Friday, 2 June 2017

Ali Pasha Tepelena në betejë


Ali Pasha Tepelena në betejë nga Edmond Dule.

Ali Pashë Tepelena ishte një adhurues i madh i armëve dhe nga shënimet e udhëtimit që kanë lënë shumë udhëtarë dhe diplomatë që vizituan pashallëkun e Janinës, njohim se ai mbante shumë prej tyre të varura në mur si objekte zbukurimi, si duket në tablonë e Joseph Cartëright (1789-1829), pikturuar në mars 1819 dhe publikuar në 1822 (CARTWRIGHT, Joseph. [Eleven colored costume plates of northwestern Greece, including a portrait of Ali Pasha], London, R. Havell, 1822). Pukëvili në veprën e vet “Historia e ringjalljes së Greqisë” (1825) kur rrëfen rrethimin e Ali Pashës në Janinë, përmend armët që Pashai Tepelenas përdori në një rast kur kundërsulmoi ndaj ushtrisë së Pasho Beut.Avxhibashi i solli armët e nishanit, me famë në Epir ku shqiptarët luftëtarë u kanë ngritur dhe këngë siç këndonin dikur grekët në shekujt homerikë, mburojës së Akilit. E para armë ishte një pushkë gjatoshe fabrikuar në Versajë, e veshur me damask blu dhe e qëndisur me yje ari, të cilën ia pati dërguar dikur Xhezarit në Shën Gjon të Akrës nganjëllyesi i piramidave. Si vdiq ky pasha, arma i kaloi fatziut Selim III që ia dha si shpërblim trimërie Jusuf Qorr pashës, tri herë vezir-azem sajë fatit; ky kur ishte në Negropont në fund të karrierës së tij të gjatë, ia la me testament Ali Tepelenës. Ky ia besoi më pas Akatit të tij gjakatar, Thanas Vajës; njërit prej shatërve i kaloi pastaj një karabinë që ia kishin dhuruar më 1806 me emrin e Napoelonit; në qemeret e shalës vari mushqetën e Karlit XII të Suedisë, armë me vlerë të paçmuar kundrejt personit që e mbante. E kish pas marrë dikur dhuratë nga Gustav Adolfi, në kohën kur ky monark i tradhtuar prej fatit preku tokën në Prevezë, rrugës që pat ndërmarrë për në Varrin e Shenjtë, shtegtim që i dështoi nga një intrigë diplomatike (Francois Pouqueville. Ali Tepelena. K&B: Tiranë, 2009, fq. 399)





No comments: