Showing posts with label mesjeta. Show all posts
Showing posts with label mesjeta. Show all posts

Tuesday, 23 December 2014

Sfondi historiko, social i hartimit të Statutit të Drishtit



Arbëria Mesjetare ishte një koncept që në rrafshin kulturor përfshinte tre shtresëzime të ndryshme kulturore të ndërthurrura me njëra-tjetrën. Së pari ishte kultura arbëre, një përzierje e traditave më të mira vendase me kulturën e huaj që  ishte imponuar nga lart-poshtë në formën e pushtimeve të drejtë për së drejta qofshin këto latine, bizantine apo sllave, por edhe një shtresë tjetër arbërore-romane dhe arbërore-bizantine-romane-sllave të krijuara prej një bashkëjetese të gjatë me kufij etnikë të papërcaktuar qartë. Kjo ndërthurrje kulturash në një territor të ngushtë të përbërë nga bregdeti, fusha , moçale  por edhe gryka e qafash malesh, përfaqësonte më së miri atë që Albanalogu i njohur Shuflai e quante si “monada e Ballkanit”[1].