Showing posts with label koalicioni annti osman. Show all posts
Showing posts with label koalicioni annti osman. Show all posts

Tuesday, 30 December 2014

Koalicioni antiosman i Papa Kalistit të III dhe Skënderbeu (1455-1458)




Në shekullin XV pellgu i Mesdheut vazhdonte të reflektonte ndarjen e vjetër  që nga shekulli VII mes dy botësh, asaj të krishterë dhe asaj islamike, që me të drejtë siç thekson Anri Piren kishte formuar jo vetëm etnitete të ndryshme politike e shtetërore por edhe dy botë të kundërta kulturore. Shfaqja e arabëve në brigjet e Mesdheut në shekullin  VII e theu unitetin e botës së krishterë dhe krijoi premisat për shfaqjen e një kulture dhe identiteti të ri fetar, që përpiqej të afirmohej fort mbi mbeturinat e botës antike dhe në lulëzimin e një kulture kristiane, që kishte karekterizuar deri më atëherë rajonin. Ky konflikt do ravijëzohej fuqishëm në mentalitetin e Mesjetës së Hershme dhe do të sillnin në pah jo vetëm e Luftërat e Shenjta islamike për të pushtuar gjithë Mesdheun, por edhe një frymëzim kristian për t’i zbrapsur dhe akoma më tej dhe për të pushtuar Vendet e Shenjta, të njohura në historiografi me emrin Kryqëzata. Kryqëzatat u quajtën fushatat luftarake të kristianëve të Evropës Perëndimore drejt Lindjes për çlirimin dhe mbrojtjen e Vendeve të Shenjta dhe veçanërisht të Varrit të Tërëshenjtë. Me bekimin e Papës së Romës kryqëzatat morën karakterin e një lufte të shenjtë kundër armiqve të krishtërimit. Pushtimi i Jeruzalemit nga muslimanët pati jehonë të madhe në Evropën Perëndimore pasi  pelegrinët nuk mund të vizitonin pa rreziqe Vendet e Shenjta.