Tabloja e piktorit
gjerman Leopold Karl Müller, “The Greek Moor” –Mauri Grek(1855), është një dëshmi
e përhapjes së fustanellës ndër popullsitë fqinje në rajon. Ka të ngjarë që
personi i portretizuar është Marko nga Abisinia, një nga truprojat personale të
Mbretit të Greqisë , bavarezit Otto I( 1815-1867).
Përhapja e fustanellës , veshjes kombëtare të shqiptarëve ndërmjet popullsive të tjera fqinje të Ballkanit si grekët dhe turqit na vjen përmes dëshmisë së historianit anglez Xhorxh Finleit, i cili në një udhëtim të bërë në gjithë Perandorinë Otomane, Shqipëri, Maqedoni,Greqi etj vuri re se veshja e zakonet shqiptarëve vlerësoheshin në mënyrë të veçantë dhe imitoheshin. Ai shprehet “.... madje dhe turqit, që gjithmonë kanë ndikuar shijet dhe zakonet ushtarake, u bënë imitues të shqiptarëve” duke folur për rolin e madh dhe rëndësinë që patën shprehet, një shenjë të vockël, por që bie në sy, të pozitës së lartë që fituan shqiptarët, na e tregon pranimi i përgjithshëm i veshjes së tyre. Atëherë u bë një gjë jo e pazakonshme, në Greqi e në Maqedoni, që të shihje fëmijët e osmanllinjve më krenarë të veshur me fustanella ose me fundin e bardhë të toskëve. “Madje dhe të rinjtë grekë me pozita guxuan që ta pranonin këtë veshje, veçanarisht kur bënin rrugëtime, meqë ajo u jepte mundësinë që të mbanin armë”. Një zhvillim interesant i përhapjes së fustanellës vërehet dhe në Egjipt si rezultat i përqëndrimit të shumë mercenarëve shqiptarë në shërbim të Mehmet Aliut dhe familjes së tij. Tablotë orientale me temë nga jeta e Kajros dhe e Aleksandrisë të piktorit francez Leon Gerome (1880) pasqyrojnë shumë shqiptarë (arnaut) me fustanellë. Udhëtari anglez Georg Schweinfurth, një natyralist i njohur dhe që njihte gjuhët e afrikanëve, në kohën e sundimit të Ismail Pashës kishte udhëtuar drejt Khartumit dhe Nilit të Bardhë dhe pastaj ishte kthyer drejt liqeneve të Çadit, mespërmes kanibalëve të Kongos. Siç shkruan ai për udhëtimet e tij (1868-1875) mes të tjerash ai kishte takuar atje “pigmetë” dhe mbretin e tribusë Mambutos, i cili ndiqej nga një rresht vajzash që ishin gratë e tij si dhe shoqëruesi Abd es Semate”. Ky i fundit sikurse e përshkruan Schëeinfurth, “mbante uniformën e bukur të një prijësi të trupave shqiptare”( -Rama, L (2006). Arnauti Mehmet Ali Pasha “Napoloni Mysliman” parathënie e librit Gilber Sinoue “Faraoni i fundit” Globus R.: Tiranë, faqe 12).

No comments:
Post a Comment