gazeta "Albania" e Konicës, në kujtimet e Nolit



Fan Noli në shkrimin e vet “Si e kam njohur Faik Konicën” shkruan se nga viti 1897 deri më 1912, dy nga pionierët më të shquar të pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, që dolën jashtë: “Albania” dhe “Drita” përkatësisht. Gjatë sundimit turk shqiptarët kishin harruar gjithçka për lavdinë e tyre të kaluar nën Skënderbeun.


Sunday 20 March 2016

Misionarët e kombit.



Historia e arsimit shqip është ndoshta një nga historitë më të dhimbshme në Ballkan. Ky nuk është një konstatim emocional me të cilat është e mbushur pothuajse çdo tekst historie në Ballkan, por një e vërtetë e dhimbshme që akoma nuk ka gjetur trajtimin e duhur në memorien dhe ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve dhe që nën presionet e vazhdueshme të kinse dekonstruktimit të miteve po tjetërsohet duke ndërtuar , një mit tjetër, mitin e harresës shumë më të rrezikshëm se gjasme viktimizimi dhe mësimi me “kulturën e rrenës dhe të mashtrimit” që pretendohet në analizat dekonstruktive.


Thursday 17 March 2016

Trashëgimia kulturore e Ali Pashë Tepelenës në jug të Shqipërisë.



Përvecse ambicieve për pushtet, dhe një shtet të centralizuar, Ali Pashë Tepelena, ndërtoi një rrjet të admirueshëm rrugësh dhe urash. Ky rrjet rrugor dhe urash ndihmoi shumë në rritjen e volumit te tregtisë. Mirëmbajtja dhe vënia e tyre në shërbim të turizmit malor do të sillte një ringjallje ekonomike për zonat.


Monday 14 March 2016

Habia shqiptare




Shqipëria si vend, me shtresëzimet e veta sociale ka habitur, jo vetëm të huajt që kanë shkruar për karekterin e veçantë të shqiptarëve në raport me popullsitë e tjera në Ballkan por edhe vet politikanët që kanë udhëhequr dhe përfaqësuar për momente të caktuara vullnetin e shqiptarëve.


Ç’është Dita e Verës?



Është dita në të cilën shtërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtojin bashkë me Romanët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve.


Wednesday 9 March 2016

Naim Frashëri dhe miti pellazgjik



Krijimtaria letrare e Naim Frashërit është bërë prej shumë kohësh objekt i njohur studimi. Si një nga krijuesit dhe figurat qendrore të letërsisë së Rilindjes sonë Kombëtare për të janë shkruar monografi dhe studime të veçanta letrare ku janë nxjerrë në pah fillesat e krijimtarisë, talenti i tij, vështirësitë e të vjershëruarit në shqip ( në një gjuhë që arti poetik ishte lëvruar pak ose  aspak), por nuk kanë munguar edhe kritikat që në disa raste kanë shkaktuar reagim në botën shqiptare si është p.sh artikulli i njohur i Konicës në gazetën  “Dielli”, “Helm e vrer kundër idolit të ditëve tona djaloshare”në 1937.


Sunday 6 March 2016

Skënderbeu në mendimin iluminist të Voltaire




Në 29 maj të kalendarit Julian 1453, Kostandinopoja ra në duart e otomaneve, një ngjarje qe pati një ndikim absolutisht te madh në ekulibrin e forcave në Mesjetë e qe influencoi ne historinë e Mesdheut.