Friday, 16 August 2013

Mosmirënjohja



... Dhe u mblodhën të gjithë konspiratorët
tufë  rreth trupit të vdekur të Cezarit
dhe mes gjithë asaj lemerie gjaku të rrjedhur
të gjithë filluan të flasin me zë të lartë e të grinden
 se kush e kish dhënë  goditjen më fatale

se kush e kish prerë jetën e tij si nyje gordiane.
Goditja ime tha njëri nga senatorët ishte drejt e në gjoks
goditje që e la shakull përtok.
E imja vazhdoi tjetër ishte nën bark ajo e rrëzoi
në një pellg gjaku të bërë batak
E imja, e imja flisnin me radhë të gjithë
derisa u dëgjua Bruti që zhurmat në heshtje i këputi
E imja ishte goditje fatale, as nuk e dëgjuat sit tha:
“Edhe ti o Brut...
Pashë nderin mos u grindni tha një senator i mençëm , i urtë
Goditja e Brutit ishte goditja fatale
njeriu shpesh herë i plas zemra nga mosmirënjohja e madhe.
Të lumtë o Brut , ti e vrave Cezarin
A do një kurorë dafinash mbi kokë?
Bruti kish ngrirë si mumje e s’fliste dot,
i zhytur në mendime e lot…




2 comments:

Blerina's Blog said...

Nje nga postimet me te arrire!

Dorian Koci said...

Flm Blerina :-)