Sunday 15 February 2015

Përplasjet për Ali Pashë Tepelenën-Intervista në Gazetën 'Shqip"




Ali Pashë Tepelena / Një personazh historik që përplas studiuesit dhe shkrimtarët në qëndrimet rreth kësaj figure… Cila është e vërteta e këtij shqiptari që vazhdon të joshë në shekullin XXI me historitë e tij. Dorian Koçi, nëndrejtori i Muzeut Historik Kombëtar sjell një këndvështrim mbi figurën e Pashait të Janinës 


Zbulimi i një poeme të panjohur më parë kushtuar Ali Pashë Tepelenës në gjuhën greke dhe botuar nga albanologu i njohur, Emile Legrand në Francë në 1871, do ta çonte Dorian Koçin, njohës të historisë dhe nëndrejtor i Muzeut Historik Kombëtar drejt një këndvështrimi të ri në figurën e Pashait shqiptar. Një personazh që ka gjetur gjithnjë kundërshti në mendimin politik e kulturor shqiptar, për të cilin rilindësit në veprat e tyre mbanin qëndrim kritik, ndërsa udhëtarët e huaj apo shkrimtarët anglezë i vishnin tone joshëse, që ende sot i bëjnë anglezët të vizitojnë Sarajet e mbetura nga Pashai në Tepelenë. Por cili ishte në të vërtetë Ali Pashë Tepelena?