Friday, 15 January 2016

Ali Pasha Tepelena dhe SH.B.A



Kur janë përpjekjet e para institucionale të shqiptarëve për të vendosur marrëdhënie diplomatike me SH.B.A.?
Ne fotot e mëposhteme janë Edward Everett dhe Theodore Lyman, dy personalitete të rëndësishme të jetës kulturore dhe politike të SH.B.A-së në shekullin e XIX. Everett ishte filohelen, studiues i antikitetit dhe më vonë u zgjodh Governator i shtetit të Massachusetts, ndërsa Lyman u zgjodh Kryetar i Bashkisë se Bostonit. Në vitin 1819 ata vizituan Ali Pasha Tepelenën në Janinë dhe Lyman që mbante një ditar të cilin e botoi në 1820 ne "North American Review", e përshkruan këtë të fundit me fjalë shumë të mira dhe e quan "Madhëri".

Ali Pasha Tepelena i kërkoi Everett të ndërmjetësonte me qeverinë amerikane per të hapur një konsullatë amerikane në Janinë. Tre vjet më vonë Ali Pasha Tepelena do të vritej dhe nuk dihet nëse Everett filloi traktativat për të negociuar për hapjen e konsullatës, por ajo gjë që është e rendësishme është vizioni i Ali Pasha Tepelenës për diplomacinë dhe politikën e jashtme që ndiqte për të promovuar ambiciet e tij për një shtet të pavarur. Në këtë strategji bënte pjesë edhe shfrytezimi i imazhit të antikitetit të territoreve që qeveriste për të përfituar kapital politik dhe influencë në rajon.

Çdo të sillte implikimi diplomatik amerikan në rajon? Për këtë gjë nuk mund të spekullojmë në tym, por nëse shikojmë se ç'ndodhi më vonë me misionin protestant të vendosur në Korçë në fund të shekullit të XIX , mision i cili ndihmoi shumë në përhapjen e gjuhës shqipe por edhe në sigurimin e Korçës brenda kufijve të shtetit shqiptar, mund  të mendojmë se një konsullatë amerikane në Janinë mund të kishte qenë një faktor mbështetës për popullsinë shqiptare të Epirit.




No comments: