Fushata elektorale për zgjedhjet lokale e
mbylli javën e saj të dytë. Kjo gjë mund të kuptohet lehtë jo vetëm nëpërmjet
datës së kalendarit zyrtar të fillimit të saj por dhe nga intensiteti i
aktivitetit politik të dy koalicioneve pjesëmarrëse në zgjedhje. Qytetet dhe
sheshet e Shqipërisë po bëhen dëshmitarë të mitingjeve dhe emocioneve politike
që po e jonizojnë së tepërmi politikisht jetën e përditshme. Për më tepër, një
teknologji e përsosur informacioni po e shoqëron veprimtarinë e të dyja
grupimeve të mëdha politike, duke e sjellë drejtpërsëdrejti atmosferën politike
në tryezat dhe sallonet e qytetarëve.
Kësaj teknologjie i janë shtuar dhe panele të ndryshme analistësh që mundohen të zbërthejnë kumtet politike të fushatës nëpërmjet analizimit të të gjitha detajeve të mundshme.
Kësaj teknologjie i janë shtuar dhe panele të ndryshme analistësh që mundohen të zbërthejnë kumtet politike të fushatës nëpërmjet analizimit të të gjitha detajeve të mundshme.
Në këtë mënyrë, tregu politik është duke bërë ofertat e
veta mes qytetarëve, në pritje që në datën 21 qershor, oferta më e mirë të
shpërblehet me votë për të qeverisur bashkitë e reja. Po a po shikohen dhe
interpretohen në këtë mënyrë zgjedhjet, nga vetë partitë politike dhe analistët
të pozicionuar në dy krahët e ndryshëm të politikës?
Kjo
është një pyetje që natyrisht nuk duhet të kishte shumë vështirësi për t’iu
përgjigjur, pasi nga vetë natyra e zgjedhjeve lokale dhe rrjedhimisht dhe për
nga funksioni i tyre, këto zgjedhje janë të rëndësishme për qeverisjen dhe
administrimin e bashkive të zgjeruara pas reformës territoriale dhe jo
vendimtare për të ndryshuar qeverisjen qendrore. Mirëpo, përditë në analizat e
shtypit të shkruar, por dhe në ato televizive, këtë javë u përvijuan dy nocione
të kundërta të konceptimit dhe qëllimit të fushatës nga të dy koalicionet e
mëdha, të cilat pak a shumë dhe reflektuan dhe qëndrimin e tyre ndaj situatës
në Shqipëri por dhe vetë brenda partive politike. Kështu, Koalicioni zgjedhor i
majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane”- ASE, po përpiqet që të kryejë një
fushatë elektorale sa më afër qytetarëve, duke u dhënë maksimalisht prioritetin
problematikës së përditshme të tyre. Ndaj qoftë në Tiranë, Durrës apo dhe në
qytetet dhe bashkitë e tjera të Shqipërisë, kjo Aleancë po përvijon ide dhe
plane të reja për të përmirësuar jetesën e përditshme por dhe për të hedhur
themelet e shëndosha të një infrastrukture të re shpirtërore për sa i përket
përmirësimit të arsimit, sportit dhe edukimit në përgjithësi. Nën shembullin e
kandidatit të Tiranës, Erion Veliaj, një figure që vjen sa nga shoqëria civile
po aq dhe nga një qeverisje e suksesshme në krye të një ministrie që përfshinte
një skeptër të gjerë të shërbimeve ndaj qytetarit, edhe kandidatët e tjerë deri
në bashkitë më të vogla po përpiqen të tregojnë vizion dhe përmirësim jetese,
të inkuadruara në projekte konkrete infrastrukturore dhe shpirtërore.
Mirëpo, ky vizion që është afër qytetarit me
pa të drejtë po etiketohet si “teknik” dhe si një lojë e mazhorancës për të
larguar vëmendjen nga problematika dhe kompleksiteti i marrëdhënieve midis dy
partive politike që arritën klimaksin me situatën e paradokoshme për
dekriminilazimin e politikës. Nga ana tjetër, koalicioni “Aleanca Popullore për
Punë dhe Dinjitet” po mundohet që këtyre zgjedhjeve t’u japë një karakter
politik duke zhvilluar një fushatë elektorale që nuk përqendrohet te
problematika e qytetarit dhe mënyrës sesi do t’i zgjidhë ato, por tek vizion më
i gjerë politik që zakonisht i korrespondon vizioneve dhe ideve për fushatat
elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme. Ndryshimet në çmimin e energjisë apo
ndryshimin e taksave mund t’i realizojë një qeveri qendrore dhe jo
administratat që do të zgjidhen më 21 qershor. Fushata po emetohet në formën e
një “referendumi” që kërkon një votë masive me anë të së cilës opozita beson
se, nëse del fituese në këto zgjedhje, do të ketë tagrin për të kërkuar
zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Po a mund të arrihen qëllimet politike
të organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme duke nënvlerësuar qëllimin e
zgjedhjeve lokale?
Sigurisht
që jo, pasi zgjedhjet lokale që janë një nga parametrat kryesorë të demokracisë
vendore kanë rëndësinë e tyre të patjetërsueshme në zgjedhjen dhe funksionimin e
pushtetit lokal dhe nuk mund të shërbejnë si valvul shkarkuese të pasioneve të
politikanëve. Për më tepër, qytetarët janë të përgatitur për zhvillimin e
zgjedhjeve lokaleve dhe presin të dëgjojnë alternativat më të mira për
mbarëvajtjen e biznesit, iniciativës private në komunitet dhe përmirësimin e
infrastrukturës shpirtërore dhe asaj materiale. Organizimi dhe zhvillimi i
debatit në këtë lloj mënyre, në fakt është në favor të tyre, pasi, në fund, ato
që mbeten janë premtime që priten të mbahen dhe zbatohen pasi do të jenë
projekte që kanë dhe mbështetjen e qeverisë qendrore që ka kohë që ka ndërhyrë
në infrastrukturën e qyteteve përmes investimeve direkte. Ngritja e
performancës qeverisëse nëpër bashkitë e reja për katër vjetët e ardhme duhet
të jetë sfida e vërtetë e këtyre zgjedhjeve, ndaj dhe prezantimi i sa më shumë
projekteve dhe planeve do të ishte më në vend sesa retorika bosh e luftës së
paprinciptë politike. Nëse qytetari, pretendohet se është në qendër të
vëmendjes, atëherë në dy javët e mbetura, para se ata të vendosin me votat e
tyre se kush do të fitojë zgjedhjet, shqetësimet dhe hallet e tyre të bëhen
kryefjala e fushatës.
Gazeta
Shqip, fq 9, 11.06.2015
No comments:
Post a Comment