Tuesday, 6 December 2016

Pavarësia e cunguar e 1917




Në 3 qershor 1917, italianët shpallën proklamatën e tyre në Gjirokastër ku shqiptarëve u jepeshin disa të drejta.
Gjithë popullit shqiptar!
Sot më 3 qershor 1917, në ditën e përvjetorit të lirive kushtetuese italiane, ne, gjeneral kolonel Xhiacinto Ferrero, komandati i korparmatës XV, me urdhër të qeverisë së mbretit Viktor Emanuelit III, shpallim solemnisht unitetin dhe pavarësinë e gjithë shqipërisë nën egjidën dhe mbrojtjen e Mbretërisë së Italisë. 
Shqipëtarë! Me këtë akt ju, shqiptarë do të keni institucione të lira, milici gjyqe, shkolla të drejtuara nga qytetarë shqiptar; do të mund t’i administroni vetë pasuritë tuaja, në të mirën tuaj profesionale dhe për mirqënien gjithnjë  më të madhe të vendit tuaj.5-Eqerem bej Vlora, Kujtime 1885-1925, IDK, fq. 432.     
Ai ju bënte thirje shqiptarëve të mernin armët dhe të kujtonin traditat e lidhjeve të dy brigjeve të Adriatikut gjatë Perandorisë Romake, ku dhe u kujtonte shqiptarëve se veç një det i ndante me Italinë. Në proklamatë ritheksohej sërish miqësia me Italinë dhe se Shqipëria do të kishte mbrojtjen e Italisë për t’i garantuar  pavarësinë. Mirëpo gjatë kësaj kohe kemi edhe një notë kundër proklamatës për protektoratin italian në Shqipëri. Establishmenti ushtarako-politik i Italisë nuk mund të binte dakord me lëshimin e Vlorës dhe kujdestarinë ndaj shtetit të cunguar shqiptar. 



No comments: