Shumë pak vetë e dinë sot mes arvanitasve të rinj, thotë Aristidh Kolia se
para se luftëtarët e 1821 të kishin si Shenjtin e tyre mbrojtës Shën Gjergjin
që pas revolucionit u kthye dhe në Shenjtin mbrojtës të Greqisë se popullsia
arvanitasve, Shenjtorin e tyre mbrojtës dhe më të përhapur kishin Shën
Mërkurin. Emri Mërkur ishte shumë i përhapur mes tyre, më i shquari luftëtari
stratiot, Mërkur Bua. Sot shkruan Kolia, për fat të keq gjen shumë pak kisha në
Greqi dedikuar këtij shënjtori që dikur ishte mbrojtësi i luftëtarëve arbër
stratiotë në Itali, Dalmaci, Francë, Austri, Flandër, Spanjë, Prusi etj. Gjeneral Merkur
Bua, (Lidhjet gjenealogjike me Familjet Shpata, Topia, Meksi, Zenevishaj,
Zguro), Konti i Akuinos dhe Rokasekas, Komandanti i 300 Stradioteve shqipetar
qe luftoi kundra ushtrive dhe mbreterve me te fuqishme te kohes dhe fitorja shkonte
gjithmone ne kampin e tij.Historiani grek Koroneo thotë për Mërkur Buan se “ai
është pasardhës i vërtetë i Pirros, i Akilit, i Eneas dhe i Aleksandrit të
Madh”.Mërkur Bua luftoi në ushtrinë e perandorit gjerman, Maksimiliani I, që
prej vitit 1490, si komandant i përgjithshëm i kalorësisë së lehtë. Ai u njoh
si aleat i Luigjit XII të Francës duke mundur spanjollët. Pas fitores
venedikase të vitit 1513, Merkur Bua pranoi te luftonte per venedikasit dhe u
propozoi të tërheqë me vete dhe shqiptarët që i kishin mbetur besnikë
perandorit.Në vitin 1506 i ngarkuar nga francezët, ai e shpëtoi Papën Julius
II, duke i thyer keqas forcat e tiranit të Bolonjës, Xhovani Ventivolio.Ne
vitin 1515 pranë Milanos është zhvilluar beteja e madhe e Marinjanit, duke hyrë
në histori si “beteja e gjigantëve”, pasi merrnin pjesë ushtritë më të
rëndësishme të Evropës.Mërkur Bua Shpata, drejtuesi i kalorësisë shqiptare në
shërbim të Venedikut, arriti të tronditë udhëheqjen ushtarake të 40 mijë
ushtarëve zvicerane, duke u gjendur në krah të Francës. Kjo është beteja e
famshme, për të cilën konikanet thone se zviceranët menduan se kishin të bënin
me një numer shume te madh kaloresish, duke marrë vendimin e tërheqjes dhe
pranimin e humbjes.Në të vërtetë aty kishin hyrë vetëm 300 kalorës shqiptarë.
Mërkur Bua ndonëse i plagosur arriti të kapë 6 flamuj dhe katër topa të
ushtrisë zvicerane. Beteja u fitua nga ai.Historianët thonë që u mund ushtria
zvicerane që për 1500 vjet, që nga koha e Jul Cezarit nuk kishte njohur
dështime. Prej asaj kohe Zvicra ka mbi 500 vjen ne neutralitet.Mbreti Françesku
i parë i Francës, e paraqiti Mërkur Bua Shpatën e plagosur si shpëtimtarin e
jetë së tij.Dhjete vjet më vonë, në betejën e Pavias, Mbreti Françesku i parë,
aleatin Mërkur Bua Shpata e kish kundërshtar. Mbreti u mund, ra rob lufte dhe
po mos të kishte qenë autoriteti i Mërkur Bua Shpatës edhe do ishte vrarë nga
mercenarët katalanas. Mërkur Bua Shpata ua mori mbretin Françesk katalanasave
dhe i bëri këtij nderimet si mbret. Flamuri i tij dhuruar nga Perandori Austriak,
Maksimalian I, në 1510, përfaqësonte një
shqiponjë të zezë dykrenare, kryqin e Dukatit të Burgonjës dhe rreth kryqit
katër B, që simbolizonin gërmën e parë të familjes
No comments:
Post a Comment