Friday, 22 January 2016

Prijësit shqiptarë dhe Makiaveli




"Qëllimi justifikon mjetin" është një kuinsentencë që ka rrjedhur, nga traktati politik “Princi” i Makiavelit, i botuar në 1513. "Qëllimi nuk zgjedh mënyrë" u pat deklaruar disa diplomatëve francezë Mehmet Aliu në 1805 pasi kish marrë pushtetin në Kajro. Ta kish lexuar vallë Makiavelin?
Nga burimet historike nuk rezulton se Mehmet Aliu ta kish exuar apo dëgjuar pëe Makiavelin, por si gjeni politik që ishte s’kish nevojë për teori politike pasi , dijet e tij praktike e kishin sjellë në pushtet duke themeluar një dinasti sunduese si askush tjetër në Perandorinë Otomane. Afërsisht në të njëjtën kohë, Pouqeuville, konsulli i përgjithshëm francez në Janinë, i lexonte "Princin" Ali Pashë Tepelenës. Ky i fundit kur dëgjonte ia kthente ' se në të s’kishte gjëra të panjohura dhe se shpesh herë kish vepruar intuitivisht si shkruhej në libër". Të dy , Mehmet Ali Pasha dhe Ali Pasha Tepelena u edukuan në shkollën politike tribale e primitive shqiptare ,  shumë komplekse dhe të egër sesa shkolla politike e Perëndimit e përshkruar nga Makiaveli në traktatin e tij politik “Princi”. E pabesueshme si mund të duket, por në të, ata fituan mprehtësinë për të depërtuar në çështje të vështira, që i bënë ata partnerë të Potemkin, Talleyrand, dhe vetë Metternich dhe Lord Palmerston.
Në të njëjtën kohë pushteti i tyre luajti dhe një rol ndriçues dhe emancipues pasi si sundimtarë në territore të botës otomane,  u bënë dhe iniciatorë të lidhjeve dhe marrëdhënieve më të ngushta me Perëndimin. Në kushte shumë më të vështira sesa Princërit italianë, ata arritën të ndërtonin formacione të admirueshme shtetërore që jetuan gjatë(ai i Mehmet Aliut ishte akoma dhe më tepër i sukseshem pasi krijoi një dinasti sunduese e të trashëgueshme në Egjipt). Vështirësitë e tyre qëndronin në ate çka Makiaveli e dëshmon që në krye të herës kur përshkruan pushtetin otoman, se me një dëshirë të Sulltanit , pushteti i pashallarëve mund të shkatërrohej në çast. Në një botë ku traditat e pushtetit bizantin të despotëve të pavarur ,traditës venedikase me Këshillin e të dhjeteve,pushtetit lokal të venomeve dhe Kanuneve dhe pushtetit perandorak otoman mplekseshin sëbashku ishte shume e vështirë për të ndërtuar një shtet të centralizuar si bëri Ali Pasha Tepelena në Janinë dhe Mehmet Ali Pasha në Kajro.Të dy ecën si mbi një zonë të minuar ndaj aftësitë e tyre shtetformuese i kishin të gjitha cilësitë që përmend Makiaveli. Teoritë e pushtetit jo gjithmonë u përkasin filozofëve, por edhe prijësave. Mehmet Ali Pasha dhe Ali Pasha Tepelena janë dy prijës të tillë që themeluan pushtete  e shkolla politike sundimi në kushte shumë më të vështira, sesa prijësat italianë për të cilët shkruante Makiaveli...






No comments: