Showing posts with label Shqipëria. Show all posts
Showing posts with label Shqipëria. Show all posts

Monday, 24 November 2014

SPROVA IDENTITARE E KONGRESIT TË MANASTIRIT



Gjuha shqipe është ndoshta gjuha e vetme europiane që ka provuar persekutimet, ndalimet dhe dënimet deri në mosushtrimin e saj bash në kohën kur zhvillimi i kulturës së shkruar ishte shndërruar në një kulturë mbizotëruese në Europë. Këto persekutime dhe ndalime sollën si rrjedhim edhe përhapjen më me vonesë të nacionalizmit etnik, pasi ashtu si është provuar prej kohësh, shpërhapja e shtypit të shkruar ka luajtur rol të pazëvendësueshëm ndër kombet e Europës Juglindore.


Sunday, 12 October 2014

Rekrutimi i errësirës – ISIS dhe realiteti social shqiptar



Një luftë e largët dhe një betejë pa ideal për shqiptarët, papritur nga të përditshmet dhe lajmet televizive, hyri në fillim në bisedat e zakonshme derisa u artikulua si shqetësim edhe në diskursin publik. ISIS dhe etniteti shtetëror i kalifatit islamik, një emër i nxjerrë nga arkivat e fillimit të shekullit të kaluar kur po jepte shpirt pas rënies së Sulltanit të fundit në Stamboll, ka ngërthyer botën mbarë me monstruozitetet dhe intolerancën, duke na kujtuar se vërtet kemi kohë që po mundohemi dhe themi që bota është bërë më e mirë, por në të, ka ende xhepa dhe skuta ku urrejtja ndaj Tjetrit dhe dhuna shihen si të vetmet mjete për të promovuar idetë dhe dogmat e ndryshme. Po çlidhje mund të ketë mes një Shqipërie të shpallur prej kohësh që prej themelimit të saj si shtet i pavarur kombëtar si sekularist dhe një xhihadi fondamentalist shumë km larg nesh?


Friday, 26 September 2014

Fillesat e Idesë Europiane në Shqipëri


Shqipëria edhe pse ishte vendi i fundit që fitoi pavarësinë nga Perandoria Otomane duke pasur një histori shumë më komplekse se fqinjët e saj, pati një zgjim disi më të ngadaltë por dhe një komplisitet lidhjesh me Evropën dhe idenë rreth saj. Së pari , komiteti katolik shqiptar edhe pse më i persekutuari në vend si rezultat i luftërave të vazhdueshme Veneto-Turke apo dhe Austro-Turke kish sendërtuar një paradigmë krejtësisht evropiane përsa i përket botimeve të vet qenë shumicën ishin në latinisht por që nga shekulli XV i gjejmë dhe në shqip duke kontribuar kështu në ruajtjen e gjuhës dhe kulturë kombëtare. Në të gjitha këto vepra të Buzukut, Bardhit, Bogdanit, Kazazit ka një rikujtim të Motit të Madh të Skënderbeut dhe të shpresë për një aleancë evropiane për të larguar otomanët nga Ballkani.