Fustanella
Hajde fustané— manarezë,
fustanellënë me pjetëm;
hajde fustanellënë me pjetë,
û ta dreqa djalo vetëm.
fustanellënë me pjetëm;
hajde fustanellënë me pjetë,
û ta dreqa djalo vetëm.
Hajde fustané— manarezë,
fustanellën me gazí;
hajde fustanellën me gazí,
vish e dil në magazí.
fustanellën me gazí;
hajde fustanellën me gazí,
vish e dil në magazí.
Hajde pukamí— manarezë,
pukamíshënë me mëgë.
Hajde pukamíshënë me mëgë,
ta shtolisa û me këgë.
pukamíshënë me mëgë.
Hajde pukamíshënë me mëgë,
ta shtolisa û me këgë.
Ana vin ga panigjiri
A— more Ana vin,
Ana vin ga panigjiri;
Ana vin ga panijiri,
portokale xir ga gjiri.
A— more Ana vin,
Ana vin ga panigjiri;
Ana vin ga panijiri,
portokale xir ga gjiri.
A— more Ana vin,
Ana vin ga Rimokastra;
Ana vin ga Rimokastra,
portokale xir ga trasta.
Ana vin ga Rimokastra;
Ana vin ga Rimokastra,
portokale xir ga trasta.
A— more Ana vin,
Ana vin ga Kampohori;
Ana vin ga Kampohori,
ç’i shkëlqen aj misofori.
Ana vin ga Kampohori;
Ana vin ga Kampohori,
ç’i shkëlqen aj misofori.
A— more Ana vin,
Ana vin ga maletë;
Ana vin ga maletë,
të martonet faletë.
Ana vin ga maletë;
Ana vin ga maletë,
të martonet faletë.
Po, more, po të vin,
po të vin poshtë ga Hora;
po të vin poshtë ga Hora,
do martonej njora-njora.
po të vin poshtë ga Hora;
po të vin poshtë ga Hora,
do martonej njora-njora.
Mos ia prisni djalit vgjenë
Mos ia pri— hajde moj manare,
mos ia prisni djalit vgjenë;
mos ia prisni djalit vgjenë,
pse e ka çë var dufejnë.
Mos ia pri— hajde moj manare,
mos ia prisni djalit vgjenë;
mos ia prisni djalit vgjenë,
pse e ka çë var dufejnë.
Mos ja pri— hajde moj manare,
mos ja prisni djalit prarë;
mos ja prisni djalit prarë,
pse e ka çë fsheh sjeparë.
mos ja prisni djalit prarë;
mos ja prisni djalit prarë,
pse e ka çë fsheh sjeparë.
Zjar sjepa— hajde moj manare,
zjar sjepar i fshehturë;
zjar sjepar i fshehturë,
mos e kanë viedhurë.
zjar sjepar i fshehturë;
zjar sjepar i fshehturë,
mos e kanë viedhurë.
Zjar dufe— hajde moj manare,
zjar dufek’ i varturë;
zjar dufek’ i varturë,
mos e kanë barturë.
zjar dufek’ i varturë;
zjar dufek’ i varturë,
mos e kanë barturë.
Shkova lja ga Mavromatë
Hajde shkova lja ga Mavromatë,
pashë shkurtanjótinë;
i thash’ të grihetë të shohë,
paljo-patriótinë.
Hajde shkova lja ga Mavromatë,
pashë shkurtanjótinë;
i thash’ të grihetë të shohë,
paljo-patriótinë.
Hajde shkova lja ga shkurtanjotë,
çova trima meraklij;
nuk më déjtinë me verë
po me valle, me këdim.
çova trima meraklij;
nuk më déjtinë me verë
po me valle, me këdim.
Hajde shkova posht adéj ka Forna,
gjesh atë Jorgjíenë;
çë këndon, e na kej marrë
méndinë ga krietë.
gjesh atë Jorgjíenë;
çë këndon, e na kej marrë
méndinë ga krietë.
Kemi vashëza të mira
Kemi vashëza të mira,
me pará edhe me ljira;
çë t’i bëjnë ljiratë,
ato kakomíratë!
Kemi vashëza të mira,
me pará edhe me ljira;
çë t’i bëjnë ljiratë,
ato kakomíratë!
Ja një vajze më përshkon,
nga divane më kërkon;
ma ka marrë nani mendë
më kanë vënë në kuvendë.
nga divane më kërkon;
ma ka marrë nani mendë
më kanë vënë në kuvendë.
Û ga rruga do t’i shkonj
do t’i flas do t’i këdonj;
do këdonj njëra menate
nuku duketë ga vate.
do t’i flas do t’i këdonj;
do këdonj njëra menate
nuku duketë ga vate.
Thjakë vajzënë të qërtosh
Thjakë va—, more thjakë,
thjakë vajzënë qërtoe;
thjakë vajzënë qërtoe,
pse më vjen tërnjë pasoe;
pse më vjen tërnjë pasoe,
thjakë vajzënë qërtoe.
Thjakë va—, more thjakë,
thjakë vajzënë qërtoe;
thjakë vajzënë qërtoe,
pse më vjen tërnjë pasoe;
pse më vjen tërnjë pasoe,
thjakë vajzënë qërtoe.
Mos e sí—, more thjakë,
mos e síall torre-torrë;
mos e síall torre-torrë,
ps o ti shqíer misoforë;
ps o ti shqíer misoforë,
mos e síall torre-torrë.
mos e síall torre-torrë;
mos e síall torre-torrë,
ps o ti shqíer misoforë;
ps o ti shqíer misoforë,
mos e síall torre-torrë.
Ga diva— more thjakë,
ga divani çë do shkonjë;
ga divani çë do shkonjë,
thoji të mos më kërkonjë;
thoji të mos më kërkonjë,
ga divani çë do shkonjë.
ga divani çë do shkonjë;
ga divani çë do shkonjë,
thoji të mos më kërkonjë;
thoji të mos më kërkonjë,
ga divani çë do shkonjë.
Eja dhà more djalë,
eja dhà se nuku vjen;
eja dhà se nuku vjen,
nuk të do pse s’i pëlqen;
nuk të do pse s’i pëlqen,
eja dhà se nuku vjen.
eja dhà se nuku vjen;
eja dhà se nuku vjen,
nuk të do pse s’i pëlqen;
nuk të do pse s’i pëlqen,
eja dhà se nuku vjen.
Kam kjeró për të këdonj
Kam kjeró për të këdonj,
këgëtë s’u dha gharonj;
çë kur kam këduarë,
fundi e kam haruarë.
Kam kjeró për të këdonj,
këgëtë s’u dha gharonj;
çë kur kam këduarë,
fundi e kam haruarë.
Náni çë zura këdonj,
një ga një do t’i kultonj;
të këdonj do kem një vit,
po këdonj ga hari it.
një ga një do t’i kultonj;
të këdonj do kem një vit,
po këdonj ga hari it.
Të këdonj do kem ca muaj,
do këdonj ga hari juaj;
kam një mihaní në dhëmë,
çë kurdis e thotë këngë.
do këdonj ga hari juaj;
kam një mihaní në dhëmë,
çë kurdis e thotë këngë.
Çajta vucënë
Çajta vucënë, moj mëmë,
çë ujë do pimë prëmë!
si e bëre kalogré,
vucëza katá e re!
Çajta vucënë, moj mëmë,
çë ujë do pimë prëmë!
si e bëre kalogré,
vucëza katá e re!
Thashë të vërviteshë,
rash’ e dhe do vriteshë;
erimó këpucënë,
rash’ e çajta vucënë.
rash’ e dhe do vriteshë;
erimó këpucënë,
rash’ e çajta vucënë.
Psho moj mëmë mos më sha,
nani vucëza u ça;
varelán’ e kam sevda,
do na i drenjë pa pará.
nani vucëza u ça;
varelán’ e kam sevda,
do na i drenjë pa pará.
«Noctes Pelasgicae» botuar më
1855 në Athinë, nga Karl Th. H. Reinhold.
No comments:
Post a Comment