Friday 26 September 2014

Fillesat e Idesë Europiane në Shqipëri


Shqipëria edhe pse ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane duke pasur një histori shumë më komplekse se fqinjët e saj, pati një zgjim disi më të ngadaltë por dhe një komplisitet lidhjesh me Evropën dhe idenë rreth saj. Së pari , komiteti katolik shqiptar edhe pse më i persekutuari në vend si rezultat i luftërave të vazhdueshme Veneto-Turke apo dhe Austro-Turke kish sendërtuar një paradigmë krejtësisht evropiane përsa i përket botimeve të vet qenë shumicën ishin në latinisht por që nga shekulli XV i gjejmë dhe në shqip duke kontribuar kështu në ruajtjen e gjuhës dhe kulturë kombëtare. Në të gjitha këto vepra të Buzukut, Bardhit, Bogdanit, Kazazit ka një rikujtim të Motit të Madh të Skënderbeut dhe të shpresë për një aleancë evropiane për të larguar otomanët nga Ballkani.


Sunday 7 September 2014

Ndodh rëndom...



Ndodh rëndom
që nën një dritë të trishtë hëne
të ndodhin ngjarje të bukura
si p.sh një kafe e pirë vonë
që pafajësisht të zhyt në mendime
për çka ngjet padashur në tavolinë
ku sëbashku me tisin e natës
ulet përballë dhe vetvetja
dhe fillon gjyqin e pamërshirshëm të kujtesës
Ndodh rëndom…