Piktura e parë: Shën Gjergji mund dragoin nga Rafael, Muzeu i Luvrit. Piktura e dytë:Ilustrimi i librit "Legjenda dhe rrëfime për Skënderbeun", Naum Prifti, Tiranë;1978
Dita e Shën Gjergjit festohet gjithandej në formën e panaireve popullorë në Shqipëri. Edhe pse festa e Shën Gjergjit është një festë e besimit të krishterë, ajo festohet nga e gjithë popullata shqiptare si të krishterë dhe muslimanë. Kjo përhapje e këtij festimi popullor përveçse simbolikës fetare lidhet ndoshta edhe me faktin se Shën Gjergji që mund dragoin është nga shenjtët më të dashur ndër shqiptarë që u kujton heroin e tyre kombëtar, Gjergj Kastriotin.
"Çfarë do që të ndodhë, unë do të jem mik i virtytit dhe jo i fatit"shkruan Heroi Kombëtar në një nga letrat e tij dhe shqiptarët mesa duket janë shenjuar nga kjo shprehje e tij sepse midis fatit dhe virtytit, kanë zgjedhur në mënyrë instiktive këtë të fundit duke e shenjtëruar si besë në ligjet, doket, ritet e zakonet e tyre.
Njeriu modern është pak a shumë në rolin e Shën Gjergjit, pasi i duhet të luftojë përditë me të keqen, që gjendet brenda nesh dhe të keqen që na "dhurojnë" të tjerët. Kremtimi i disa ditëve të tilla, është një ditë ku sublimja, shejntërimi dhe moderniteti mund të bashkëjetojnë së bashku. Në fund të fundit nuk jemi bij vetëm të arsyes por edhe të imagjinatës dhe ideve.
No comments:
Post a Comment