Shumica e udhëtarëve dhe diplomatëve të
huaj në shekullin e XIX, kanë lënë shumë
shënime dhe libra rreth Ali pasha Tepelenës dhe oborrit të tij në Janinë. Një
nga autorët që ka lënë më shumë dëshmi është konsulli i Francës, Francois
Pouqeuville (1770 – 1838), gjatë periudhës 1805-1814. Në veprën e tij “Udhëtime
në More, Shqipëri dhe Perandorinë Otomane”, gjejmë të shprehur diskursin
politik, shoqëror dhe kulturor të Ali Pasha Tepelenës.
Ambicia për pushtet ka qenë një nga motivet
që karekterizonte pushtetet politike dhe jetën e personaliteve në mesjetën e
vonë. Ja si shprehej vet , Ali Pasha Tepelena për fillimet e karrierës së tij:
Aso
kohe Tepelena nuk përfaqësonte asgjë për mua, veçsa thjesht vendin ku pata
lindur, prej nga unë duhet të lëshohesha në sulme mbi gjahun që tanimë ishte
konturuar në idetë e mia. Nuk ëndërroja dhe as mendoja për gjë tjetër veçse për
barot, pasuri, pallate, dhe me një fjalë për ato që me kalimin e kohës i
realizova dhe ato që synoj të realizoj, sepse në pikën ku kam arritur, dalloj
se nuk është maja e llogarive të mia...
No comments:
Post a Comment