Arbëria
Mesjetare ishte një koncept që në rrafshin kulturor përfshinte tre shtresëzime
të ndryshme kulturore të ndërthurrura me njëra-tjetrën. Së pari ishte kultura
arbëre, një përzierje e traditave më të mira vendase me kulturën e huaj
që ishte imponuar nga lart-poshtë në formën e pushtimeve të drejtë për së
drejta qofshin këto latine, bizantine apo sllave, por edhe një shtresë tjetër
arbërore-romane dhe arbërore-bizantine-romane-sllave të krijuara prej një bashkëjetese
të gjatë me kufij etnikë të papërcaktuar qartë. Kjo ndërthurrje kulturash në
një territor të ngushtë të përbërë nga bregdeti, fusha , moçale por edhe
gryka e qafash malesh, përfaqësonte më së miri atë që Albanalogu i njohur
Shuflai e quante si “monada e Ballkanit”[1].