Saturday 6 May 2017

Kremtimi i Shën Gjergjit ndër shqiptarë



Piktura e parë: Shën Gjergji mund dragoin nga Rafael, Muzeu i Luvrit. Piktura e dytë:Ilustrimi i librit "Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun", Naum Prifti, Tiranë;1978

Dita e Shën Gjergjit  festohet gjithandej në formën e panaireve popullorë në Shqipëri. Edhe pse festa e Shën Gjergjit është një festë e besimit të krishterë, ajo festohet nga e gjithë popullata shqiptare si  të krishterë dhe muslimanë. Kjo përhapje e këtij festimi popullor përveçse simbolikës fetare lidhet ndoshta edhe me faktin se Shën Gjergji që mund dragoin është nga shenjtët më të dashur ndër shqiptarë që u kujton heroin e tyre kombëtar, Gjergj Kastriotin.


Monday 1 May 2017

Shoqëria “Vatra” e Amerikës dhe ndikimi i saj në Shqipëri



Shoqëria “Vatra” përbën pa dyshim një nga historitë më të suksesshme të organizimit të shqiptarëve përgjatë shekullit të kaluar. E lindur dhe e organizuar si një kopje e shoqërive të tjera që shqiptarët patën krijuar në Rumani, Bullgari, Egjipt e Turqi, “Vatra” pati meritën që duke përqafuar mentalitetin dhe etikën e punës të vendit ku u krijua të shndërrohej në një përfaqësi dinjitoze të shqiptarëve në botë dhe të kontribuonte si askush tjetër në themelimin dhe fuqizimin e shtetit shqiptar.