Wednesday, 7 December 2016

Muza poetike e Kostis Palamas



Kjo është një gravurë e Eleni Korçës, muza poetike e poetit grek Kostis Palamas(1859–1943). Ajo ishte mbesa e Emin Beut nga Korça të vendosur ne Greqi ne vitet 50' te shekullit te XIX. Emin Beu , si një pjesë e elitës shqiptare besonte në një shtet te përbashkët shqiptaro-grek, shtet që ishte i pamundur për tu krijuar për shkak të nacionalizmit agresiv të Megali Idesë.
Portreti është i vitit 1922, kur Palamas u njoh me të, gjatë një pritje mondane. Për 14 vjet ata vazhduan një korrospodencë në frëngjisht që u botua si libër në vitet 60’ në Greqi. Nuk u morr vesh kurrë natyra e lidhjes së tyre, por të gjithë kritikët bien dakort se ajo pati një ndikim të madh tek ai.
Eleni Korca ishte një kozmopolite pasi në kundershtim me dëshirën e nënës së saj kishte zgjedhur besimin katolik. Ndoshta ishte influencuar nga fati i familjes së saj që në Greqi ishte konvertuar në ortodokse. Do ishte me interes përkthimi i korospodencës së saj me Palamas, për të parë se çmendonte një qytetare kozmopolite e viteve 20-30 ' në Ballkanin e sunduar nga diskursi i nacionalizmit kulturor.




No comments: