Monday, 18 January 2016

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, princi evropian i Arbërisë...




Skënderbeu ishte një Princ i mesjetës, njëlloj si princërit evropianë që analizon filozofi italian Makiaveli në veprën e tij të famshme “Princi”. Gjergj Kastrioti lindi në Arbëri, e cila ishte nën sferën e influencës të qytetërimit perëndimor, por u rrit në Turqi ku gjithë monarkia ishte e qeverisur nga një drejtues dhe të tjerët ishin veçse skllevër të tij e sipas Makiavelit sundonte despotizmi.

Në përpjekjen e tij madhore për tu bërë Udhëheqësi i Kryqëzatës kundër otomanëve, shpesh herë, si del nga të dhënat historike, ai u përpoq ta anashkalonte pavarësinë e princërve të tjerë shqiptarë dhe ta kthente vendin e vet në një model të organizuar sipas modelit të Francës mesjetare, si një territor i qeverisur nga një mbret, por i rrethuar nga një numër i madh fisnikësh të njohur e të dashur si të tillë nga nënshtetasit e vet,e që kanë priviligjet e tyre nga të cilat mbreti nuk mund ti privonte pa u rrezikuar nga reagimi i tyre. Në të njëjtën kohë duhej të përballonte fuqinë më të madhe të kohës , tmerrin e gjithë mesjetës, perandorinë osmane.

Kjo në fakt ishte sfida e tij. Një përpjekje shumë e madhe për një njeri që fati e kish troshitur sa midis Lindjes dhe Perëndimit, një përpjekje që la gjurmë në histori dhe në kohë, një përpjekje që iu njoh si meritë nga Evropa por edhe nga pasardhësit e vet.Ndaj ai sot vlerësohet e studiohet në Akademinë Mbretërore të Londrës për strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, ndaj bustet dhe monumentet e tij janë në të gjitha sheshet qendrore evropiane , ndaj është një hero dhe simbol i qytetërimit evropian.


No comments: