Veshjet popullore shqiptare gjithnjë kanë tërhequr vëmendjen e
udhëtarëve të huaj. Koloriti dhe ornamentet e tyre shpesh herë u kthyen në
objekt studimi dhe admirimi në shënimet e udhëtimit dhe veprat e botuara në
Evropë.
Showing posts with label Tolerancë fetare. Show all posts
Showing posts with label Tolerancë fetare. Show all posts
Tuesday, 29 March 2016
Monday, 30 March 2015
Vlera e paçmuar e tolerancës fetare.
Çështjet dhe debatet e mëdha politike në Shqipëri
reflektojnë edhe ngjyrime e nuanca që në vetvete tejkalojnë pritshmëritë e
publikut. Ndonjëherë, flakë të vjetra të tulatura të zjarreve të dikurshme që
kanë rrezikuar të djegin vendin, duken sikur ringjallen prapë për të përzhitur
shkurrnajën e brishtë të shoqërisë shqiptare. Heqja e imunitetit dhe ndalimi i
dy deputetëve të Parlamentit shqiptar që qëllon t’i përkasin besimit katolik,
solli sërish në skenë përveç stereotipave klasikë si gegë e toskë, malësorë e
fusharakë edhe dallimet apo persekutimet të elementit fetar. Nuk kam dëshirë të
jap gjykime për arsyet e ndalimit të tyre që me shumë të drejtë s’i pranojnë as
ata që janë të përfshirë në të dhe po merret prokuroria, por më duket se
majëzimi i çështjes me përbërës të tillë si ata që përmenda më lart, do pjekë
një bukë urrejtjeje dhe përçarjeje sesa një kulaç mirëkuptimi dhe paqeje.
Subscribe to:
Posts (Atom)


