Dhuna në shoqërinë tonë është e pafalshme. Dhunojnë të
dobëtit në shpirt, mendime dhe ide sepse në fakt, fjala është më e fortë dhe më
bindëse se çdo gjë tjetër.
Nën "thundrën e përdhunës" shkruante Noli,
80 vjet më parë dhe me siguri më shumë sesa dhunë politike e kish fjalën dhe
për dhunën sociale.
Kemi kaluar si shoqëri përmes revolucioneve të veshjeve,
estetike dhe seksuale, por kemi harruar
njeriun. Ndryshimet shpirtërore nuk i kemi pasqyruar në mentalitetet tona dhe
thellë brenda vetes vazhdojnë të nxjerrin krye, paragjykimet e vjetra me shprehje tipike si
"druri ka dalë nga xheneti" apo "kështu i do mushkat drutë".
Një shoqëri emancipohet kur mendësia e ndryshimeve bëhet
trend, dhe jo kur paraqitja e jashtme është moderne. Na duhet t’iu përshtatemi
ndryshimeve që kemi përjetuar edhe në kulturë, përndryshe do mbetemi një shoqëri
estetike dhe hedoniste, dhe në thelb e pakulturuar dhe imorale.
No comments:
Post a Comment