Një luftë e largët dhe një betejë pa ideal
për shqiptarët, papritur nga të përditshmet dhe lajmet televizive, hyri në
fillim në bisedat e zakonshme derisa u artikulua si shqetësim edhe në diskursin
publik. ISIS dhe etniteti shtetëror i kalifatit islamik, një emër i nxjerrë nga
arkivat e fillimit të shekullit të kaluar kur po jepte shpirt pas rënies së
Sulltanit të fundit në Stamboll, ka ngërthyer botën mbarë me monstruozitetet
dhe intolerancën, duke na kujtuar se vërtet kemi kohë që po mundohemi dhe themi
që bota është bërë më e mirë, por në të, ka ende xhepa dhe skuta ku urrejtja
ndaj Tjetrit dhe dhuna shihen si të vetmet mjete për të promovuar idetë dhe
dogmat e ndryshme. Po çlidhje mund të ketë mes një Shqipërie të shpallur prej
kohësh që prej themelimit të saj si shtet i pavarur kombëtar si sekularist dhe
një xhihadi fondamentalist shumë km larg nesh?