Friday 24 December 2010

Raporti i Dick Marty-t dhe politika shqiptare





Fillimet e shekullit XX nuk kanë qenë aq të mbarë për imazhin e Ballkanit në Europë. Pas një rizbulimi të tij në fillimet e shekullit XIX, entuziazmit dhe një idili dashurie për këtë pjesë të skajshme jugore të Europës, gjë e cila u dokumentua dhe në shumë vepra dhe ditarë udhëtimi të udhëtarëve, diplomatëve dhe njerëzve të letrave si Bajroni, Shatobriani, Lamartini., etj shoqëria europiane e fillimit të shekullit XX u ballafaqua me ikonat e tmerrshme të luftërave ballkanike.


Monday 13 December 2010

Misioni fisnik i lëvizjes “Vetëvendosje”






Zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në Kosovë më 12 dhjetor kanë tërhequr dhe do të vazhdojnë të tërheqin vëmendjen e komunitetit botëror. Një grumbull analizash dhe parashikimesh vërshuan në shtypin e shkruar për të analizuar qartë jo vetëm përqindjet që do të marrin partitë e ndryshme politike, aleancat e mundshme që do të krijohen pas zgjedhjeve dhe mbarëvajtjen e tyre si një provë e sistemit demokratik liberal në Kosovë, por edhe impaktin e tyre në shoqërinë e brishtë të Kosovës dhe fillimin e profilizimit të partive politike që, pasi kanë zgjidhur qartë çështjen e shpalljes dhe njohjes së pavarësisë nga komuniteti ndërkombëtar, do të fillojnë të qartësohen në bazë të alternativave të tyre partiake dhe ideologjive përkatëse.


Wednesday 17 November 2010

Ideja europiane e Ballkanit dhe nacionalizmi



Riga Velestinis Ferreo (1757— 13 qershor 1798), iluministi grek i shekullit XVIII në kartat e tij kushtetuese që hartoi nën shembullin e Deklaratës për të Drejtat e Njeriut të Revolucionit Francez nuk i dha shtetit të ri që do të ndërtohej karakter të ngushtë nacional, por duke reflektuar frymën e kohës në të cilën ai ishte formuar i dha një karakter universal.


Saturday 28 August 2010

Histori të stisura konfliktesh dhe Himara








"The Balkans produce more history than they can consume"
Ballkani prodhon më shumë histori sesa mund të konsumojë.
Winston Churchill (1874-1965)

Nuk besoj se mund të ketë vend tjetër në botë që një histori njerëzore e cila ka ndodhur shekuj më parë të mund ta dëgjosh në disa variante të ndryshme por dhe të ngjashme në të njëjtën kohë, ashtu si mund të të ndodh rëndom në Ballkan.


Tuesday 8 June 2010

Cinizmi dhe politika








Dihet që qytetërimi në hapat e parë të tij ka pasur një natyrë zomorfiste, ku figurave të ndryshme mitologjike e legjendare u visheshin tipare dhe pamje të kafshëve. Kështu p.sh në Babiloninë e lashtë heroi mitik Gilgameshi që kërkonte përjetësinë ishte gjysmë dem-gjysmë njeri.


Thursday 22 April 2010

Letërsia dhe Paragjykimet


Ismail-Kadare



      Dy ngjarje të rëndësishme letrare për kulturën shqiptare ishin programuar për tu zhvilluar në muajin mars dhe prill në shtetin tonë fqinj Greqi.E para ishte pjesëmarrja e shkrimtarit tonë të madh Kadare në aktivitetet e organizuara nga autoritetet e ministrisë së kulturës greke dhe Pallatit të Kulturës (Megaro Muzikis) ku ai do të prezantohej si një nga shkrimtarët më të vlerësuar me çmime të ndryshme ndërkombëtare dhe e dyta ishte prezantimi dhe promovimi i romanit “Të jetosh në ishull” në greqisht të shkrimtarit dhe politikanit Ben Blushi.


Monday 5 April 2010

Fqinj të përjetshëm






Një nga debatet më të mëdhenj në lëvizjen kulturore të romantizmit në shekullin e XIX, kur sapo u rizbulua Greqia ishte nëse popullsia që banonte në Greqi ishte pasardhëse e Grekëve të vjetër apo një amalgamë e popullsive të tjera të Ballkanit , e cila kish përvetësuar greqishten e re si gjuhë kulture.


Tuesday 9 March 2010

Matricat e qytetërimeve dhe qytetërimi modern shqiptar




Historianët bien dakord se qytetërimi botëror ka filluar 5000 vjet më parë në brigjet e Tigrit dhe Eufratit. Në tokën pjellore midis dy lumenjve për fat të mirë nuk u zhvilluan vetëm kulturat bujqësore dhe ndërtimet e para moderne të njeriut por u kultivua dhe shpirti njerëzor.


Saturday 13 February 2010

Dilemat e regjistrimit të popullsisë.




Cili problem mund të jetë më i vështirë për tu zgjidhur, një problem ekzistues apo një problem i sajuar pa qenë i tillë? Po ti referohemi fushës së logjikës, natyrisht që është një problem që ekziston pasi problemi i sajuar mund të pushojë së qeni si i tillë që në momentin që i rrëzohet argumenti.